Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar përkrahjen e kandidatëve të partisë së cilës i përket, para zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, derisa nuk ka hezituar as t’i ftojë në kryeministri ata. Kësaj here Kurti vazhdoi fushatën për Shpejtim Bulliqin, i cili kandidon për komunën e Podujevës. Bashkë me Bulliqin i ftuar ishte edhe hoxha Elvis Naçi, i cili nuk dihet për arsyet për të cilat ndodhej atje. Madje e tërë çudia e madhe ishte se ai ishte ftuar në kryeministri, duke treguar ‘’një flirtim’’ me elektoratin që i takojnë fesë islame. Kujtojmë se Kurti këtë flirtim e ka bërë që nga...
Continue reading...Lajme
Turqia blen 40 F16-ta: Mposhtim dhe Francën, dhe Greqinë në Mesdhe
Turqia i ka kërkuar zyrtarisht prodhuesit amerikan Lockheed Martin blerjen e 40 avionëve luftarakë F 16-ta. Nuk dihet ende nëse Shtetet e Bashkuara, që e kanë përjashtuar Ankaranë nga programi i blerjes së avionëve të tyre të avansuar F-35 pasi turqit blenë sistemet raketore ruse S400, do t`i japin dritën jeshile kësaj blerjeje. Megjithatë, ajo shënon një kthesë në qëndrimin e Turqisë dhe vjen pikërisht në kohën kur Franca e Greqia nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, e cila e ka acaruar Ankarane. Sipas paktit Athina do të blejë tre fregata Belhara dhe tre korveta nga Parisi, e...
Continue reading...Tha se Kosova ka nevojë për Thaçin, vjen reagimi kundër Pacollit
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli tha se Kosova ka nevojë për ish-presidentin Hashim Thaçi, sepse, ndërtimi i shtetit të Kosovës sipas tij nuk ka përfunduar ende. Mirëpo, me Pacollin nuk pajtohet profesori Enver Bytyçi. Ai u shpreh se nëse Kosova ka nevojë të rikthehet korrupsioni, atëherë ka nevojë edhe për Thaçin. “Nëse Kosova ka nevojë për të bërë kompromise anti-shqiptare me Serbinë, atëherë le ta kërkojë rikthimin e Hashim Thaçit! Nëse Kosova ka nevojë për mashtrime politike, atëherë nuk ka pse mban Kurtin, shumë herë më i aftë në këtë pikë është Hashim Thaçi”, shkroi Bytyçi në...
Continue reading...Skenari i opozitës turke për të rrëzuar Erdoganin
Gjashtë parti opozitare turke po rrisin bashkëpunimin e tyre me synimin për të mposhtur Erdogan dhe partinë e tij, “AKP” në zgjedhjet e vitit 2023. Duke zgjeruar bashkëpunimin e tyre që i ndihmoi të godisnin Erdoganin në zgjedhjet lokale të vitit 2019, palët mbajtën një takim të tretë të martën, sipas “Reuters” dhe po planifikojnë takime javore për të rënë dakord mbi parimet e përbashkëta deri në fund të vitit. Agjencia ndërkombëtare e lajmeve citoi zyrtarë të përfshirë në bisedime dhe analistë politikë të thoshin se “opozita në Turqi po bën një përpjekje që nuk është bërë kurrë më parë:...
Continue reading...Çmenden mediet serbe pas ndeshjes Suedi – Kosovë: Në sy të Evropës ndodhi skandali i madh
Mediet serbe nuk e kanë përjetuar aspak mirë mesazhin e tifozëve shqiptar të shpalosur në tribuna në stadiumin “Friends Arena” në të cilin shkruante “Kosova është Shqipëri”. Blic.rs e ka cilësuar si një skandal i madh që ka ndodhur në sy të Evropës. “Mesazhe politike skandaloze në ndeshjen mes ekipeve kombëtare të futbollit të Suedisë dhe të ashtuquajturës Kosovë! Tifozët e ekipit vizitues në Solna vunë në dukje flamujt e Shqipërisë gjatë ndeshjes, si dhe parullat skandaloze: “Kosova është Shqipëri””, ka shkruar media serbe. Dihet që UEFA nuk ka tolerancë ndaj shpërthimeve të tilla dhe të ngjashme politike, kështu që...
Continue reading...Shaqirit ia ofrojnë emblemën e UÇK-së, ai e largon para televizionit publik të Zvicrës
Gjatë intervistës për shtyp pas ndeshjes së Zvicrës, një situatë interesante i ka ngjarë Xherdan Shaqirit. Ylli i Zvicrës u ndërpre në intervistën e tij, pasi atij iu dha një jakne ‘speciale’, përcjell Periskopi. Shaqirit i është vishur një jakne që mbante emblemën e UÇK-së, por reagimi i tij ishte i çuditshëm. Lojtari i Zvicrës e largoi menjëherë emblemën e UÇK dhe bëri një buzëqeshje ironike.
Continue reading...Ku do të ndalet Berisha?
Shkruan Andi Bushati Kryqëzata e Sali Berishës përgjatë qyteteve të Shqipërisë, po i shton atij mbështetjen e militantëve në të njëjtën masë që po pakëson partizanët e Bashës nga radhët e deputetëve. Arsyet e kësaj surprize tashmë janë komentuar: ato lidhen sa me emocionet dhe nostalgjinë për një lider të tradhëtuar, me derexhenë ku është rrokullisur kjo forcë në prag të atrofizimit, po aq dhe me pezmin dhe mungesën e besimit për drejtuesit aktualë, që po e çojnë partinë nga disfata në disfatë. Por, sa do të forta dhe motivuese të duken për militantët këto arsye, ato janë krejtësisht të...
Continue reading...Ministri serb përplaset me Edi Ramën: Bota serbe do e ndalonte bashkimin e Shqipërisë
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Aleksandar Vulin ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dy ditë parë në “Tv Klan”, për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Ministri serb thotë se vetëm “bota serbe” do ta ndalonte “Shqipërinë e Madhe”. Sipas tij, për shkak se të gjithë heshtin për “Shqipërinë e Madhe”, serbët duhet të reagojnë. “Kur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se detyra e karrierës së tij politike është “bashkimi i Shqipërisë me Kosovën”, të gjitha vendet e Ballkanit heshtin, UNMIK -u, i cili kontrollon Kosovën dhe Metohinë sipas Rezolutës 1244, hesht, dhe BE nuk lëshoi...
Continue reading...Deutsche Welle: Paradoksi i Shqipërisë me energjinë elektrike, e shet lirë dhe e blen shtrenjtë
Si do ta përballojnë familjet dhe bizneset e vogla në Shqipëri, krizën e furnizimit me energji elektrike që po troket, ndërkohë që çmimet janë në qiell? “Ne varemi nga shiu”- tha kryeministri Edi Rama gjatë paraqitjes në media të një plani kundërveprimi ndaj krizës energjitike, duke i qetësuar qytetarët se ky plan nuk parashikon rritjen e çmimit të energjisë elektrike, për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël dhe as kufizime në furnizimin me energji elektrike në shkallë vendi“, tha Rama. Ai paraqiti edhe një plan kundër krizës energjetike, i cili do të zgjasë deri në fillim të verës 2022, dhe...
Continue reading...Koha kur Veliaj dhe Spiropali protestonin kundër Fatos Nanos, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike
Qeveria ka bërë gati vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, kjo si masë për përballimin e krizës së që pritet të godasë vendin, siç ka parashikuar Kryeministri Edi Rama. Socialistët e thjeshtë heshtin se s’kanë zgjidhje tjetër, sepse edhe ata do vuajnë një tjetër rritje të çmimit të energjisë elektrike, e cila brenda pak muajsh në faturën e tyre të përmuajshme do të vijë më e shtrenjtë, çka do të thotë më pak para në xhepat e qytetarëve dhe buxhetin familjar. Për ironi të fatit heshtin edhe Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali, dy personazhet e rëndësishme të PS...
Continue reading...