Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka ndërruar sot jetë. Bujar Nishani u lind më 29 shtator 1966 në qytetin e Durrësit. Studimet e larta i kreu në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, në vitin 1988. Më poshtë mund të lexoni biografinë e ish presidentit Nishani, të publikuar në ueb faqen e Presidencës së Shqipërisë: Bujar Nishani ka kryer studimet pasuniversitare në Kaliforni, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për “Menaxhimin e Resurseve të Mbrojtjes”, në vitin 1996. Studioi për Jurispudencë në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua si jurist në vitin 2004. Në vitin...
Continue reading...Lajme
Raporton nga “kampi” i holandezëve, gazetarja: Ka qenë momenti më i vështirë, ishin të papërmbajtshëm
Gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, e cila raporton nga “kampi” i tifozëve të Feyenoordit në Pedonale, ka treguar se mbrëmja e djeshme ishte e vështirë për të, pasi holandezët ishin të papërmbajtshëm. Në një lidhje direkte për “Shqipëria Live”, Gongo tha se disa prej tyre kanë bërë veprime të pahijshme, por me qytetari, gazetarja ka zgjedhur të mos reagojë. “Ka qenë momenti më i vështirë i raportimit në jetën time, sepse tifozët ishin të papërmbajtshëm. Sidomos në orët e vona të natës. Disa prej tyre kanë bërë veprime të pahijshme, por zgjodha të mos reagoja. Në një moment jam...
Continue reading...Kina paralajmëron Shtetet e Bashkuara: Guxoni e hyni në çështjet tona të brendshme
Kina reagoi ndaj deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden se Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë ushtarakisht në rast sulmi ndaj Tajvanit, duke shprehur pakënaqësinë e saj dhe kundërshtimin e fortë ndaj këtyre komenteve. Nuk do të lejojmë asnjë forcë të jashtme që të ndërhyjë në “çështjet e tona të brendshme”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Wang Webin. Wang Webin: Për çështjet që kanë të bëjnë me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës dhe interesat e tjera thelbësore, nuk ka vend për kompromis. I kërkuam palës amerikane të ndjekë parimin “Një Kinë”, dhe të jetë e kujdesshme me...
Continue reading...SHBA-ja i jep Shqipërisë 17 milionë dollarë për ushtrinë
Shtetet e Bashkuara së fundmi kanë dhënë 17 milionë dollarë për të fuqizuar kapacitetet e ushtrisë e Shqipërisë, tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral Bajram Begaj. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, gjeneral Begaj tha se gjatë takimit që ka mbajtur këtë javë me shefin e ushtrisë amerikane, gjeneralin Mark Milley, kanë diskutuar për bashkëpunimin mes dy shteteve, por edhe për luftën në Ukrainë. “Shteti amerikan ka akorduar një buxhet grant prej 17 milionë dollarësh për të rritur fuqinë mbrojtëse të forcave të armatosura dhe për të rritur kapacitetet mbrojtëse. E theksoj...
Continue reading...Policia e konfirmon se ka arrestiar Ballist Morinën, ja sa burg pritet të bëjë
Policia ka konfirmuar arrestimin e Ballist Morinës. Sipas njoftimit Morina u ndalua pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. Procedurat e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Durrës. Informacion paraprak: Efektivët e Komisariatit të Policisë...
Continue reading...“Erdhi qershori tani, ju rrisim rrogën”, Rama jep lajmin e mirë: Më në fund pas 40 vitesh (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Elbasan, ku së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogeta Manastirliu kanë inspektuar pediatrin e re të spitalit të Elbasanit. Që në nisje të takimit me mjekët e këtij spitali, Rama i kujtoi se në qershor do të rritet rroga. “Erdhi qershori tani, ju rrisim rrogën” – tha Rama, ndërsa mjekët qeshin. Ministrja Manastirliu tha se tashmë korpusi Spitalit të Elbasanit është një korpus tërësisht i kompletuar për nga pikëpamja e strukturës spitalore, por edha nga pikëpamja e teknologjisë, imazherisë dhe laboratorëve. “Pas një seri investimesh në spitalin e Elbasanit, investimi më i ri...
Continue reading...“Ai është garancia më e madhe e Ramës në pushtet”, Mentor Kikia nxjerr prapaskenat politike dhe bën parashikimin e fortë: Historia përsëritet! Dyshja Berisha-Meta
Gazetari Mentor Kikia ka dalë me një reagim të fortë në rrejtët sociale në lidhje me zhvillimet më të fundit politike në vend. Kikia shkruan se Sali Berisha është garancia më e madhe e Edi Ramës për të qëndruar në pushtet. Postimi i plotë: “Historia qe perseritet nuk eshte me aksident! Në vitin 1912, Shqipëria ishte vendi i fundit që fitoi pavarësinë nga Perandoria Osmane, kur ajo ishte shthurur e rrënuar. Por më shumë se turqit, kundër pavarësisë së Shqipërisë luftuan vetë shqiptarët. Haxhi Qamili, edhe pse një dallkauk, mblodhi aq ushtarë për të luftuar qeverinë e Princ Vidit, sa...
Continue reading...Berisha në krye të PD-së, Baton Haxhiu tregon rrezikun që i kanoset Edi Ramës dhe fundin e dhimbshëm që pret ish-kryeministrin
Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin ‘Shock’ me fitoren si kryetar i PD-së, Berisha ka arritur ta fitojë betejën e tij të sotme dhe të nesërmen, por në fund do të dalë i humbur. Sipas tij, opozita e Berishës ia rrezikon më shumë pushtetin Edi Ramës se opozita e Bashës, edhe pse nuk do të mundet ta rrëzojë nga pushteti. “Ky njëri e ka arritur qëllimin. E djeshmja ishte betejë që ai e fitoi, e ardhmja është po ashtu betejë që ai me gjasë do ta fitojë. Por ky është humbësi në fund të betejës, pasi kur i fiton të...
Continue reading...Tifozi i Romës: Po gjeta një vajzë të mirë do qëndroj në Shqipëri
Sonte në orën 21:00 në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë do të mbahet finalja Europiane e Conference League midis dy skuadrave, Roma dhe Feyenoord. Gjatë ditës së djeshme Tirana u mbush në çdo cep nga tifozët e Romës dhe Feyenoord. Ndërkohë edhe sot tifozët me kombësi italiane kanë zbarkuar në Portin e Durrësit për të parë ndeshjen historike Roma- Feyenoord në stadiumin ‘Air Albania’. Në një intervistë për mediat, njëri nga tifozët u shpreh entuziast për ardhjen e tij në Tiranë, ndërsa kur u pyet nëse do të qëndrojë në Tiranë nëse gjen një vajzë të mirë ai nuk refuzoi...
Continue reading...“Pajisja e dyshimtë vë në lëvizje ushtrinë”, Ervin Karamuço: 10 anije shqiptare dhe të NATO rrethojnë Karaburunin
Pak ditë më parë Eksperti i Kriminologjisë, Ervin Karamuço zbuloi në ABC gjetjen e një pajisje të dyshimtë në jug të vendit, që ka alarmuar edhe ushtrinë, sot 10 anije luftarake kanë patrulluar sot Karaburunin. Së fundmi i kontaktuar nga Abcnews.al, Eksperti i Kriminologjisë, Ervin Karamuço ka zbardhur edhe detaje mbi pajisjen e dyshimtë që është vendosur në jug të vendit. Sipas tij bëhet fjalë për një pajisje elektronike shumë funksionale që përdoret që nga përgjimi e deri tek bllokimi i valëve. Karamuço shpjegon se anijet kanë nisur rikonjicion nga Vlora për në Sarandë, duke shtuar se një pjesë të...
Continue reading...