Kuriozitete

Koha e duhur për të thënë ‘Të dua’

A e dini se kur është koha e duhur për të thënë ‘të dua’? Edhe pse shumica e njerëzve e ndjejnë këtë emocion të fortë, ende ka raste që nuk e thonë. Në Britani të Madhe është kryer një studim me mbi 2000 meshkuj dhe femra. Qëllimi kryesor ishte për të zbuluar zakonet e çifteve në dashuri, dhe sidomos të eksplorojnë kohën e duhur e ndërmarrjes së disa hapave kyç në lidhje me atë që vjen më pas. Shumica e të anketuarve pranuan se presin pesë muaj para se pala tjetër t’i thotë “Të dua” për herë të parë. Gjatë...

Continue reading...

A e dini pse nuk mund t’i përdorni celularët në avion?

Pse e kemi opsionin “Airplane mode” në celularët tanë? Pse nuk mund t’i përdorim celularët në avion? Ne kurrë nuk i përdorim celularët në avion. Pse? Të gjithë e kemi dëgjuar atë kërkesën e mërzitshme për ta fikur celularin përderisa kemi qenë duke e përdorur në avion. Si mundet që disa sinjale aq të dobëta si të celularit të ndikojnë në një avion që është mijëra ton? Shumë njerëz mendojnë se kjo ka filluar të praktikohet pas sulmeve të 11 shtatorit, dhe vazhdon të përdoret për t’iu dhënë pasagjerëve një ndjenjë të qetë. Por, kjo nuk është arsyeja e vetme....

Continue reading...

Unike: Ja si ngjyroset uniforma e ushtrisë (Video)

Një video e publikuar në rrjetet sociale, tregon dicka jashtëzakonisht të paimagjinueshme. A keni menduar ndonjëherë se si punohen dhe dizajnohen uniformat e ushtrisë? Dicka të tillë do të iu tregojmë në pamjet në vazhdim, teksa shihet se ilustrimet e mëposhtme janë të një metode unike dhe të paparamendueshme ndonjëherë, transmeton Klan Kosova. Ngjyrosja e kapelave apo helmetave dhe të gjitha elementeve të tjera që e përbëjnë një uniformë ushtrie bëhet në këtë mënyrë, për më shumë ndiqeni videon mësipër.

Continue reading...

Rituali bizar: Fëmijët i hedhin në bajga, për fat dhe mbrojtje nga të ligat (Video)

Në fshatin Betul në Madhya Pradesh të Indisë, prindërit e bëjnë një ritual të pazakontë me fëmijët e tyre. Ata i hedhin dhe i lyejnë fëmijët me bajga lopësh, duke pretenduar se kjo do t’ju sjellë fat dhe do t’i mbrojë nga të ligat. Banorët e fshatit të izoluar besojnë se ky ritual i mban larg nga çdo gjë e keqe, si sëmundjet apo varfëria, transmeton Telegrafi. Sipas tyre, “pastërtia” e bajgës së lopës u sjellë fëmijëve lumturi dhe jetë të gjatë. Në vendin ku lopa është e shenjtë, ky ritual mbahet vetëm një ditë pas Diwalit – një ditë...

Continue reading...

Njihuni me shqiptarin që pretendon se ka zbuluar një mjet të ri për ngrohje falas (VIDEO)

Me disa copëza pasqyre e një rreth të metalit në formë konkave ai mund të bëjë shumëçka.Avdullah Mëziu nga Morina e Skenderajt, që studioj për Informatikë Inxhinierike dhe Fizikë, ka bërë një zbulim interesant për ngrohje me energji solare. Ai thotë se ka arritur që me shpikjen e tij të ndez një copë druri në temperaturën -19 shkallë celsius. Këtë e ka të dokumentuar edhe përmes videove Mëziu shpjegon se si bëhet kjo.Sipas tij, kjo pajisje mund të përdoret për shumëçka.Ky zbulim i thjesht mund të prodhoj energji deri në 600 Watt, thotë Mëziu. Ai pohon se ka shkuar në...

Continue reading...

“Fiks Fare” zbulon“mjeku” që shëron sidën dhe kancerin dhe sume sëmundje tjera

“Fiks Fare” ka gjetur njeriun që shëron sidën, kancerin dhe shumë sëmundje të tjera të pashërueshme, madje ju ndihmon femrave që të mbesin shtatzënë. Ky njeri që pretendon sëmundje për të cilat edhe shkenca po has në vështirësi për t’i dhënë një kurë gjendet në Tiranë dhe ishte në qendër të kamerave të fshehta të emisionit investigativ. “Fiksi..” lë katër takime në ditë të ndryshme me mjekun popullor në përpjekje për të shëruar një vajzë me kancer. Në takimin e parë ai sqaron se dëshiron analizën për të parë gjendjen aktuale të personit me sida, ndërsa tre muaj pas kurës...

Continue reading...

Italia ka shitur gabimisht çaj me kokainë për disa vite

Një çaj bimor që përmban kokainë ka qenë në shitje në dyqanet e Italisë për disa vite, është zbuluar kohët e fundit. Zbulimi u bë pasi një shofer autobusi 38-vjeçar nga Gjenoa kishte pirë këtë çaj dhe pas testimeve për këtë substancë ai kishte dalë pozitiv. Shoferi, që është bërë i ditur vetëm sipas emrit Roberto, insistoi në pafajësinë e tij dhe tha se kishte pirë vetëm një filxhan çaj “delisse alla coca” një ditë më parë, raporton The Local. Doktori i tij i kërkoi atij që t’i sillte qeset e çajit në zyrën e tij, pasi shoferi i autobusit...

Continue reading...