Kryeministri Rama tha se kërkesat për rritje të pensioneve në 300 euro dhe pagës minimale në 500 euro, është e parealizueshme dhe do të çonte vendin në faliment. Deklarata e Ramës: “Nëse rrisim pensionin minimal në 300 mijë lek, në fund të vitit të ardhshëm nuk do të bënim më investime, ndërsa brenda dy vitesh do të përjetonim falimentim të shtetit dhe atëherë do të shikonim çfarë do të thotë të vdesësh për bukë, për herë të parë që nga koha e Skënderbeut. Ndërsa nëse rrisim pagën minimale në 500 mijë lekë na duhet më pak se një vit që...
Continue reading...Lajme
Haklaj del me deklaratën e fortë, zbulon planin e Sali Berishës: Ka qenë një “oktapod” për PD
Aksionin politik të Sali Berishës pas shpalljes “non-grata”, nga SHBA, Azgan Haklaj, e sheh më shumë si një betejë për figurën e vet Berishës, se sa të vet PD-së. Deklarata e Haklajs: “I kam bërë thirrje Berishës, që nëse ju e doni PD, kontributi juaj më i madh është që të shkoni në shtëpi, të mos pranoni kandidimin në 2015. Ai nuk i ka kapur 5 mijë vota, ai u largua, por mbeti në prapaskenë dhe vendoste gjithçka, por edhe ndërkombëtarët u lodhën me dy kryetar partie, shko te njëri, shko të tjetri, Berisha, ishe si një “oktapod” si gjithçka...
Continue reading...Spartak Ngjela: Berisha është tmerruar nga amerikanët, dosja që ka SHBA për të do sjellë fundin e tij
Avokat Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike, ndërsa ka shpërthyer në sulme dhe akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, avokat Ngjela i cilësoi ditën e djeshme takimet e ish-kryeministrit Berisha nëpër qytetet e ndryshme të Shqipërisë si antikombëtare. Sipas Ngjelës, kreu i PD, Lulzim Basha në fund do të dalë i fituar nga kjo betejë, pasi ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Madje, avokati deklaroi se kryedemokrati do të forcohet në arenën ndërkombëtare, por edhe në Shqipëri dhe kjo do të ndikojë në dobësimin e...
Continue reading...“Shqiptarët e kanë në terezi.” Ironizon Bes Kallaku: Pse duhet të ngrihemi për rritjen e çmimeve
Mbrëmjen e sotme spektakli i humorit “Kosherja” ka nisur me një dialog mes Jona Spahiut dhe Bes Kallakut, ku ky i fundit me plot ironi dhe humor ka folur rreth ngritjes së çmimeve të bukës, gazit, ujit, energjisë elektrike, TVSH-së, naftës, miellit, kafes, edhe apartamenteve. Në fund i ka kërkuar publikut në skenë të ngrihet në këmbë, duke treguar se shqiptarët nuk protestojnë për çështje të rëndësishme, por për mbylljen e rrjeteve sociale, që ndodhi disa ditë më parë. “Pyet shqiptari me u rrit çmimi bukë, ne të gjithë jemi në dietë. Ti thua u rrit çmimi i bukës, rëndësi...
Continue reading...Shpërblime të majme! Ja sa kanë fituar financiarisht futbollistët e Shqipërisë pas fitoreve
Duhej një fitore ndaj Hungarisë për të mbajtur gjallë ëndrrën Katar 2022 dhe e bëmë sërish falë Armando Brojës, që ashtu si në “Elbasan Arena”, edhe në Budapest erdhi nga stoli për të bërë lëmsh mbrojtjen kundërshtare dhe për të dërguar topin në rrjetë. Nga ky sukses kuqezinjtë kanë përfituar edhe financiarisht në dy fitoret ndaj Hungarisë kanë marrë 10.000 euro në total. Me Poloninë në transfertë nuk ka pasur sepse kuqezinjtë janë mundur dhe në rast triumfi në Tiranë ndaj polakëve shuma shkon 6000 euro dhe në rast barazimi 4000 euro. Ndaj Anglisë në Tiranë nuk ka pasur shpërblim...
Continue reading...Berisha kërcënon Bashën me përgjime: Në iPad kam regjistruar bisedat me të në zyrë
Sali Berisha tha sot nga Shkodra se ka prova që Lulzim Bashës ndër vite i ka kërkuar dorëheqjen, shkruan javanews. Ai tha se në iPad-in e tij ka ‘dokumente’ që faktojnë se bisedat me Bashën në zyrë. “Në këtë iPad kam shumë dokumente, që faktojnë se Lulzim Bashës i kam thënë në zyrën time shumë gjëra. Ato gjëra që keni kërkuar ju. I kam kërkuar dorëheqjen në 2017 sepse rezultati i zgjedhjeve ishte rekordi më i zi. Por s’e kam sulmuar kurrë publikisht. Ky është gabimi im” – tha Sali Berisha në Shkodër.
Continue reading...Rama zbulon detaje nga takimi me Borell, tregon shtetin që ka marrë ‘peng’ Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama ka takuar Përfaqësuesin e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme Josep Borell. Rama zbulon se në fokus të bisedës ishte procesi i integrimit, ritmi i reformave dhe mbajtja e samitit të ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Postimi i Ramës: “Abu Dhabi – Takimi me Josep Borrell, kryediplomatin e BE- së dhe ndërmjetësuesin e bisedimeve Kosovë-Serbi, me të cilin folëm për Samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, ku është marrë peng edhe Shqipëria.”-shprehet Rama.
Continue reading...“Do t`i duket lule fati i Slobodan Millosheviç-it!” Sali Berisha paralajmëron Vuçiqin: Mos luaj me shqiptarët
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për targat, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që u arrit dje në Bruksel. Ai në një postim në Facebook, tha se përshëndet qëndrimin e drejt të autoriteteve të Kosovës dhe realizimin e reciprocitetit si zgjidhja e vetme dinjitoze e këtij problemi. “Miq, sot në Bruksel u arrit marrëveshja për zgjidhjen e problemit të targave në vendkalimet kufitare dhe territoret përkatese midis Kosovës dhe Serbisë. Në përputhje me marrëveshjen zbatohet nga palët parimi i reciprocitetit. Targat zyrtare mbulohen me një etiket të shtetit përkatës në pikat e hyrjes në territoret respektive....
Continue reading...Azem Vllasi flet për marrëveshjen në Bruksel, paralajmëron njohjen e Kosovës nga Serbia
Avokati dhe eksperti për situatën politike në Kosovë, Azem Vllasi, nuk pret që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës të përfundojë së shpejti, sepse qëndrimet e palëve janë më larg se sa ishin. Ai i tha për ‘Kosova online’ se ai beson se procesi i dialogut duhet të intensifikohet dhe se sa më parë të arrihet njohja reciproke, e cila do të normalizojë marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë. “Me këtë qëndrim të Serbisë, dhe veçanërisht para zgjedhjeve, nuk do të ketë përparim. Sidoqoftë, një ditë do të ndodhë, nën të cilën qeveri nuk mund të parashikohet. Në Serbi, duhet kuptuar se...
Continue reading...Albin Kurti zbuloi fytyrën e vërtetë të Serbisë, ja pse u surprizua Escobar me Kosovën
Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, gjatë ditës së djeshme është nënshkruar marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë lidhur me targat e veturave, pasi qeveria Kurti vendosi reciprocitetin ndaj Serbisë, gjë që tensionoi situatën mes dy vendeve. E me marrëveshjen e arritur të enjten në Bruksel, serbët do t’i heqin bllokadat, njësitë speciale të policisë do të tërhiqen nga Jarinja dhe Bërnjaku dhe atje do të vendoset KFOR-i, ndërsa në targave të të dyja palëve do të vendosen përkohësisht letra ngjitëse. Lidhur më marrëveshjen e arritur dhe rezultatet e saj, për gazetën “Bota sot” ka folur profesor, doktor Enver Bytyçi. “Marrëveshja e...
Continue reading...