Ish-i Dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar lidhur me aksionin e ndodhur sot në Mitrovicën e Veriut. “Marrëveshja e Brukselit është e qartë dhe duhet të ndiqet – kjo është shkelje e saj”. “Manipulimet politike nga disa në Prishtinë, para zgjedhjeve lokale të së dielës duhet ndaluar. Kjo është e rrezikshme dhe e pamatur”, është shprehur Grenell “Joe Biden nuk duhet të heshtë në këtë situatë”, përfundon deklarata e Grenell.
Continue reading...Lajme
Haradinaj reagon për aksionin në veri: Kurti të sqarohet nëse e bëri për fushatë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas aksionit të sotëm të policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri të Kosovës si dhe në regjionin e Prishtinës dhe Pejës. Haradinaj ka thënë se ata që kanë sulmuar policinë duhet të shkojnë pas hekurave. “Askush nuk ka të drejtë të ngre dorë ndaj policit të Kosovës. Huliganët dhe banditët duhet të burgosën dhe shteti duhet të jetë i pa kompromis ndaj tyre. Secili që sulmon policinë e Kosovës dhe e prish rendin publik, duhet ta marrë dënimin e merituar”, ka shkruar ai. Kreu i AAK-së, është shprehur se qeveria e ka...
Continue reading...Brnabic: NATO dhe KFOR ndaloni Kurtin, situata është më shumë se dramatike
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, i bëri kërkesë bashkësisë ndërkombëtare që të ndalojnë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pasi situata po del jashtë kontrolli dhe jemi buzë kaosi sipas saj. “I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO’s dhe KFOR, që menjëherë të reagojnë e të ndalojnë Albin Kurtin. Situtata është më shumë se dramatike dhe ky është momenti i fundit kur duhet reagim i pashmangshëm për të ndaluar kjo politikë e çmendur që po bën Prishtina. Kjo sjellje ka tejkaluar çdo kufi dhe po na sjell buzë kaosit” ka reaguar vet me dramë vet kryeministrja serbe. Vlerësim të njejtë për aksionin...
Continue reading...Vuçiç: “Serbia, vendi më i zhvilluar në rajon. 900 euro pagat, 400 pensionet”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrja Ana Brnabiç kanë prezantuar strategjinë ekonomike të vendit deri në vitin 2025. Vuçiç deklaroi se ekonomia e Serbisë, për këtë vit, ka pasur rritjen më të madhe ekonomike në rajon dhe në shumë vende të BE. Vuçiç tha se investimet e huaja janë 3.8 miliardë euro duke shtuar “se kjo shifër është më e madhe se investimet në gjithë vendet e tjera të Ballkanit, të marra së bashku”. Gjithashtu, Vuçiç deklaroi se rritja ekonomike në muajin nëntor ishte 5 %, më e larta në gjithë vendet e BE. Vuçiç premtoi se në fund...
Continue reading...“Mos u frikëso që je 77 vjeç”, demokrati nga Kukësi i bën komentin epik Sali Berishës: Je 11 vjet je prapa Joe Bidenit
Gjatë foltores së Sali Berishës me demokratët në Kukës, nuk kanë munguar as batutat e qytetarëve. Një prej tyre, teksa foli me superlativa për ish-kryeministrin, në fund i uroi atij pleqëri të mbarë. Ai i tha Sali Berishës që të mos frikësohet për moshën, pasi Joe Biden është më i madh se ai. Pjesë nga biseda Qytetari: Je i votuar edhe nga fëmija 2 vjeçar. Ne të falënderojmë, të urojmë pleqëri të mbarë. Ti mos u frikëso se je 76 vjeç. Berisha: 77 Qytetari: Doja te ta ulja nje vit. Joe Biden është 88, i thonë 11 vjet je prapa...
Continue reading...Mentor Kikia bën deklaratën e fortë: Të gjithë ministrat e Berishës duhet të ishin në burg
Gazetari Mentor Kikia ka komentuar situatën në PD, duke theksuar se shumë ish ministrat të Sali Berishës duhet të ishin në burg. “Të mos ishte as Basha as Berisha dhe të fillonte një reformim”, u shpreh ai. “PD duhet të kishte kaluar një proces rinovimi, ku njerëzit që kanë qenë pjesë e qeverisë, dhe përgjegjës të atij korrupsioni për të cilin PD u ndëshkuar në 2013 do duhej të ishin larguar. Ka patur në mesin e ministrave PD që duhet ti ishin nënshtruar edhe ndjekjes penale, jo vetëm përjashtimit politik Nuk mendoj se është i rrezikuar Basha por edhe nëse...
Continue reading...Refuzoi t’i bashkohej ‘Foltores’ së Sali Berishës, Hoxha del me mesazhin e fuqishëm
Deputeti i PD-së në Kukës, Flamur Hoxha refuzoi të merrte pjesë dje në “Foltoren” që organizoi Sali Berisha në verilindje të vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shpjegon arsyen dhe bën thirrje për bashkim mes demokratëve. Deklarata e Hoxhës: “Të dashur demokratë, votues e miq të mi. Uroj që këtë status secili ta lexoje larg emocioneve e sa më afër realitetit objektiv të PD prej 30 vitesh. Asokohe isha 23 vjeçar kur u bera antarë nismëtar i saj, i PDSH. Unë jam votuar nga mijëra qytetarë e demokrate kuksiane që të jem deputet i PD. Ndjehem krenar dhe...
Continue reading...Kryeministri Rama nuk ia përton qytetarit dhe i mbyll gojën me përgjigjen
Kreu i qeverisë Edi Rama mëngjesin e sotëm publikoi pamje nga Fushë-Kruja nga shtëpitë e rindërtuara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019. Kryeministri është kapur me një komentues, i cili shkruante se qeveria ishte e detyruar të ndërtonte, pasi ishin lekët e “botës”. “Ca bravo me ca bravo i thoni ketij, apo ca prisnit leket e botes ti gllaberonte te gjitha, po normal qe do ndertoje se smund ti vjedhi dot te gjitha se bjen shume ne sy ashtu” shkruan një komentues në postimin e Ramës. Kreu i qeverisë nuk e ka kursyer përgjigjen duke e sqaruar komentuesin...
Continue reading...“Mos ndalen dhe ta çojnë deri në fund këtë që kanë nisur”, Astrit Patozi tregon çfarë po ‘zien’ në PD
Politikani Astrit Patozi ka bërë një koment lidhur me përplasjet në Partinë Demokratike, ku shumë deputetë i kanë dalë kundër Lulzim Bashës dhe kanë marrë në mbrojtje Sali Berishën. Postimi i Patozit: “E MIRA ËSHTË TË MOS NDALEN… Kur na u vërsulën neve me tërbim para ca viteve, sepse u kishim sharë Lulin, pata një lloj habie në fillim, megjithëse e njoh mirë këtë lloj teknologjie staliniste dhe isha në një farë mënyre i përgatitur. Kisha menduar gabim që do t’u duhej pak kohë derisa të merrnin marshin e damkosjes se armikut, sepse shumica prej nesh kishte një jetë me...
Continue reading...Ish-deputeti i PD-së plas deklaratën e fortë: Basha më tha që do bëjmë protesta, në çdo cep të Shqipërisë
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu shprehet i pakënaqur për vendimet e fundit të kryedemokratit Lulzim Basha. Balliu u shpreh për emisionin ‘Breaking’ se më 13 qershor kur u bënë zgjedhjet në PD, votoi për Lulzim Bashën, por vendimet e tij e kanë zhgënjyer. Deklarata e Balliut: “Të dalë ai dhe të më thotë mua antiamerikan, këto janë budallallëqe, edhe të hidhet përpjetë Basha kjo nuk është e vërtetë. E di si më tha mua? Që i kam duart e lidhura dhe nuk kam mundësi zgjedhje. Atëherë ti je peng, ti s’më merr dot mua në parti. Kur s’ke mundësi zgjedhje...
Continue reading...