Amerikanët kanë refuzuar tentativat e ish-kryeministrit Sali Berisha për të negociuar me ta pas shpalljes “non grata”. Në korridoret e politikës prej javësh po flitet se ish-kryeministri Berisha po tenton konsensus me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllim që të ndalojë “Foltoren” dhe planin për rrëzimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike. Të enjten në mbrëmje ishte gazetari Baton Haxhiu që zbuloi se zoti Berisha kishte futur ndërmjetës për të biseduar me amerikanët dhe se ai, sipas tij, ishte deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi. Por këto lëvizje kanë sjellë reagimin e ashpër të ambasadores së SHBA në Tiranë,...
Continue reading...Lajme
Berisha josh një tjetër deputet të PD-së që t’i bashkohet Foltores
Tashmë janë 10 deputetë që janë bërë pjesë e Foltores së Berishës në rrugëtimin që ka marrë ai nëpër Shqipëri. Por i ndërgjegjshëm për pakënaqësitë që Basha ka krijuar brenda grupit, Berisha ka joshur në mënyrë të tërthortë një tjetër deputet, që në zgjedhjet e fundit kandidoi për kryetar të PD-së, Agron Shehun. Sipas Berishës, pasi u votua nga 20% e anëtarësisë, ai duhet të ishte në kryesi, sipas ish-kryetarit të PD-së. “Agron Shehu meritonte të ishte në kryesi, u votua nga 20% e anëtarësisë. Kush votohet, kandidon për kryetar mbetet në kryesi. Por jo, çdo njeri që kundërshtoi u...
Continue reading...Veliaj, Bashës: Meriton respekt që largove Berishën. Je lider
Nuk mungojnë reagimet e mazhorancës ndaj kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha. I fundit që ka komentuar është edhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Ky i fundit, gjatë një interviste dhënë në TopNews ka komplimentuar Bashën për përjashtimin e Sali Berishës. Ai tha se Basha u tregua lider. ‘Duhet vlerësuar, Lulzim Basha mori një vendim shumë të rëndësishëm. Me vendimin për të përjashtuar Sali Berishën, meriton respekt’, është shprehur Veliaj gjatë intervistës së tij. Pas kësaj deklarate të Veliajt duhet parë sa leje apo vila do shtojë tani Lulzim Basha.
Continue reading...Cikloni i fuqishëm “ngec” në Detin Jon, çfarë moti e pret Shqipërinë ditët në vijim
Cikloni i fuqishëm nga Deti Tiren dhe Italia jugore tanimë gjendet në Detin Jon dhe po kushtëzon reshje të reja shiu e bore në viset e larta malore. Cikloni për momentin ka “ngecur” në Detin Jon dhe po shkakton reshje intensive në Maqedoninë Veriore dhe disa vise të Kosovës dhe Shqipërisë. Reshje dhe stuhi shumë më të fuqishme dhe intensive po ndodhin në Greqi dhe Bullgari ku priten edhe vërshime dhe erëra të fuqishme. Shumë shpejt cikloni pritet të fillojë rrugëtimin e tij drejt Greqisë dhe Detit të Zi duke lëshuar rrugë më në fund masave të thata ajrore anticiklonike...
Continue reading...Berisha shpall kandidaturën: Ja kush do vendosë për pozicionin që do të mbaj në PD: Mirëpres çdo rival
Sali Berisha duket më i vendosur se kurrë për të rimarrë drejtimin e partisë që e themeloi. Ai th a se është anëtarësia që do të vendosë me votën e saj se cili do të jetë roli i tij në Partinë Demokratike. “Mbledhja e Kuvendit është jetike për të shpëtuar PD. Përpjekja ime nuk është personale, qëllimi madhor është të rikthejmë vlerat te PD, votën e lirë. Besoj vetëm, në një PD sovrane që respekton dinjitetin njerëzor. Ti vetë ku e sheh veten? Me datën 20 maj pyeta veten pse e bënë këtë punë, pse më sanksionuan? Çfarë kam bërë...
Continue reading...Besnik Mustafaj nxjerr prapaskenat dhe paralajmëron lëvizjen e Berishës që do të shkaktojë ‘tërmet’ politik
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj referuar deklaratave të Bashës i cili tha se “Foltorja” e Berishës nuk është problemi i tij por i Ramës, mbështeti kreun e PD. Sipas tij Berisha në daljet e tij i drejtohet Ramës. Nga ana tjetër Mustafaj tha se Basha po përpiqet që të shmangë çdo përplasje me Berishën. Deklarata e Mustafajt: “I tha gjysmën e problemit sepse Berisha i drejtohet Ramës në këto foltore. Edhe fokusi i Berishës me njerëzit që mblidhen rreth tij është qeveria. Fakti që përmendet në parlament kaq shumë kjo tregon fuqinë e tij. Se deri kur do jetë i...
Continue reading...Shkarkimi i Ilir Metës, Gjykata Kushtetuese merr vendimin
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Në njoftim, Kushtetuesja thekson se çështja do të kalojë në seancë publike, ndërsa data e saj do të caktohet në përputhje me rregullat proceduriale të Gjykimit Kushtetues. Njoftimi: “Në Gjykatën Kushtetuese është në shqyrtim vendimi i Kuvendit të Shqipërisë nr.55/2021, datë 09.06.2021 “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”. Ky vendim i është dërguar Gjykatës Kushtetuese me shkresën nr.1368 prot., datë 14.06.2021 të Kuvendit të Shqipërisë dhe është regjistruar në këtë gjykatë në datën 14.06.2021, me numër të...
Continue reading...Negociatorë për “shpëtimin” e Berishës? Ambasadorja Yuri Kim reagon pas deklaratave të bujshme
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas deklaratave në media se ka pasur deputetë që kanë ndërmjetësuar për shpëtimin e Sali Berishës nga shpallja “non grata”nga SHBA. Kim teksa publikon memorandumin kundër korrupsionit, në një reagim në Twitter shprehet se vendimi i SHBA-së për personat që vendos që të shpallen “non grata” nuk negociohet dhe askush nuk duhet të pretendojë se ishte “ndërmjetës”. Postimi i Yuri Kim: “ 7031 (c) përcakton se ky ligj nuk i nënshtrohet “negocimit” dhe askush nuk duhet të pretendojë të jetë “ndërmjetës”. Ata që janë subjekt i këtij ligji mund të fajësojnë...
Continue reading...Sali Berisha festoi ditëlindjen e tij të 77-të, Presidenti Meta i bën surprizën e veçantë
Presidenti Ilir Meta nuk e ka fshehur asnjëherë dobësinë e veçantë që ka për ish-kryeministrin Sali Berisha. Me rastin e ditëlindjes së tij të 77-të nuk ka munguar për Berishën një urim edhe nga Presidenti Meta. Postimi i Metës: “Sot e urova përzemërsisht Prof. Dr. Sali Berishën me rastin e 77-vjetorit të lindjes! Për më tepër, që numri 77 sipas Biblës është edhe simbol i përsosmërisë”, shkruan Meta.
Continue reading...Baton Haxhiu lëshon deklaratën e fortë në mes të studios: Ky është deputeti që ndërmjetësoi për shpëtimin e Berishës
Analisti Baton Haxhiut ka bërë një deklaratë të fortë kur tha se deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka ndërmjetësuar për shpëtimin e Sali Berishës.Haxhiu tha se Bylykbashi ka bërë çmos gjithë kohën për të qenë ndërmjetësues i situatës. Pjesë nga debati: Baton Haxhiu: E para, është person non grata njeriu të cilin e ka dënuar SHBA. Dënimin e tij që e kanë bërë SHBA, t’ja lënë dënimin ose vrasjen Lul Bashës. Po si është e mundur? Ky njeri që është këtu, ka bërë çmos gjithë kohën me qenë ndërmjetësues i situatës për ta shpëtuar Sali Berishën. Oerd Bylykbashi: Kush ka qenë...
Continue reading...