Lajme

Ndeshja më e rëndësishme në karrierë, ky është momenti kur Marku shpallet kampion (VIDEO)

Florian Marku ka mbajtur premtimin duke mposhtur të pamposhturi Maxim Prodan në Tottenham. Marku ka treguar paraqitje shumë të mirë, duke triumfuar me vendim të gjyqtarëve. Tashmë boksieri shqiptar është kampion në kategorinë IBF. Kjo pa asnjë dyshim është fitorja më e madhe në karrierën e Florian Markut. Video: AND THE NEW 🔝 Florian Marku wins the IBF International Welterweight Title 🇦🇱 pic.twitter.com/tCM2w4Qg8x — DAZN Boxing (@DAZNBoxing) September 25, 2021

Continue reading...

Rekordi i “Mbretit shqiptar” pasi fitoi titullin në IBF, Marku drejt skenës së madhe të boksit botëror

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka triumfuar ndaj kundërshtarit të tij ukrainas, Maxim Prodan, në meçin që u zhvillua për plot 10 raunde. Pasi asnjëri nga boksierët nuk u dorëzua deri në fund, vendimi u morët nga gjyqtarët, që i dhanë fitoren boksierit tonë, Florian Marku, me vendim të ndarë. Njëri nga gjyqtarët e vlerësoi Prodanin si më të mirë me rezultat 99-91, ndërsa dy tjerët ishin pro Markut me 97-93 dhe 96-94. Ky ishte meçi i 10 në karrierë për Markun, ku edhe u shpall kampion në IBF. “Me vetëm 10 meçe e arrita atë që s’e ka bërë askush....

Continue reading...

Mustafa për situatën në veri: E pafalshme! Kurti në Shkup, Osmani në Nju Jork e Konjufca në Budapest

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur për situatën e krijuar ditëve të fundit në veri të vendit. Në një postim në Facebook, Mustafa ka thënë se situata atje është shumë serioze dhe e rrezikshme. Ai ka thënë se në këtë situatë, presidentja, kryeministri e kryeparlamentari duhet të jenë në Kosovë e jo të dërgojnë mesazhe përmes Nju Jorkut, Shkupit e Budapestit. Sipas Mustafës, në një situatë të tillë do të duhej të thirrej mbledhja e Këshillit të Sigurisë. Postimi i plotë i Mustafës në Facebook: “Situata në veri të Kosovës është tepër serioze dhe e rrezikshme. Në një situatë...

Continue reading...

Rama: “Ballkani i Hapur” nuk është arsye për të pasur probleme në marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se marrëdhëniet me Qeverinë e Kosovës nuk mendon se janë në një pikë të ulët, por thotë se janë marrëdhënie normale. Ai në një intervistë për Zërin e Amerikës ka deklaruar se nuk mendon që mospajtimet për nismën Ballkan i Hapur mund të jenë një arsye për të pasur ndonjë problem në marrëdhëniet mes dy qeverive. “Nuk mendoj që marrëdhëniet me qeverinë e Kosovës janë në një pikë të ulët. Mendoj që ne jemi në një marrëdhënie normale. Natyrisht që marrëdhënia mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës ka një potencial të...

Continue reading...

“Kurti mori dritën e gjelbër nga ndërkombëtarët për aksionin në veri”

Kryetari i të ashtuquajturit komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë dhe miratimin e ndërkombëtarëve për aksionin në veri. Sipas Drecun, Kurti pak para vendimit, ka kontaktuar dhe informuar disa nga shtetet përendimore për aksionin që do të ndërmerrej. Drecun tutje ka thënë se situata në veri nuk ka ndryshuar. “Nga njëra anë, forcat speciale me tuba të gjatë parandalojnë lëvizjen e lirë të njerëzve, dhe nga ana tjetër, një protestë legjitime, demokratike e popullit serb, një protestë paqësore”, tha ai.

Continue reading...

Vazhdojnë provokimet nga Serbia, publikon makineri të rëndë ushtarake duke e nisur drejt Jarinjës

Serbia vijon të tensionojë situatën në veri të Kosovës duke kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me luftë. Regjimi i Vuçiçit ka dërguar gjatë 48 orëve të fundit avionë dhe helikopterë për të patrulluar pranë pikës kalimit kufitar të Jarinjës në veri të Kosovës si një formë kërcënimi ndaj kësaj të fundit. Duke mos u mjaftuar me kaq, mediat serbe kanë publikuar pamje të tankeve që sipas tyre janë nisur afër Jarinjës, Këto provokime vijnë pas sulmeve ndaj Qendrave të Regjistrimit në Zubin Potok e Zveçan. NATO ka bërë thirrje për qetësi nga të dyja palët, ndërsa e vetmja gjë që...

Continue reading...

Reagon Haradinaj: Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe Moskë, duhet të ndërhyjë Brukseli

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se ajo që po ndodh në veri është e papranueshme. Haradinaj në reagimin e tij, ka shkruar se e mbështet fuqishëm Policinë e Kosovës. “Pavarësisht se si janë zhvilluar gjërat, se si është marrë vendimi për targat, ajo që po ndodh në veri të vendit është e papranueshme. E mbështes fuqishëm Policinë e Kosovës dhe institucionet e vendit të cilat janë vënë në mbrojtje të rendit dhe të ligjit. Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina, duke mos rënë pre...

Continue reading...

Berisha “non grata”, Rama: Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, Kosova, vettingu dhe mandati i tretë

Ditën e hënë, Edi Rama do të vizitojë Kosovën. Kryeministri i Shqipërisë u shpreh në një intervistë për Zërin e Amerikës se me Kosovën ka një divergjencë për nismën e “Ballkanit të Hapur”, por kjo nuk e pengon për të vijuar përpara me shumë çështje të tjera që i bashkojnë. “Ne jemi në një marrëdhënie normale. Marrëdhënia mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës ka një potencial të jashtëzakonshëm. Kemi një divergjencë për “Ballkanin e Hapur”, por nuk është një arsye për të pasur një problem në marrëdhënie, por për të diskutuar qetësisht për ta trajtuar me argumente dhe respekt reciprok”...

Continue reading...

Serbia nuk ndryshon, Tanket nisen drejt Kosovës, televizionet ndërpresin programacionin

Serbia vijon të tensionojë situatën në veri të Kosovës duke kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me luftë. Regjimi i Vuçiçit ka dërguar gjatë 48 orëve të fundit avionë dhe helikopterë për të patrulluar pranë pikës kalimit kufitar të Jarinjës në veri të Kosovës si një formë kërcënimi ndaj kësaj të fundit. Duke mos u mjaftuar me kaq, Serbia ka dërguar në zonë edhe disa njësi tankesh, ndërsa mediat serbe kanë nisur propagandën kundër shqiptarëve, një praktikë e ngjashme kjo edhe gjatë periudhës kur Millosheviçi masakronte shqiptarët në 1999. Portal ekstremist “Alo.rs” ka publikuar video të tankeve që shkojnë në Jarinjë....

Continue reading...

Brnabic i përgjigjet Edi Ramës që kërkoi njohjen e Kosovës në OKB

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, i është përgjigjur deklaratës së Edi Ramës në Këshillin e Sigurimit i cili bëri thirrje për njohjen e Kosovës. Brnabiq ka thënë se deklaratat e tilla s’janë të mira për sigurinë rajonale. “Përgjigja më e mirë është dhënë nga Sekretari Gjeneral i OKB-së, Antonio Guterres, në fjalinë e parë që ma tha mua se Kosova nuk është shtet për ne. Kjo është përgjigja më e mirë diplomatike.”, ka thënë Brnabiq, shkruan Tanjug. Kryeministri Edi Rama ka kërkuar në Asamblenë e OKB njohjen e Pavarësisë së Kosovës, duke u shprehur prerë se kjo gjë duhet të...

Continue reading...