Diplomati Agim Nesho u shpreh se “Ballkani i Hapur” është një gabim i madh që po bënë Rama pasi shoqëria serbe është nacionaliste. Nesho u shpreh se sipas tij arsyeja pse Kurti nuk pranon të jetë pjesë e “Ballkanit të Hapur” është pasi ai është më realist. “Rama kërkon të bëjë diçka, por në politikën e jashtme duhet të kesh një eksperiencë. Duke u pirur nga ideja për të krijuar një paqe, Rama bën gabimin e madh dhe bie viktimë ku vetë shoqëria serbe dhe Vuçiç është pjesë e nacionalizmit të vjetër serb. Në vitet 2000 kur diskutohej për të...
Continue reading...Lajme
Presidentja e Komisionit Europian e thotë hapur: Ky vend i Ballkanit ka avancuar më shumë në negociatat e pranimit në BE
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ditën e sotme ka vizituar Malin e Zi, ku është takuar me zyrtarët e lartë të këtij vendi. Në një postim në rrjetet sociale, Von der Leyen e ka thënë hapur se Mali i Zi ëhstë vendi që ka avancuar më shumë në negociatat për pranimin në Bashkimin Europian, duke lënë pas Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. “Shumë i lumtur që jam sot në Podgoricë. Mali i Zi është vendi më i avancuar në negociatat e pranimit në BE. Le të vazhdojmë në këtë rrugë. Ne ua kemi borxh...
Continue reading...Synon të marrë postin e kryetares së PD? Evi Kokalari plas “bombën” dhe flet për dosjen e Bashës në Amerikë
Evi Kokalari ka bërë një deklaratë të fortë kundër Lulzim Bashës, ku tha se ky i fundit e ka përjashtuar Berishën për shkak të dosjes që ka në Amerikë dhe jo për korrupsion. “Lulzim Basha e ka përjashtuar Berishën për shkak të dosjes që ka në Amerikë dhe jo për korrupsion. Disa mendojnë se po i rri zotit Berisha për tu bërë kryetare e PD-së, por duhet shumë mund që të më sillni mua në Shqipëri. Nuk ka nevojë të më bëni mua kryetare të PD-së pasi ne e kemi kryetarin e Partisë Demokratike, ai është zoti Sali Berisha. Unë...
Continue reading...Milaim Zeka: Shqiptarët janë aq primitivë sa duan më shumë Edi Ramën se gratë e tyre
Një batutë e Milaim Zekës ka shkaktuar të qeshura në studion e “Abc-së së mëngjesit”. Gjatë një lidhje me Skype duke komentuar deklaratën e tij virale se vetëm “fukarenjtë dhe budallenjtë martohen në rini”, Zeka bëri dhe një batutë teksa tha se shqiptarët duan më shumë Edi Ramën sesa partnerët e tyre. “Në mentalitet, shoqëria shqiptare është mesjetare sepse nuk do të dashurohen me Edi Ramën më shumë se gratë dhe burrat e tyre. Tetë vite një kryeministër, tetë vite të mërzitet partneri dhe jo më kryeministri. Ne mendojmë se po u divorcuam na shkon fytyra, nëna i thotë gocës...
Continue reading...U tha se ishte sëmurë, por Vuçiç gjen fuqi dhe pret Ursula von der Leyen, i dhuron lule
Pas vizitës në Tiranë e Prishtinë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka udhëtuar drejt Beogradit. Në aeroport Von der Leyen, është pritur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç i cili i ka dhuruar edhe një buqetë lulesh presidentes së Komisionit Europian. Për Vuçiç u tha se ishte sëmurë dhe kishte anuluar të gjithë takimet, por mesa duket ka gjetur forcën që të takohet me Von der Leyen. Kujtojmë se Presidentja e Komisionit Europian, (KE) Ursula von der Leyen mbërriti të martën në mëngjes, (28.09) në Tiranë, në kuadër të një turi ballkanik në prag të Samitit Bashkimi Europian-Ballkani...
Continue reading...Molliqaj: Kurti u dorëzua, e pranoi Serbinë si hisedare në Kosovë
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pasdeklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi se arritja e marrëveshjes është afër dhe se ka mbetur pezull vetëm marrëveshja për çështjen e targave të veturave KM. Molliqaj përmes një postimi në Facebook tha se kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti është dorëzuar, pasi sipas tij, ai e pranon Serbinë si ‘hisedare’ në Kosovë, pasi po negocion me të për çështjet e brendshme të Kosovës (veriun e vendit). Postimi i plotë i Dardan Molliqajt: “DISFATA E QEVERISË KURTI Kurti sot u dorëzua. Disfata e tij mund të shpjegohet në 3 pika: 1. Edhe Qeveria...
Continue reading...A e dini se Ursula von der Leyen është nënë e shtatë fëmijëve?
Politikanja me pozitë të lartë në Evropë, Ursula von der Leyen, e cila është e martuar me burrin e quajtur Heiko, është nënë e shtatë fëmijëve. Presidentja e Komisionit Europian, e cila po zhvillon turin e saj ballkanik të nisur dje nga Shqipëria e Maqedonia të cilin e vazhdon në Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, ka lindur më 8 tetor të vitit 1958 në Bruksel. Ajo u lind dhe u rrit në Bruksel nga prindër gjermanë. Më 2 korrik të vitit 2019, von der Leyen u propozua nga Këshilli Europian si kandidate për Presidente të Komisionit Evropian. Ajo më...
Continue reading...Vuçiq në gjendje të rëndë nga aksioni i Kurtit, Ngjela: Nëse Kurti e rrëzon Vuçiqin, radhën e ka Rama
Avokati nga Shqipëria,Spartak Ngjela konsideron se gjendja e sotme në Ballkanin Perëndimor është degradim i mendjeve politike që e drejtojnë. Ai ne një postim në Facebook, ka shkruar se derisa Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është në stres të madh për Kosovën dhe nuk fle natën, kryeministri i Shqipërisë, ulet miqësisht me të dhe kërkon “Ballkanin e Hapur”. “Presidenti Aleksandër Vuçiç, thotë kryeministrja e Serbisë, është në stres të madh për konfliktin me Kosovën, dhe nuk fle dot natën… Po Rama? Turp i madh. Rama shkon e ulet miqësisht me një terorist dhe na kërkon me të edhe një Ballkan...
Continue reading...SHBA i tregon ‘dhëmbët’ Kinës dhe Rusisë: Teston raketën që udhëton 5 herë më shpejt se zëri
SHBA ka bërë një tjetër hap të madh në forcimin e pozitave ushtarake. Mediat raportojnë se ushtria amerikane ka testuar me sukses një raketë të re moderne hipersonike, e cila udhëton 5 herë më shpejt se shpejtësia e zërit. Pentagoni deklaroi se testi u krye javë e kaluar dhe ishte i pari i llojit të tij për Armët Hipersonike që prej vitit 2013. Raketa e ndërtuar nga kompania Raytheon, u lëshua nga një avion përpara se të ndizte motorët e saj “Northrop Grumman”. Ky motor punon duke kompresuar ajrin që hyn me karburant hidrokarburesh, për të arritur një shpejtësi deri...
Continue reading...Brnabiç flet për shëndetin e Vuçiçit: E kapi gripi, nuk fle natën, është në stres të madh për Kosovën
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka folur sot për shëndetin Aleksandër Vuçiç, pasi këshilltarja e tij njoftoi se presidenti është sëmurë dhe ka anuluar aktivitetet. Brnabiç tha sot se Vuçiçin e “kapi një grip”. “Ai nuk pushon. Do të doja që të pushonte pak më shumë. Është nën një tension të tmerrshëm, natyrisht, për gjithçka që po ndodh në Kosovë. Nuk mendoj se me të vërtetë ai flinte natën. Gjithashtu mori një grip. Sistemi i tij imunitar u dobësua, natyrisht, nga ato përpjekje dhe nga ai stres,” tha Brnabić për Happy TV, përcjell abcnews.al. Këshilltarja e mediave serbe Suzana Vasiljevic...
Continue reading...