Analisti Nexhmedim Spahiu, deklaroi në emision “Tiranë-Prishtinë” nga Baton Haxhiu në ABC, se në rast se Kosova bashkohet me Shqipërinë, njëri prej tyre do të shuhet në kuptimin e rrethanave shtetformuese, duke i cilësuar si dy kombe të ndryshme shqiptarët në dy anët e kufirit. “Fjalët komb dhe etni, nuk janë e njëjta gjë. Nëse bashkohet Kosova me Shqipërinë shuhet njëri nga kombet. Nëse Prishtina bëhet kryeqytet shuhet ky komb. Nëse bëhet Tirana kryeqyet shuhet kombi i Kosovës. Nuk ka për të pas më ministri të jashtme. Mjafton që një komunitet të ndërtojë një shtet që njihet nga kombet e...
Continue reading...Lajme
Shqiptari i vë flakën flamurit serb: Të reagojnë të gjithë shqiptarët
Një incident ka ndodhur sot në qytetin e Fierit, ku mësohet se Kristaq Ziu, ka lyer me benzinë dhe ka d*jegur flamurin serb, ndërsa mbi supe mban flamurin kuq e zi. Ziu është kreu i shoqatës Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar. Ai sqaron arsyen e këtij gjesti, duke thënë se është një ha*kmarrje ndaj aktit të serbëve, pak ditë më parë në Beograd. Reagimi i Kristaq Ziut: “Kjo është një reagim ndaj p*ërdh*osjes së flamurit shqiptar. Jemi në muajin e flamurit kombëtar dhe është një turp që po na bëjnë dhe duhet të reagojnë të gjithë shqiptarët. Ne nuk...
Continue reading...Ushtria e Shqipërisë do të futet në Kosovë! Trupat do të stacionohen në Ferizaj
Ushtria shqiptare angazhohet të sigurojë kampin me refugjatë afganë të ngritur në Ferizaj të Kosovës. Kështu tha ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, që po zhvillohet në Bruksel. “Aktualisht vendi ynë ka pranuar rreth 2000 qytetarë afganë dhe zotimi i Qeverisë shqiptare është të mirëpresë rreth 4000 të tillë. Për më tepër, vetëm pak javë më parë, Forcat tona të Armatosura, dislokuan një kompani të Policisë Ushtarake të cilët do të japin kontributin e tyre për ruajtjen dhe sigurinë e kampit “Bechtel” në afërsi të Ferizajt, ku janë akomoduar refugjatët afganë...
Continue reading...Kurrë nuk është vonë: 67 vjeçari kosovar regjistrohet në fakultet (VIDEO)
Musa Zhdrella i është kthyer sërish studimeve universitare, pavarësisht se ai është në moshën 67 vjeçare. Ai thotë se notën mesatare tani e ka diku rreth 8.0. Zhdrella më parë kishte qenë mësues dhe pas pensionimit kishte vendosur ti kthehet shkollës. Video:
Continue reading...SHBA-të bëhen gati për luftë, Biden: Do ta mbrojmë me çdo kusht aleatin tonë
Presidenti i SHBA Joe Biden ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbrojnë Tajvanin ushtarakisht në rast të një sulmi kinez . Biden është shprehur se ato janë të përkushtuar për këtë. Dy ekonomitë më të mëdha në botë po përplasen kokë më kokë për shumë çështje, në një atmosferë të Luftës së Ftohtë të re. Sidoqoftë, çështja e Tajvanit shpesh përshkruhet si një çështje që mund të ndezë një konflikt të armatosur mes tyre. Ambasadori i ardhshëm i SHBA në Pekin, Nicholas Burns, vendosi të mërkurën se Uashingtoni nuk mund t’i “besonte” Kinës mbi Tajvanin dhe...
Continue reading...Dridhet sërish toka, regjistrohen 3 tërmete brenda 10 minutash! Ja ku e kishin epiqendrën
Një seri tërmetesh tronditën Kretën Lindore në orën e fundit. Brenda 10 minutave janë regjistruar tre lëkundje me magnitudë 3.3 dhe menjëherë dy të tjerë, 3.9 dhe 3.1 të shkallës Rihter. Lëkundja e parë ka ndodhur në orën 20:10 (orë lokale) me shkallë 3.3 Rihter dhe epiqendra e saj ka qenë 8 kilometra në juglindje të Arkalochorit. Lëkundje e dytë prej 3.9 Rihter ndodhi dy minuta më vonë në orën 20:12 (orë lokale) me fokus dhjetë kilometra në juglindje të Arkalochorit, ndërsa në orën 20:18 (orë lokale) u regjistrua një tjetër dridhje prej 3.1 Rihter me thellësi 4 kilometra në...
Continue reading...Shqiptarët në ‘krizë’, Lindita Nikolla shijon luksin si kryeparlamentare: Blen dy makina 100 milionë lekë
Kur ende nuk janë bërë dy muaj të plota që nga krijimi i qeverisë Rama 3 dhe emërimi i Lindita Nikollës në krye të Kuvendit shqiptar, ish-ministrja e Arsimit iu është rikthyer ‘zakoneve të vjetra’. E kur themi ‘zakone të vjetra’ e kemi fjalën për tenderat abuzive për gjëra luksi që kryeparlamentarja bënte kur ishte në krye të Ministrisë së Arsimit dhe duket se po i vazhdon edhe tani që është në krye të Kuvendit. Së fundmi, Nikolla ka finalizuar tenderin për blerjen e dy makinave për vete dhe administratën e Kuvendit me vlerë 100 milionë lekë, pra nga 50...
Continue reading...Kushi zbulon sa do të rritet paga e mësuesve në vitin 2022
Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi se në vitin e dytë të mandatit të qeverisjes së socialistëve, pra në vitin 2022, pagat e mësuesve do të rriten me 6%. Ajo u shpreh se nga kjo rritje do të përfitojnë edhe punonjësit psiko-social nëpër shkolla. “Sëpari dua të ndaj me ju lajmin e mirë për mësuesit dhe mësueset në të gjithë Shqipëri. Vitin e ardhshëm pagat do të rriten me 6%. Ky është hapi i parë i premtimit tonë që brenda këtij mandati pagat e mësuesve të rriten në 40%. Pagat nuk po rriten vetëm për mësuesin por edhe për punonjësit...
Continue reading...Sali Berisha zbardh kërkesën që i ka drejtuar Sekretarit të Shtetit: Kam kërkuar shpalljen “Non Grata” të këtyre njerëzve
Nga Berati, ku po mban foltoren e parafundit, Sali Berisha deklaroi se në të shkuarën ka kërkuar shpalljen “non grata” të George Soros. “Armiku i demokracisë është George Soros. Për këto arsye unë kam kërkuar që ai të shpallet non grata nga Kongresi amerikan, që t’i ndalohet që të përfshihet në politikë jashtë SHBA. I kam shkruar Sekretarit të Shtetit që Soros është kryekorruptori i demokracive. Berisha tha se Soros është gjeni në manipulimet financiare, që tha se shkojnë në kufijtë e genocidit, sepse, sipas tij, ata që e pësojnë janë njerëzit e varfër. “Për këto arsye kam kërkuar në...
Continue reading...Berisha paralajmëron “furtunë” protestash: Nuk i keni parë ndonjëherë
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka paralajmëruar një valë të re protestash në vend, që sipas tij do të jenë protesta mbarëpopullore që nuk janë parë ndonjëherë në historinë e pluralizmit në Shqipëri. Berisha argumenton një sërë faktorësh që sipas tij, janë arsye të forta për çdo qytetar të dalë në protestë. “Avokatin e Bashës tani po e bën avokati i Edi Ramës, Baton Stanishiçi. Rama ka shkatërruar ekonominë kombëtare dhe tani rri e flet për satelitë. Ne do të organizojmë protestat më të mëdha që janë parë ndonjëherë në kohën e pluralizmit”, u shpreh Berisha.
Continue reading...