Lajme

Si do të sillesh nëse Sali Berisha vjen në krye të PD-së? Grida Duma jep përgjigjen e papritur dhe zbulon kush e ‘detyroi’ Bashën që ta përjashtonte ish-kryeministrin

Nënkryetarja e PD-së, Grida Duka i cilëson demokratët që marrin pjesën në “Foltoren” e Berishës si të nxitur nga emocionet dhe jo me strategji. Pyetur se si do të sillej në rast se Berisha do të vinte në krye të PD, Duma deklaroi se lidershipi i PD-së ka përgjegjësinë e qartësisë dhe mungesës së përçarjes. Deklarata e Dumës: “Unë i njoh mirë sondazhet dhe i njoh mirë se si bëhen. Asnjë nga sondazhet që janë bërë për PD nuk hyjnë te sondazhet reale. Nuk tregojnë asgjë për demokratët. Ajo që shoh është një grupim njerëzish që Sali Berisha do e...

Continue reading...

A ka patur llum në kohën e qeverisjes së PD? Basha: Sigurisht që po, një pjesë e kemi pastruar

Pas takimit me ministren britanike Wendy Morton, kreu i PD, Lulzim Basha ka folur me tone të ashpra para mediave, duke thënë se nuk mundet PD që ka armik Ramën dhe regjimin e tij të përbaltet me sajesa, shpifje dhe devijime. Në mbledhjen e grupit ditën e diel, Lulzim Basha i është referuar akuzave nga baza, duke u shprehur se “Qeverisja 8-vjeçare e PD-së ka pasur pjesën e vet të mirë dhe ka pasur edhe llumin”, një deklaratë e cila shkaktoi irritimin e një pjese të demokratëve, mes tyre të Nokës. Por kush është llumi në PD? Këtë lideri demokrat...

Continue reading...

Erion Braçe del me reagimin e papritur pas shkarkimit të Flamur Nokës

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar për zhvillimet më të fundit brenda PD-së. Mbrëmjen e djeshme Lulzim Basha mori vendimin për shkarkimin e Flamur Nokës nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë dhe e paralajmëroi se do ta përjashtonte nga partia. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe me një shkrim të dialektit verior shprehet: “Demokracia marshon! Ka sha princin dhe po mbron mbretin. Për kaq të hekim na!” Me anë të këtij shkrimi, duket sikur Braçe në njëfarë mënyre del në krah të Flamur Nokës, duke e kritikuar Bashën për shkarkimin e bërë vetëm për faktin se Noka nuk...

Continue reading...

“Klimë që tregon degradim”, Kadilli del me reagimin e fortë për shkarkimin e Flamur Nokës nga Basha

Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka reaguar për vendimin e Lulzim Bashës për shkarkimin e Flamur Nokës nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kadilli shkruan se ky shkarkim ishte një dëshmi e traditës së shëmtuar të përjashtimeve, e se opozita po vjen dhe po zvogëlohet nga përjashtimet. Ai thotë se demokratët duhet të reagojnë kundër modelit dhe jo rastit personal. Klima që është krijuar brenda PD-së, sipas Kadillit tregon degradim. Reagim nga Iniciativa Demokratike – iDE: “Shkarkimi i z. Noka një dëshmi tjetër e traditës së shëmtuar të përjashtimeve....

Continue reading...

Mimi Kodheli rimerr postin e lartë drejtues në Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Deputetja e PS-së, Mimi Kodheli është rizgjedhur në mënyrë unanime sërish si zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli mori pjesë në sesionin vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që u zhvillua në Lisbonë, në datat 8-11 tetor. Komisionet zhvilluan mbledhje gjatë dy ditëve të para të aktivitetit duke diskutuar dhe analizuar raportet dhe rezolutat e përgatitura nga raporterët. Të ftuar ishin ekspertë të fushës si dhe krerët e politikës portugeze. Po ashtu Sesioni vjetor përmbylli punimet e tij me seancën plenare drejtuar nga Presidenti i AP NATO Kongresmeni Gerry Connolly, në...

Continue reading...

Basha zbuloi arsyen e përjashtimit të Flamur Nokës, reagon ‘flakë për flakë’ Jozefina Topalli

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar ‘flakë për flakë’ pas prononcimit për mediat që bëri sot kryedemokrati Lulzim Basha në lidhje me shkarkimin e Flamur Nokës nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë. “E mbyti Ramën… duke hequr të vetët”, shkruan Topalli. Kujtojmë që Basha gjatë fjalës së tij për mediat tha: “Zoti Noka i është komunikuar largimi nga komisioni i sigurisë. Nuk është përjashtuar është paralajmëruar. Nuk mundet që PD që ka armik Edi Ramën të mbetemi peng i interesave personale. Sajesat dhe shpifjet i shërbejnë Edi Ramës. Vendimi im për të shmangur përçarjet. Disa persona duan ta kthejnë...

Continue reading...

Kosova me çmimin më të ulët të energjisë elektrike në Ballkan, Gjermania më e shtrenjta në BE

Kosova, Shqipëria dhe Serbia janë tri vendet me çmimin më të ulët të energjisë elektrike për amvisëritë, thuhet në të dhënat e Zyrës Evropiane të Statistikave. Sipas Eurostat, shkruan Telegrafi, çmimi mesatar i një kilovati për orë (kWh) në vendet e Ballkanit Perëndimor është 0.0954 euro. Në Kosovë, një kilovat kushton 0.0608 euro, ndjekur nga Serbia me 0.0737 euro dhe Shqipëria me 0.0778 euro. Qytetarët e Malit të Zi një kilovat e paguajnë me 0.0807 euro, ndërsa në Maqedoni të Veriut paguhet me 0.0833 euro. Boshnjakët e bullgarët janë ata që paguajnë më pak se 10 cent për kilovat, pra...

Continue reading...

“Aspirojmë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën”, ministria e jashtme ruse-Ramës: E papranueshme

I ashpër ka qenë reagimi i Moskës ndaj deklaratës së Kryeministrit Edi Rama i cili shprehu aspiratën për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova e ka quajtur të papranueshme deklaratën e Ramës duke theksuar se pret një reagim sipas saj “të përshtatshëm nga Perëndimi”. “Ne e konsiderojmë deklaratën e bërë nga kryeministri shqiptar Edi Rama për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës si krejtësisht të papranueshme. Promovimi i zbatimit të planit të ”Shqipërisë së Madhe“ është në kundërshtim të plotë me dispozitat e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB -së...

Continue reading...

Kush janë tunelet kineze të Ballkanit?

Kina është gati të ndërtojë një rrugë tregtare të kanaleve ujore nga deti Egje deri në lumin Danub për t’u lidhur me Greqinë dhe Evropën Qendrore përmes Ballkanit në mënyrë që të përshpejtojë transportin e mallrave. Kjo do të ishte një pjesë e iniciativës kineze “Road and Belt”, me një vlerë prej 3 trilionë dollarë, për të kapërcyer hendekun e infrastrukturës përgjatë rrugëve tregtare në Afrikë, Azi dhe Evropë. Kjo gjithashtu sinjalizon ambicien e gjigantit aziatik për të luajtur një rol edhe më të spikatur në çështjet globale. Kina tashmë ka krijuar një terren të fortë në Mesdhe duke zotëruar...

Continue reading...

“Nuk duheshin shitur hidrocentralet”, ish-zv.ministri thumbon Berishën: Pse po rriten çmimet në Shqipëri

Ish-zv.ministri i Energjetikës, Pajtim Bello ka folur për rritjen e çmimeve të karburanteve dhe për rritjen e pritshme të çmimit të energjisë. Bello tha se Shqipëria i siguron vetë 80% të nevojave për energji elektrike, por është bërë gabim me shitjen e hidrocentraleve. “Ende nuk ka rritje të çmimit të energjisë. Ka trokitje që mund të shkohet në një rritje të çmimit të energjisë elektrike. Aktualisht ka rritje të gazit dhe karburanteve. Tregu i jashtëm është tërësisht i çrregulluar. Rritja e kërkesës për energji, ka bërë që të kemi rritje të gazit dhe naftës. Me ardhjen e dimrit rritet edhe...

Continue reading...