Pasi partia e Albin Kurtit ka pësuar një humbje të thellë në zgjedhjet lokale në Kosovë, ka ardhur edhe reagimi i Richard Grenell. Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” Grenell, i drejtohet kryeministrit të Kosovës, duke thënë se këto zgjedhje i kanë dërguar një mesazh të fortë Kurtit. Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, shkruan se Kurti refuzoi projektet amerikane. Ndër të tjera ai thekson se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka bërë të qartë se për këtë nuk është dakord me kryeministrin Kurti. “Populli i Kosovës i ka dërguar...
Continue reading...Lajme
“Plani djallëzor i Vuçiqit dhe shpallja e Republikës serbe brenda Kosovës”
Serbia ka një ‘plan djallëzor’ që në Kosovë të themelon ‘zajednicën’, e pas kësaj të shpallë ‘Republikën serbe’ brenda Republikës së Kosovës. Kështu thotë kryetari i Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti. Ai në një prononcim thotë se, Serbia dhe presidenti i saj Aleksandër Vuçiq, duan boznjëzimin e Kosovës. “Me vendosjen e reciprocitetit nga ana e qeverisë Kurti për targat e automjeteve nga Serbia sipas marrëveshjes të vitit 2016 Kosovë – Serbi – sipas Vuçiqit me këtë veprim qeveria e Kosovës e hapi “Kutinë e Pandorës””, shprehet Kurti. Ai tutje thotë se, nga Kosova po kërkohet përmbushja e marrëveshjes për...
Continue reading...Si i mbeti nofka “Gjarpër” ish-presidentit Thaçi? Tregon mësuesi i tij
Arsimtari i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Zymber Hasani ka treguar se si Thaç e ka marrë nofkën “Gjarpri”. Ai ka thënë se kjo nofkë iu vendos pas një veprimi të tij në shkollë. Sipas tij, ai në orën e biologjisë, për dallim nga të gjithë nxënësit e tjerë, kishte pasur guxim ta kapte gjarprin me dorë. “Ne e kemi pasur profesorin e biologjisë, ai e mbante gjarprin në kabinet. Dhe, atë ditë që kishte të shpjegonte për gjarprin, e kishte nxjerrë atë dhe e ka vendosur mbi tavolinë e u thotë nxënësve “A guxon kush me e kap gjarprin...
Continue reading...Largohem nga PD, Agim Xhafka ironizon keq Agron Gjekmarkajn
Ashtu si Ervin Salianji edhe prurja e re e Lulzim Bashës në PD, intelektuali Agron Gjekmarkaj, është shprehur se nëse Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit, do të shkarkojë kreun aktual të demokratëve, atëherë ai do të ikë nga kjo Parti. Reagimet kundër Gjekmarkajt kanë qenë të shumta në rrjetet sociale. Por si përherë, një reagim origjinal plot ironi dhe sarkazëm, ka ardhur nga shkrimtari dhe publicisti Agim Xhafka. Postimi i Xhafkës: “Sa tha Gjekmarkaj, do iki nga PD nëse Berisha zgjidhet kryetar, firmat për Kuvendin nga 4.200 kërcyen në 5.200. Po foli dhe sot besoj do kapet numri 7.000”, shkruan...
Continue reading...Agron Gjekmarkaj: Nëse Berisha kthehet në krye të PD-së, unë do të largohem
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, deklaroi se Sali Berisha ka kaluar të gjitha fazat e veta në politikë, me fitore historike, por edhe me humbje. Sipas tij, ish-kryeministri nuk ka më se çfarë të ofrojë, duke shtuar se një PD në l*uftë me SHBA-të, nuk do të jetë mirë për Partinë. Nëse Sali Berisha kthehet në krye të PD-së pas mbledhjes së Kuvendit, Gjekmarkaj foli për “News24”, se do të largohet nga Partia. Pyetje: Çfarë do të thoshte një PD me në krye Sali Berishën e po kështu pretendimi për të qenë sërish Kryeministër i Shqipërisë? Gjekmarkaj: Është kërkuar...
Continue reading...“Partia nuk është një vendim gjykate” Situata brenda selisë blu, Bamir Topi: Basha është shumë larg Berishës
Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar situatën politike në të cilën ndodhet Partia Demokratike. Shpallja “non grada” e Berishës nga Amerika, shënoi edhe prishjen e marrëdhënies Berisha-Basha, e për këtë ish-presidenti tha, “Berisha ka patur dhe mesa duket e ka ruajtur një marrëdhënie dhe një kontratë me demokratët dhe kjo po vërtetohet, ndërkohë Basha ka bërë një kontratë me Berishën dhe jo me demokratët”. Ish-presidenti i Shqipërisë Bamir Topi theksoi se Basha është produkt i Berishës, dhe fakti që ish-kryeministri ka marrë foltoren e po mbush sallat, është një betejë e humbur për Bashën. “Basha duket se po ruan vulën dhe...
Continue reading...Ori Nebijaj flet hapur, zbulon dy figurat që simpatizon nga Partia Socialiste
Ori Nebijaj është një nga moderatoret më të dashura shqiptare, e po ashtu një nga figurat e reja më të rëndësishme të Partisë Demokratike. Ori shpesh në daljet e saj publike ka folur për figurat që simpatizon nga partia ku është angazhuar prej vitesh, por cilat janë figurat e saj të preferuara nga “kampi tjetër”? Ori ishte e ftuar në “E Diell”, ku ndër të tjera u pyet për emrat e dy deputetëve të majtë për të cilët ka simpati. Si fillim moderatorja e njohur nguroi dhe kërkoi kohë për një përgjigje, madje dhe tentoi ta anashkalonte, por më në...
Continue reading...“Sali Berisha ka që në dhjetor 1990 dhe kërkon të bëhet prapë kryetar e kryeministër”, shpërthen Kadilli dhe i jep ‘shuplakën’ e fortë politikës shqiptare
Ish-kandidati për kryetar të PD, dhe iniciuesi i “Iniciativës Demokratike” Fatbardh Kadilli ka reaguar sot pas zgjedhjeve të mbajtura një ditë më parë në Kosovë. Në një postim në rrjetet sociale, Kadilli shkruan se Kosova i dha një leksion politikës shqiptare, duke treguar se demokracia nuk është paftësi e shqiptarëve, por e elitës së korruptuar politike. Deklarata e Kadillit: “Leksion nga Kosova: Demokracia jo peng i elitave të korruptuara. Kosova tregoi se demokracia nuk është paftësi e shqiptarëve, por e elitës së korruptuar politike. Kosova, tregoi si votohet lirë dhe ndershëm, dhe mbi të gjitha tregoi si humben zgjedhjet me...
Continue reading...“Boll me këtë!” Rama i ‘mbyll gojën’ Spiropalit, çfarë e acaroi kryeministrin?
Ndërkohë që Lulzim Basha mbante fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Rama i kërkoi të dhëna Elisa Spiropalit dhe Arben Ahmetajt në lidhje me buxhetin. Në një moment, Rama i thotë Spiropalit “boll me këtë” duke i kërkuar gjithashtu Bashës që të kthehej nga deputetët kur fliste dhe jo nga ai. “Ktheu andej, jo nga unë”, tha Rama, ndërsa vijoi duke thënë “Hej Zot..”. Basha iu përgjigj se nuk kishte Zot që do ta mbronte atë nga irritimi i shqiptarëve dhe drejtësia. “S’ka Zot që të shpëton ty…dhe mos bëj ncncnc aty mbrapa..”, tha Basha.
Continue reading...Plas debati në Kuvend mes Gazment Bardhit dhe kryeministrit Rama: Nuk jam Paloka unë, ore më lër të flas, kush është ky more?
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ditën e sotme ka folur në lidhje me buxhetin e vitit 2022, por kjo çështje ka ngallur reagime dhe debate të shumta mes mazhorancës dhe opozitës. Rama ka shpërthyer me tone të forta ndaj sekretarit të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. Diskutimi: Rama: Mëso të lexosh o Basha mos shko pas balonave sepse nuk kupton çfarë flet 6.3 mi9lionë dollarë janë në buxhetin e energjisë dhe infrastrukturës. Mëso ta lexosh buxhetin para se të recitosh. E dyta the këtu nuk ka vajtur 50 miliard ,me arithmetikën tënde ashtu u nis rruga e kombit 33.6 miliard dhe...
Continue reading...