Ambasadorja e SHBA në Tiranë ka shpërndarë në një postim në “Twitter” një nga rekomandimet e OSBE/ODHIR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Kim shkruan se SHBA i nxit autoritetet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR . Sipas Kim, e drejta e qytetarëve për të votuar lirisht dhe pa frikë, presion apo joshje të paligjshme është themelore për demokracinë. “Ne i nxisim autoritetet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar lirisht dhe pa frikë, presion apo joshje të paligjshme është themelore për demokracinë”, shkruan Kim. Bëhet...
Continue reading...Lajme
“Bomba” e Spartak Ngjelës, zbulon politikanin e parë që do të arrestohet së shpejti në Shqipëri
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka paralajmëruar arrestimin e parë të bujshëm në politikën shqiptare. Ai shkruan se situata e Sali Berishës do jetë shumë e vështirë pas shpalljes ‘non grata’. Sipas tij, Kongresi Amerikan nuk i mban të fshehta provat e kirimit Berisha. SPARTAK NGJELA SHKRUAN: Gjendja politike në Shqipëri po ndiqet me shpresë në Beograd dhe në Moskë. Dhe përsëri shpresa e tyre po mbështetet në një galloshe të vjetër antikombëtare: Sali Berisha. Në fakt, ata po kanë një shpresë të kotë për destabilizimin e Shqipërisë, dhe, shpresojnë kot, sepse Berisha nuk krijon dot destabilizim në Shqipëri. Por…...
Continue reading...U etiketua anëtarësia e PD si ‘llum’? Reagon ‘dhëmbë për dhëmbë’ selia blu pas deklaratave të Flamur Nokës
Deputeti, Flamur Noka, akuzoi liderin e demokratëve, Lulzim Basha. I menjëhershëm ka qenë edhe reafimi i Partisë Demokratike ndaj Nokës. Noka tha se në mbledhjen e Kryesisë, ka “fyer” sipas tij anëtarësinë dhe elektoratin e PD me etiketimin “llum”. Këtë deklaratë Noka e bëri për mediat jashtë selisë së PD, pas takimit të grupit parlamentar demokrat. Ndërkohë në një reagim për mediat zyra e shtypit e PD, thotë se kjo është një shtrembërim i të vërtetës që është diskutuar në mbledhjen e Kryesisë. “Për asnjë moment, anëtarësia e PD nuk është etiketuar me fjalen llum. Kjo fjalë është përdorur për...
Continue reading...Anëtari i Këshillit Kombëtar zbulon planin ‘e errët’ të Sali Berishës
Sali Berisha është duke bërë një puç brenda Partisë Demokratike. Akuza e fortë është bërë nga anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Roland Bejko në një intervistë të dhënë në Report Tv. Bejko akuzon gjithashtu Berishën dhe ndjekësit e tij se mashtrojnë anëtarët e PD-së kur i kërkojnë që të firmosin formularin. “Të gjitha ata që i janë bashkuar z. Berisha dhe kam vënë re që edhe media afër tij, si një portal që thonë se financohet nga familje e Berishës, duan me çdo kusht që ta përbaltin figurën e z. Basha. Duan të ngjisin te militantët idenë se Basha...
Continue reading...Lulzim Basha i ngatërroi emrin, Florjan Binaj bën komentin epik: Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi
Aktori i njohur i humorit shqiptar, Florjan Binaj i ftuar sot në emisionin ;’Ditë e re’ komentoi gafën e kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili ia ngatërroi emrin me ‘Flamur’. Gjatë një konference për protestën kundër rritjes së çmimeve, Lulzim Basha tha edhe emrin e aktorit Florjan Binaj. Mirëpo ai e ngatërroi emrin duke thënë ‘Flamur’. “Unë besoj se është gjendje e momentit, gjuha shkon ku dhemb dhëmbi. Prandaj ka ngatërruar Florin me Flamurin. Nuk ka problem, janë gjëra që ndodhin”, tha Flori. Gjatë emisionit Binaj iu bëri thirrje qytetarëve që të protestojnë sot para Kryeministrisë kundër rritjes së...
Continue reading...Përjashtimi i Sali Berishës nga PD, Grida Duma zbulon prapaskenat: Kreu i DASH ka kryer një takim me dyer të mbyllura me Bashën
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka komentuar sërish përjashtimin e Sali Berishës nga grupi i PD. Ajo tha se përjashtimi i Berishës, ishte akt vendimmarrës politik i vetë kryetarit Lulzim Basha. Duma zbuloi se ka ardhur kreu i DASH për të zhvilluar një takim konfidencial me dyer të mbyllura me Bashën, dhe ne nuk mund të vendosim mbi një vendim të SHBA-së. Komenti i Dumës: “Një vendim mbi vendimin e SHBA, vendim i marrë nga kryetari Basha në kushte shumë specifike. Së pari, SHBA është vendi, shteti që krijoi Shqipërinë, numërojmë 100 vite, se SHBA në një moment të...
Continue reading...Lisandër Hoxha tregon planin Rama-Basha-Soros, vjen paralajmërimi i fortë: Edhe pak ditë kanë ngelur
Me anë të një postimi në rrjetin social, ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha i ka drejtuar mesazhe të forta Partisë Demokratike dhe kreut të saj, Lulzim Basha. Lisandër Hoxha shkruan se Opozita, në vend që të protestonte kundër rritjes së çmimeve “po fshihet pas juristit të Soros”. Lisandër Hoxha iu drejton një apel demokratëve, të mos bien pre e stabilokracisë Rama-Basha-Soros! Sipas tij, “ata kërkojnë vetëm energjitë tuaja per interesat e tyre dhe asnjehere per ju.” Po ashtu Lisandër Hoxha bën dhe një paralajmërim të fortë, ndërsa shkruan se “Edhe pak ditë opozita nuk do të jetë më peng dhe...
Continue reading...22 mijë tifozë nesër në ‘Air Albania’ për ndeshjen me Poloninë, Erion Braçe reagon ashpër ndaj Armand Dukës
Shqipëria dhe Polonia luajnë nesër në 20:45 në “Air Albania”, një ndeshje e shumëpritur nga tifozët, ndërsa FSHF ka bërë me dije se me një leje speciale, për këtë duel janë shitur të gjitha biletat dhe në tribunë do të ketë 22 mijë mbështetës kuqezi. Pas këtij lajmi ka reaguar deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka kritikuar jo pak kreun e FSHF-së, Armand Dukën, ndërsa thekson se stadiumi mbushet plot, në një kohë kur mbulesa vaksinale në vend është vetëm 40%. Ai akuzon Dukën për papërgjegjshmëri, ndërsa shton se si mund të lejohet një pjesëmarrje e tillë tifozësh në...
Continue reading...Ironia e Manjanit: Çfarë ishte ajo pispillosje me VIP-a, zyrtarë dhe ambasadorë?
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ironizoi me galanë e zhvilluar në Tiranë me rastin e shfaqjes së filmit të fundit me agjentin 007. “Po çfarë ngjarje artistike kombëtare është të shkosh në kinema e të shohësh një film që është prodhuar nga një shtet tjetër?! Ç’do me thënë gjithë ajo pritje e pispillosje protokollare me VIPA, zyrtarë e ambasadorë?! Futja kot! Të ishte promovuar ndonjë vepër artistike shqiptare dakord, por hajde të shkojmë në kinema me protokoll, tapet të kuq e ngërdheshje se kuptoj?! Nuk është as rasti kur premiera i filmit prezantohet nga ndonjë aktor i filmit. Në kinema...
Continue reading...Basha shkarkon Flamur Nokën si nënkryetar të Komisionit të Sigurisë, paralajmëron përjashtimin e tij nga Grupi i PD
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkarkuar Flamurin Nokën nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, si dhe ka paralajmëruar përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar i PD. Në një njoftim për media, selia blu njofotn se arsyeja e këtij vendimi “është shndërrimi i mbledhjes së Kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike, duke sajuar diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena”. Kujtojmë se mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të PD është shoqëruar me debate, ndërsa pas menjëherë mbledhjes, Flamur Noka kërkoi dorëheqjen e Lulzim Bashës, teksa...
Continue reading...