Lajme

Belind Këlliçi pranon skandalin e mbledhjes së firmave

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka folur për skandalin e publikuar nga Fiks Fare ditën e djeshme, ku tregohej se një gazetare e emisionit investigativ ka shkuar për të plotësuar formularin për Kuvendin Kombëtar në Sarandë. Këlliçi e ka konfirmuar se ka ekzistuar një gjë e tillë, por citon Floriana Garon se formulari nuk është dorëzuar tek Edi Paloka. Nga ana tjetër tregon se ka pasur shumë raste të tilla, por është bërë verifikimi dhe kushdo që ka nevojë për detaje, është i lirë që të bëjë verifikime. Këlliçi: Për të shuar çdo dyshim të tillë, edhe të këtyre rasteve,...

Continue reading...

Kryeministri italian e komplimenton për italishten që flet, ja përgjigjja që i jep Rama

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp Kryeminstri Edi Rama edhe dhe homologu i tij italian kanë shkëmbyer batuta mes tyre. Në nisje të fjalës së tij Draghi ka komplimentuar, kryeministrin Rama për italishten perfekte që flet. Në këtë situatë nk ka munguar edhe përgjigja e Edi Ramës i cili është shprehur se për këtë gjë I detyrohet gjyshes së tij. Diskutimi: Draghi: Urime për italishten perfektë. Rama: Më duhet të falënderoj gjyshen time.

Continue reading...

Noka dhe Shehu: Basha me Veliajn po shantazhojnë delegatët për Kuvendin e 11 dhjetorit, PD më e fortë me Berishën

Deputetët e Partisë Demokratike të pozicionuar krah ish-kryeministrit Sali Berisha kanë komentuar dje vendimin e Kryesisë së PD për të thirrur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më 18 dhjetor, ndërsa kanë shpërthyer në akuza të forta në adresë të kryedemokratit Lulzim Basha. Fillimisht ka qenë deputeti i PD, Flamur Noka, i cili teksa ishte i ftuar në një studio televizive akuzoi kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se po ndihmon Bashën për të dëmtuar Kuvendin e datës 11 dhjetor. Madje, Noka akuzoi Veliajn se po ndërhyn në çështjet e brendshme të Partisë Demokratike, duke u bërë presion demokratëve që...

Continue reading...

Salianji bën deklaratën e fortë: Firmat e delegatëve mund të jenë falsifikuar, Berisha ka “miting” dhe jo Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji e quan “tallje” procesin e mbledhjes së firmave të delegatëve për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetës së tij. Teksa dje ishte i ftuar në një studio televizive, Salianji theksoi se “s’ka firma”, duke aluduar se shumë prej tyre janë mbledhur me falsifikim gjatë “Foltoreve” të mbajtura prej Berishës. Madje, për të treguar se në zyrën e Palokës nuk janë firmat e mjaftueshme, zoti Salianji u shpreh se asnjë delegat i zonës së tij elektorale nuk ka firmosur për thirrjen e Kuvendit më 11 dhjetor. Sipas tij, Berisha...

Continue reading...

Sali Berisha “aktivizon” dhëndrin, Jamarbër Malltezi zbulon detaje nga dosja që mund të fundosë Bashën

Demokrati Jamarbër Malltezi ka folur mbi situatën në Partinë Demokratike pas përplasjeve Basha-Berisha. Malltezi ka folur për dosjen ruse që i është përmendur Lulzim Bashës. Ai deklaroi se nuk është e vërtetë që bëhet fjalë për para ruse, por për para që Basha i merrte biznesmenëve shqiptarë dhe nuk i deklaronte, por kërkoi ndihmën e një gruaje skoceze që kishte lidhje në Rusi për t’i depozituar te Nik Muzini. “Lulzim Basha ka rënë peng siç e tha zonja Kokalari e Nik Muzin. Dosja e Nik Muzin është shumë e rëndë. Zoti Basha është peng sepse rrezikon burgun dhe në Amerikë...

Continue reading...

A do të përjashtohet Sali Berisha nga PD në 18 dhjetor? Flet Alfred Rushaj

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Alfred Rushaj u shpreh se beson që në 18 Dhjetor, datë kur Lulzim Basha thirri Kuvendin Kombëtar të partisë do të vijë numri i mjaftueshëm i delegatëve për të bërë kuorumin e mjaftueshëm. Por nëse nuk do të vijnë, pasi në krahun tjetër Sali Berisha pretendon se ka mbledhur mbi 4200 firma për një tjetër Kuvend në 11 Dhjetor? “Nuk e di cfarë do të ndodhë. Në datë 18 delegatët do të vijnë” tha Rushaj. Ai theksoi se në 18 Dhjetor, Kuvendi që ka thirrur lideri demokrat nuk do të përjashtojë liderin historik nga...

Continue reading...

Skandali: Del zbuluar mashtrimi i madh i Sali Berishës

Fiks Fare denoncoi sot parregullsitë dhe abuzimet në procesin e mbledhjes së firmave nga ish lideri i PD-së Sali Berisha për të thirrur Kuvendin Demokrat në 11 dhjetor 2021. Fiks Fare tregoi se sa e lehtë ishte të firmosje dhe të plotësoje formularin pa qenë delegat, pa qenë anëtar i Kuvendit Kombëtar të PD-së dhe pa qenë as anëtar i Partisë Demokratike. Gazetarja e Fiks Fare plotësoi dhe firmosi pikërisht këtë formular që anëtarët e stafit të Berishës ua jepnin pjesëmarrësve, formular sipas të cilit çdo delegat mund të nënshkruajë për të kërkuar thirrjen e Kuvendit. Fiks Fare mori pjesë...

Continue reading...

Kreu i PD së Vlorës pas takimit të Bashës: Do shkoj te Kuvendi i Berishës

Kryetari i degës së PD-së së Vlorës, Genc Deromemaj ka sqaruar edhe përpara medieve kundërshtitë e tij pas mbledhjes së krerëve të degëve në rrethe me Lulzim Bashën në selinë blu. Deromemaj tha se nuk ishte ndier i kërcënuar nga Basha, por është i bindur se Kuvendi që kanë thirrur anëtarët është mbi atë që ka thirrur kryesia. “Mbledhja u zhvillua në lidhje me Kuvendin e thirrur nga Kryesia e PD për datën 18 dhjetor. Ky Kuvend tashmë është zgjidhur dhe vendimin e kanë marrë delegatët me të drejtë vote në gjithë Shqipërinë. Diskutimet e tjera nuk kanë vlerë. Kjo...

Continue reading...

‘Do jenë duke pirë ndonjë gotë vere të shtrenjtë’, fjalimi brilant i Alizotit: Shumë prej jush kanë ardhur këtu me pare, nuk e kanë idenë e teorive politike

Deputeti i Partisë Demokratike Tomorr Alizoti ka mbajtur një fjalim të fortë në Kuvend, ku tha se shumica e kolegëve të tij nga e majta dhe nga e djathta, nuk njohin ide dhe koncepte bazë të partive që përfaqësojnë. Alizoti tha se teza e PPP-ve që mbrohet me forcë nga të majtët, në fakt është një tezë e djathtë. Ai kritikoi dhe Lulzim Bashën, që sipas tij së bashku me Ramën dhe të gjithë ministrat duhet të ishin të pranishëm në Kuvend, dhe të mos ishin duke i ndjekur diskutimet për buxhetin me ndonjë gotë vere të shtrenjtë para duarve....

Continue reading...

Brnabiq ftesë Kosovës t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka ftuar gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, që t’i bashkohen nismës “Ballkani i Hapur”. “Kryeministrja ftoi të gjithë në Ballkan që t’i bashkohen ‘Open Balkan’ përfshirë edhe Prishtinën, të bashkohen, duke theksuar se ftesa është gjithmonë e hapur dhe se qytetarët e vendeve të rajonit do të përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga kjo nismë”, ka njoftuar Qeveria e Serbisë. Brnabiq foli duke iu përgjigjur pyetjeve në seminarin e 101-të Rose-Roth në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, “Integrimi Euro-Atlantik, Partneriteti për Paqe dhe hapa të mëtejshëm në adresimin e sfidave të mbetura. “në Ballkanin Perëndimor”,...

Continue reading...