Debate të ashpra u zhvilluan sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku nuk munguan as fyerjet personale. Përplasjet më të mëdha u zhvilluan mes Edi Ramas dhe Lulzim Bashës, ku pati replika të shumta. Pyetja e kryeministrit Edi Rama, se kush nga deputetët e tij e beson kryedemokratin, shkaktoi të qeshura në sallë. Pjesë nga debati: Rama: Kujt i besojnë Shqiptarët, ty? Lulzim sa nga këta që ke këtu të besojnë ty, sa, sipas teje, nga ata që ke këtu. Sa janë, që nga radha e parë që po flasim.. (Kuvendi qesh) Rama: Po mirë ja një e paske. Oriola Pampuri:...
Continue reading...Lajme
Diplomati i njohur tregon se çfarë e pret Lulzim Bashën nëse nuk merr pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit
Diplomati Agim Nesho u shpreh se nëse Lulzim Basha nuk merr pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit, atëherë ai do të dalë jashtë PD-së, ndërsa e quajti anti demokratike kërkesën për të thirrur një tjetër Kuvend në datën 18 dhjetor. “Ky veprim është në kushtet e dëshpërimit, për të mosrealizuar atë Kongres që shumica e delegatëve të PD e kërkon. Ky Kongres do të ishte i mundur nëse kërkohej përpara, dhe kjo ishte çështja e kompromisit sepse Berisha ka lënë të apur ekzistencën e fraksioneve për herë të parë në PD. Deklarata e Palokës ishte gjithashtu konsensus për ta bërë...
Continue reading...Acarohet situata në PD, Kokalari: Grida Duma duhet nxjerrë zvarrë nga zyra
Aktivistja e djathtë Evi Kokalari, e ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për zhvillimet në PD. Kokalari u shpreh se Grida Duma nuk duhet të jetë deputete dhe se ajo duhet nxjerrë zvarrë nga PD, sepse po tallet me demokratët e shqiptarët. “Më 11 dhjetor Basha ikën dhe PD do të forcohet. Janë 5-6 vetë që bëjnë lojë të shëmtuar dhe flasin për një parti, që nuk është e tyre, por është e gjithë anatërëve të Partisë Demokratike. Demokratët janë të entuziazmuar kur flet Sali Berisha. Në thelb, PD po shkatërrohet nga Soros, sepse Soros ka...
Continue reading...Debate të forta në PD, nuk përmbahet Grida Duma: Në ka ardhur koha, kjo parti të shkatërrohet
Nënkryetarja e PD, Grida Duma ka deklaruar sot në Kryesinë e partisë se PD mund edhe të shkatërrohet. Mbledhja është shoqëruar me debate të forta, në një moment Grida Duma është shprehur se nëse i ka ardhur koha, atëherë kjo parti të shkatërrohet. “Në ka ardhur koha kjo parti të shkatërrohet”, tha ajo.
Continue reading...PD me 2 Kuvende, Fevziu: Ka ndodhur një situatë e papritur
Moderatori Blendi Fevziu tha se situata është “komike dhe e paimagjinueshme” dhe se Basha po përpiqet që me “truke administrative” ta lodhë Berishën, duke i ulur vrullin lëvizjes së tij. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Fevziu tha se Partia Demokratike ndodhet në një ngërç, por e cilëson si një situatë jo të papritur. “Njëra palë ka thirrur datën 11 dhjetor me parimin që anëtarësia e zeron kryesinë. Zakonisht anëtarësia e kërkon mbledhjen e kuvendit kur nuk e bëjnë strukturat. Mbështetësit e Berishës mendojnë se kjo e zeron dakordësinë e kryetarit. Basha ka thirrur Kuvend tjetër. Mund ta thërriste një...
Continue reading...Arjan Curri zbulon arsyen pse Basha vendosi mbajtjen e Kuvendit me 18 dhjetor
Analisti Arjan Curri u shpreh se sipas tij shpallja e datës së Kuvendit nga ana e Lulzim Bashës do të thotë se në një farë mënyre firmat e Berishës janë vërtetuar. “Kongresi i datës 11 do ti dilte Bashës jashtë kontrollit dhe do të kishte një njollë në pozicionin e tij si kryetar. Prandaj dhe mbasi me shumë mundësi Kryesia ka dhe metoda të tjera për të vërtetuar votat. Agjentura brenda partisë është më e madhe. Me shumë mundësi është marrë vesh që ato vota janë dhe ndaj e shpallën datën në datë 18. Pse 3 ditë pas kutive u...
Continue reading...“Është shumë e rëndë”, Paloka nxjerr prapaskenat nga mbledhja e Kryesisë: I kërkova Lulzim Bashës që të shkojë në Prokurori
Deputeti Edi Paloka ka folur lidhur me deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha se Sali Berisha po bashkëpunon me Tom Doshi, Aqif Rakipi dhe Suel Çelën. Paloka zbuloi se dhe në mbledhjen e kryesisë kishte kërkuar që të shkohej në Prokurori nëse kjo gjë është e vërtetë. “Që kur u bë deklarata thash që nëse kjo është e vërtetë kjo punë duhet të shkojë në Prokurori. Nëse dikujt I është marrë vota nën kërcënim, duhet të denoncohet. U ngrit ky pretendim, u kërkuan prova, u tha që ka prova dhe nuk I japim. Kjo duket një lojë që nuk sjellë asgjë...
Continue reading...Ish-presidenti Moisiu plas deklaratën e fortë, zbulon akuzat e DASH për Sali Berishën: U bëri presion nipave të mi
Ish-presidenti Alfred Moisiu, është shprehur se akuzat e DASH për ish-kryeministrin Berisha, nuk janë të reja. Sipas tij, një ndër to që lidhet me minimin e demokracisë ka ndodhur dhe me nipërit e tij, të cilëve Berisha u ka bërë presion përmes ish-drjetorit të Aviacionit Gazmend Dibra. “Shkon drejtori i Aviacionit Civil Gazmend Dibra, u bënte presion nipave të mi që kishin kompani ajrore. ‘I thoni dajës të firmosë shkarkimin e prokurorit, edhe çdo gjë zgjidhet mirë.’ Ky ishte një lloj rikatimi (presion) i tipit mafioz. Si ka mundësi që kryeministri t’i bëjë rikatim (presion) presidentit, kryetarit të shtetit. Sigurisht...
Continue reading...Martin Henze i bën thirrje Bashës: Mjaft më me lajme fake, jep dorëheqjen
Eksperti gjerman Martin Henze, i ka bërë sërish thirrje kreut aktual të PD-së Lulzim Basha, që të japë dorëheqjen, duke menduar për të ardhmen e Kombit Shqiptar. Në një reagim në twitter, anëtari i CDU-së gjermane, i bën apel Lulzim Bashës që të mendojë për të ardhmen e vendit, duke u larguar nga drejtimi i PD-së. Anëtari i CDU-së gjermane Martin Henze, i ka kërkuar kreut aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha që të japë dorëheqjen. Në një reagim në twitter, eksperti gjerman teksa ka reaguar në lidhje me një deklaratë të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila bën...
Continue reading...Rama fton vajzën e re për për të shtypur butonin për nisjen e punës: E kam takuar në fushatën e 2013, u bë simbol i këtij rrugëtimi
Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Llogara të Vlorës, ku ka nisur puna në kantierin e ri për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë. Teksa mbajti fjalën e tij, Rama u shpreh se për fillimin e punës, nuk i pëlqen që të presë shiritin, pasi është i fokusuar tek përfundimi i punës. Për fillimin e punës, ai ftoi një vajzë të re, që sipas tij është bërë simbol i kësaj vepre dhe e ka takuar për herë të pare, në vitin 2013-të gjatë fushatës së PS. Pjesë nga fjala e Ramës: “Unë nuk pres shirita, nuk besoj tek gërshërët se jam shumë...
Continue reading...