Lajme

Fishekzjarre, tortë me flamurin shqiptar dhe muzikë, Reja surprizohet për ditëlindje

Krahas fitores ndaj Hungarisë, Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja ka festuar ditëlindjen orët e para të datës 10 Tetor. Me fishekzjarrë, muzikë dhe tortën e veçantë me flamurin kuq e zi, gjithë ekipi kanë kënduar “Shumë urime për ty“ në gjuhën italiane për Reja-n. Shumë gëzim është parë në fytyrën e tij, ndërsa nuk kanë munguar puthjet e përqafimet nga grupi. Ai mbush plot 76-vjeç dhe nuk mund të kishte ditëlindje më të bukur pas fitores me Hungarinë. Kush është Edoardo Reja? Edoardo Reja ka lindur më 10 tetor të vitit 1945 dhe është një trajner futbolli dhe ish...

Continue reading...

Adriatik Lapaj: Do protestoj sërish para Kryeministrisë të hënën

Avokati Adriatik Lapaj, me anë të një postimi në rrjete sociale, ka bërë një paralajmërim, ku bën me dije se, ditën e hënë do të protestojë para Kryeministrisë. Kauza e kësaj nisme sipas Lapajt, është mosngritja e çmimeve. Postimi i plotë: “Së pari, ndoqa prezantimin e qeverisë në lidhje me çmimin e energjisë elektrike. Pohimi se çmimi i energjisë për biznesin e vogël dhe qytetarët nuk do të rritet është një lajm i mirë dhe rezultat i reagimit qytetar. Qëllimi ky ishte, mosngritja e çmimit. Kujtojmë se para pak ditësh tjetër qëndrim kishte prej Kryeministrit. Ata që protestuan herën e...

Continue reading...

Lulzim Basha i bën “bllok” në rrjetet sociale, ja reagimi i fortë i Martin Henze

Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha, ka bllokuar në rrjetet sociale këshillarin Ekonomik pranë CDU, Martin Henze. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë ky i fundit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Henze shkruan se Basha njeriu i cili pretendon të bëjë demokracinë në shqipëri, ka marrë një vendim të çuditshëm duke i bërë bllok në twitter. “Kryetari i PD në Shqipëri, Lulzim Basha më ka bërë bllok. Lulzim Basha i cili pretendon të bëjë demokracinë është vetë në shkelje të ligjit, dhe sot i tha mirupafshim demokracisë”, shkruan Henze.

Continue reading...

Hëngrën dhe pinë deri në orët e para të mëngjesit, të rinjtë “paguajnë” me euro false

Dy të rinj të moshave 24-vjeç në Greqi, janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen se kanë shkuar në një lokal me kartëmonedha false. Mediat greke, bëjnë me dije se ata janë ulur në tavolinë, duke u argëtuar deri në orët e para të mëngjesit. Në momentin kur duhet të paguanin, ata i dhanë kamarierit tre kartëmonedha 50 euro me tregues të dukshëm se ishin false. Drejtuesit e lokalit thirrën policinë, ndërsa të rinjtë u ndaluan me akuzën e mashtrimit, me anë të kartëmonedhës së falsifikuar.

Continue reading...

Robert Papa plas deklaratën e fortë: Nëse Berisha e ka një dosje në DASH, Rama e ka në FBI

“Nëse Berisha e ka një dosje në DASH, Rama e ka në FBI”. Kështu u shpreh përmes një lidhje Skype në edicionin e lajmeve të MCN TV, gazetari Robert Papa teksa fliste për shpalljen “non grata”, të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe famijes së tij. Siç u shpreh Papa, dosja e Kryeministrit Rama, mund të jetë në FBI për shkak të fotografisë që bëri me Presidentin amerikan Barack Obama, ku një biznesmen pagoi për të. Fotoja Rama-Obama, u publikua në vitin 2012 dhe asokohe u cilësua si një skandal nga demokratët, të cilët akuzuan kryeministrin, se kishte paguar 80 mijë dollarë...

Continue reading...

Mariana Kondi “shpërthen” ndaj Mirela Kumbaros: Përse më hoqe moj motër? Do vijë një ditë për ty

Aktorja e njohur shqiptare, Mariana Kondi, ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Fol Me Mua”, përballë moderatores Rovena Dilo. Gjatë kësaj iterviste, Kondi ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e saj, duke filluar që nga fillimi i karrierës e duke ardhur deri te momenti kur e larguan nga Teatri Kombëtar. Për largimin e saj Kondi fajëson ish-Ministren e Kulturës, të cilën e pyeti publikisht mbrëmjen e djeshme për arsyet përse e ka larguar nga Teatri. “Ka shume brryla edhe ne arte, jo vetem tek ne por edhe tek arti i huaj, njerezit ketu te lodhin, ndersa...

Continue reading...

Heroi i kombëtares Broja: Hyra me besimin se do bëja gol edhe pse isha i dëmtuar, për fanellën bëj gjithçka

Armando Broja, erdhi me besimin se do të bënte gol dhe ia doli. Ndonëse ishte i dëmtuar, ai tregon se ishte gati për të luajtur për fanellën e kombëtares dhe ishte pikërisht ai, që i dha një fitore të rëndësishme. Në fund të këtij takimi, ai tha se ka besim se do të mund që të ruajnë vendin e dytë në grup, e ndërsa thekson se përtej fitores së sotme, duhet të jenë me këmbë në tokë për sfidën me Poloninë “Gjithmonë kam besim, në të gjitha ndeshjet kam qef të bëj gol dhe të ndihmoj skuadrën. Shënova, i dhashë...

Continue reading...

Rama nxehet kur Lapaj i publikon premtimin e 8 viteve më parë. Debati:: ‘Ramë, Ramë, mos harro që the se do jesh i qetë’

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar tek ‘Zonë e Lirë’. I pranishëm në panel ka qenë edhe aktivisti Adriatik Lapaj. Mes tyre është zhvilluar një debat teksa ky i fundit i nxori një video të 8 viteve më parë, kur vetë socialisti thoshte se do të hiqte TVSH-në për ushqimet. Rama pranoi që ky premtim nuk mund të mbahet, pasi sipas tij ekonomia ka nevojë që të përtërihet, dhe për këtë duhet të gjenerojë para. Situata u nxeh paksa teksa Lapaj i kujtoi Ramës një thënie të Çurçillit, për politikanët dhe gënjeshtrat. “Ne do ti bëjmë zero taksat e ushqimeve...

Continue reading...

Jorida Tabaku paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare, flet për informacionin e fortë që ka ardhur në PD

Partia Demokratike ka paralajmëruar zhvillime të forta në vijim. Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, tha se së shpejti do të publikohen informacioni që nuk janë publikuar më parë në lidhje me 3 çështjet për të cilat janë ngritur edhe komisionet hetimore “Unë kam hequr dorë së korrigjuari qeverinë por alternativën tonë për qytetarët do ta japim. PD është aset kombëtar dhe këtë e kemi treguar. Parlamenti është një hapësirë për të thënë fjalën tonë dhe për të bërë atë që shumë institucione nuk e kanë bërë. Të tre komisionet hetimore janë për të treguar se përgjegjësit që janë autorët...

Continue reading...

Ylli Manjani reagon ashpër ndaj Bashës: Pika të na bjerë të gjithëve që nuk zgjodhëm dot një shërbëtor të interesit publik në krye

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas prezantimit nga kreu i qeverisë, Edi Rama, të planit të qeverisë me tre pika pas shpalljes një ditë më parë të emergjencës për furnizimin me energji elektrike. Në një status në Twitter, Basha shkruan se Rama thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Për këto reagime, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër. Ai shkruan se nuk zgjodhëm dot asnjëherë një shërbëtor të interesit publik në krye. Reagimi i Manjanit: “Bosi (pushteti) është unik në botë. Rritjen e çmimit të energjisë e quan mbrotje...

Continue reading...