Lajme

Ministria e Jashtme Ruse: Rama foli për bashkim të Kosovës dhe Shqipërisë, e papranueshme

Ministria e Jashtme ruse ka dhënë një deklaratë zyrtare me anë të zëdhënëses, Maria Zackarova, ku censuron deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama, gjatë një emisioni televiziv, ku sipas tyre ka folur për një bashkim të mundshëm të Kosovës dhe Shqipërisë. Ministria e Jashtme ruse e cilëson deklaratën si të papranueshme, pasi promovimi i Shqipërisë së Madhe destabilizon rajonin. Deklarata vijon duke thënë: “Është e çuditshme se ky unifikim është cilësuar si ambicia finale e karrierës të liderit të një prej vendeve të Ballkanit, që nuk shkon me promovimin e tentativave të Tiranës dhe Beogradit për krijimin e një tregu...

Continue reading...

Grida Duma: E vërteta që provon se nuk është krizë energjetike, por korrupsioni

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e ka cilësuar edhe njëherë si krizë korrupsioni dhe jo energjetike atë të shpallur nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Duma shprehet se bëhet fjalë për krizë korrupsioni e shkaktuar nga një regjim që merr borxh, për të larë borxhin e tenderave sekretë. “Nuk është krizë energjitike, është krizë e korrupsionit e shkaktuar nga një regjim që merr borxh, për të larë borxhin e tenderave sekretë, e koncesioneve dhe e PPP-vë që pastrojnë paratë në parajsat fiskale. Ndërkohë, shqiptarët e ndershëm jetojnë në ferrin e prodhuar nga makutëria e kësaj...

Continue reading...

Vuçiq në Samitin e të Painkuadruarve: Jemi për zgjidhje afatgjatë me Kosovën, dialogu s’ka alternativë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Samitin e të Painkuadruarve që po mbahet në Beograd, ka folur për procesin e dialogut. Ai aty ka vlerësuar se ky proces është pa alternativë. “Mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare është kyçe në këtë proces”, ka thënë Vuçiq. “Jemi duke luftuar për ta zgjidhur problemin me Kosovën, jemi duke luftuar për integritetin territorial. Serbia, mbron kartën e Kombeve të Bashkuara dhe mbetet e përkushtuar për këtë.” “Jemi duke shikuar për një zgjidhje afatgjatë. Kërkimi i një zgjidhjeje paqësore nënkupton forcën tonë, jo dobësinë tonë. Pavarësisht sfidave, Serbia është e përkushtuar për kompromis që ruan sigurinë...

Continue reading...

Xhamisë më të madhe në Gjermani i lejohet transmetimi i ezanit të premteve

Xhamisë më e madhe në Gjermani do t’i lejohet të transmetojë ezanin me altoparlantë të premten pasdite, pas një marrëveshjeje midis qytetit të Këlnit dhe komunitetit mysliman për të lehtësuar kufizimet, bëri të ditur qyteti të hënën. Të gjitha 35 xhamive që ndodhen në këtë qytet tani do t’u lejohet të transmetojnë ezanin deri në 5 minuta, vetëm të premteve, mes mesditës dhe orës 15:00, sipas iniciativës dy-vjeçare. Këtu përfshihen Xhamia Qendrore e Këlnit, e cila është hapur në vitin 2018, pasi u bë një pikë ndezjeje për ndjenjat anti-muslimane nga partitë e ekstremit të djathtë, të cilat u forcuan...

Continue reading...

“Sa para i kushtuan Edi Ramës 2 orë e 12 minuta në emisionin “Zonë e Shtrenjtë”?

Arian Çani e ka thënë me sinqeritet se ai ka çmim shumë të shtrenjtë kur është fjala për të mbështetur dikë politikisht. Pra, “Zona e Lirë” është “Zonë e Shtrenjtë” për atë që kërkon mbështetje politike. Sa më i pasur klienti, më falni “i ftuari” aq më e madhe pagesa. Dhe mbrëmë klienti ishte një nga politikanët më të pasur që ka bota sot, Edi Rama. Këtë herë u vu re që Çani nuk e quante më Ramën “Ramsi”, nofkë që ai thoshte se ia kishte vënë për shkak të ngjashmërisë së mbiemrit të Ramës me atë të faraonit Ramses....

Continue reading...

Ku ishe ti? Demokratja “gozhdon” Berishën në Elbasan

Ish-kryeministri Sali Berisha nga njëra “Foltore” në tjetrën nuk po lë më dyshime duke kristalizuar qëllimin e tij për të rimarrë drejtimin e Partia Demokratike. Mbrëmjen e sotme nga Elbasani, ai tha se është i hapur për cdo funksion Kushtetues. “Në datë 20 maj në “Rogner” kam deklaruar se tani do të rikthehem duke u tërhequr nga vendimi im; largim pa kthim. Do të kthehem shumë më fuqishëm. Tani e tutje, jam i hapur për cdo funksion në harkun kushtetues të këtij vendi” tha sonte ai. Por gjatë diskutimeve në sallë një grua, simpatizante demokrate e vendosi në siklet liderin...

Continue reading...

Edhe Albana Vokshi kundër Bashës: Si po asfiksohet PD drejt një vdekjeje të sigurt

Pas shkarkimit të Flamur Nokës si nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë (me një vendim të kryetarit Lulzim Basha) ka reaguar deputetja e PD-së Albana Vokshi. Ajo që deri tani ka mbajtur një linjë të distancuar në publik nga debati Basha – Berisha ka thyer heshtjen. Në një postim në Facebook, Vokshi shkruan për fenomene që po dëmtojnë PD-në. “Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në. Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rrjesht janë asfiksim që e çon PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurt” – shkruan Vokshi. Më herët...

Continue reading...

“Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën”, deklarata e Ramës trazon Serbinë, shpërthen ministri Vulin

Ministri i Brendshëm serb, Aleksandër Vulin ka reaguar ashpër pas një deklarate të Edi Ramës për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Gjatë një prononcimi për mediat serbe, Vulin tha se BE duhet të reagojë për deklaratat e Ramës i cili gjatë një emisioni shprehu hapur aspiratën politike për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. “Kur kryeministri shqiptar Edi Rama thotë se detyra e karrierës së tij politike është ‘bashkimi i Shqipërisë me Kosovën’, të gjitha vendet e Ballkanit heshtin, UNMIK -u, i cili kontrollon Kosovën hesht dhe BE -ja nuk nxjerr deklaratat e saj të famshme që bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje....

Continue reading...

Gjermania në kërkim të shoferëve, paga 2750 euro

Rritja e transportit duket se është e pandërprerë me kompanitë shumëkombëshe që kërkojnë vazhdimisht drejtues të rinj profesionistë për nevojat që dalin, duke dhënë paga të kënaqshme për të plotësuar menjëherë vendet e lira. Midis tyre janë kompanitë në Gjermani të cilat po kërkojnë jo një ose dy, por 500 shoferë me paga shumë të kënaqshme për të plotësuar nevojat e tyre, shkruan “Newsauto.gr”. “Në Shtutgart paga është 2500 euro, në Frankfurt 2750, në Berlin 2300 euro, në Hamburg 2.500 euro, në Bavari 2500 euro neto. Kandidatët e interesuar duhet të na dërgojnë një CV në [email protected]” shkruan media greke....

Continue reading...

Shqipëria kryeqendër në Ballkan përball Rusisë: Parashikohen rreth 120 avionë, 10 mijë autoblinda dhe sisteme raketore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shteti i Shqipërisë kanë arritur marrëveshjen ku pritet që vitin e ardhshëm të ndërtohen tri baza Amerikano-Shqiptare në Shqipëri. Kreu i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti thotë se, pas kësaj marrëveshje parashikohet që Amerika të sjell në Shqipëri 120 avion ushtarakë, 10 mijë autoblinda si dhe lloje të ndryshme mjetesh dhe sisteme raketore. Sipas tij, deri tash në Shqipëri kanë arritur 33 helikopterë Apach. Ja postimi i tij: “SHQIPËRIA DO TË JETË KRYEQENDRA E BALLKANIT PËR BAZAT E SHBA dhe NATO-s Në Shqipëri tashmë kanë arritur 33 helikoptera Apach. Shqipëria do të jetë kryeqendra...

Continue reading...