Lajme

Kryeministri Rama përqafon Behgjet Pacollin në nisje të takimit (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pas takimit me homologun Albin Kurtid he kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, është takuar me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli. Sapo mbërriti pranë zyrës së tij, Rama ka përqafuar Pacollin dhe duke ecuar krah për krah, janë future në ambientet e brendshme ku pritet të zhvillohet takimi. Kjo është vizita e parë e Ramës në Kosovë pas marrjes së mandatit të tretë në zgjedhjet e 25 prillit. Në kuadër të këtij takimi është diskutuar për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Ballaknin e Hapur si dhe për situatën e krijuar në veri të Kosovës për shkak të reciprociteti për...

Continue reading...

Kryeparlamentarja e Shqipërisë, e shqetësuar me pasivizimin masiv të vendbanimeve shqiptare në Serbi

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, nëpërmjet një letre drejtuar përfaqësuesit politik të Medvegjës, Muharrem Saliu, ka shprehur vullnetin e saj për të mbështetur shqiptarët që jetojnë në krahinën e PMB-së, respektivisht në Medvegjë, përcjell AFEDS. Ajo nëpërmjet një letre të cilën ia ka kthyer përfaqësuesit politik të Medvegjës, Muharrem Salihut, ka deklaruar se shumë shpejt, do të zhvillohet një takim, me ç’rast do të njoftohet më gjërësisht për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Medvegjë. Letra e plotë e kryetares së Kuvendit te Shqipërisë, drejtuar përfaqësuesit politik, Muharrem Salihut:

Continue reading...

Rama merr këshilltare “trurin” e Inteligjencës së Kosovës

Ish-zëvendësdrejtuesja e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Vlora Hyseni, është emëruar këshilltare e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, raporton Gazeta Express. Ajo, para disa muajve, u shkarkua nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, prej funksioneve të AKI-së. Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, gjatë periudhës sa institucioni që mbledh dhe shpërndan informacione të rëndësishme për shtetin te kryeministri dhe presidenti kishte mbetur pa drejtor. Ajo ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të këtij viti,...

Continue reading...

Media serbe pas takimit me Kurtin: Rama na sulmoi nga Prishtina

Mediat serbe kanë komentuar të gjitha detajet e takimit të zhvilluar ditën e sotme mes Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Sipas B92, Rama qartazi sulmoi Serbinë fill pas takimit me Kurtin. Në median serbe shkruhet gjithashtu se Rama akuzoi Serbinë për manovra teatrale luftarake e të tjera akte. Kujtojmë se kjo vizitë e kryeministrit Rama vjen fill një javë pas nisjes së tensioneve në Veri të Kosovës. Në fjalën e tij Rama e ka mbështetur Prishtinën teksa nuk ka hedhur poshtë as nisëm e “Open Balkan”.

Continue reading...

Ish-zëdhënësi i VV-së i çon 10 pyetje Albin Kurtit: A je i befasuar me policin majmun, a vlen më emri Vetëvendosje?

Kryeministri Albin Kurti për më shumë se dhjetë vite ka qenë kundërshtar i pakompromis i negociatave me Serbinë, por tani sikurse edhe në shumë tema të tjera ka filluar të ndryshojë qëndrim. Ish’zëdhënësi i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti, në një postim të tijin në Facebook, i është drejtuar kryeministrit Kurti me dhjetë pyetje, e në mesin e të cilave, është edhe ajo, nëse ka kuptim ende emri ‘Vetëvendosje!’, sipas tij, për faktin se tani kjo parti kërkon ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar. Ai përveç tjerash ka pyetur Kurtin, pse nuk po dialogon me serbët lokal, ashtu siç thoshte se duhet bërë, në...

Continue reading...

Presidenti kroat: Kam informacione të sakta nga Agjencia e Inteligjencës për situatën në Kosovë

Situata në veri të Kosovës ka ngjallur shumë reagime dhe të gjitha shtete pothuajse kanë komentuar gjendje atje. Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, ka thënë se Beogradi dhe Prishtina do ta kenë të vështirë të përparojnë drejt BE -së me cështjet e pazgjidhura mes vete e sidomos Beogradi që vazhdimisht flet për botën serbe, shkruan HRT. “Kosova ende nuk është njohur nga të gjithë, madje as nga anëtarët e BE-së. Është një pengesë që ne e shikojmë prej vitesh dhe është e vështirë të kapërcehet, unë mund të bëj thirrje për stabilizim të situatës”, tha Milanoviq. Ai thotë se situata në...

Continue reading...

Përshkallëzohet situata, televizioni shtetëror i Serbisë bën njoftimin urgjent: Ushtria vetëm 2 km larg kufirit me Kosovën, në radhë kanë zbarkuar 4 automjete të blinduara (VIDEO)

Televizioni shtetëror serb, RTS lajmëron se ushtria e vendit të saj është vetëm 2 km larg kufirit me Kosovën. Katër automjete të blinduar të tipit “Lazar” dhe “Milos” si dhe një sërë ushtarësh serbë janë pozicionuar përgjatë rrugës që të çon për Jarinje. Në javën e dytë pas reciprocitetit të targave, askush nga palët nuk po tërhiqet. Serbët e Veriut kanë bllokuar dy autostrada kurse Policia e Kosovës nuk tërhiqet. Video:

Continue reading...

Haradinaj zbulon çfarë i kërkoi Ramës në takim

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar takim edhe me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj. Ky i fundit ka treguar detaje dhe se çfarë ka biseduar me Ramën. Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj thotë se Ramës i ka kërkuar hekurudhën Kosovë-Shqipëri. “Po ashtu, diskutuam për gjendjen e sigurisë në Kosovë me theks të veçantë në veriun e vendit”, shton Haradinaj. Postimi i plotë: “RAMËS I KERKOVA HEKURUDHËN KOSOVË – SHQIPËRI Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam çështjen e finalizimit të hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm, që lehtëson qarkullimin dhe lidh edhe më...

Continue reading...

“Kosova bën konspiracion”, Rama: Ballkani i Hapur rruga e përbashkët, me Albinin kemi mosdakordësi

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët në Prishtinë me homologun Albin Kurti është pyetur nga gazetarët edhe për deklaratën e tij të dhënë gjatë vizitës së Angela Merkel në Tiranë. Kreu i qeverisë tha atëherë se “Kosova bën konspiracion për Ballkanin e Hapur”. Lidhur me këtë kryeministri theksoi se nuk është cituar mirë, ndërsa zbuloi edhe mesazhet e ditëve të fundit. Sipas tij, pavarësisht situatës në veri të Kosovës ditëve të fundit është më shumë i bindur se “Ballkani i Hapur” është rruga e përbashkët, ndërsa shtoi se me Kurtin ka vetëm mosdakordësi politike për këtë çështje.

Continue reading...

Përplasja me Bashën, Berisha merr 6 deputetë të grupit të PD

Sali Berisha e nisi foltoren e tij me demokratët për të krijuar një parti që sipas tij në fund do të dalë më e fortë dhe më e bashkuar. Por dukshëm demokratët janë ndarë në dy fraksione të mëdha brenda PD. Në njërën anë, Basha tenton vazhdimisht të sqaroj deputetët për vendimin e tij për largimin e Berishës nga grupi parlamentar, ndërsa vetë Berisha në tre foltoret e tij ka mundur të marrë mbështetjen e gjashtë deputetëve të grupit parlamentar. Flamur Noka, Tritan Shehu, Edi Paloka dhe Isuf Çelaj e mbështetën Berishën në takimin e Tiranës. Në Fier ish-kryeministrin Berisha...

Continue reading...