Kuriozitete

Ky ishte shqiptari më i kërkuar nga amerikanët, fliste 18 gjuhë dhe të gjitha rrjedhshëm

Në vitet ’20 në Shqipëri do të vinte një mision amerikan që do të angazhohej për të kapërcyer pasojat e Luftës së Parë Botërore. Misionarët e Kryqit të Kuq Amerikan do të ofronin strehim, ushqim, vizita mjekësore e arsimim për popullatën shqiptare Shqiptari i shumëkërkuar nga misionarët amerikanë në vitet ’20: Ai është një xhevahir, flet 18 gjuhë dhe të gjitha në mënyrë të mençur! Në misionin e tyre, ata do të asistoheshin nga shqiptarë të ndryshëm të cilët do të ofronin shërbimet e tyre për sigurinë fizike, transportin, përkthimin etj. Gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, misionarët amerikanë do...

Continue reading...

Shkarkuan tonelata me lëkura portokalli në tokën e shkretuar, 16 vite më vonë ndodh e pabesueshmja

Nëse nevojshmëria industriale dhe ambientale do të bashkëpunonte me sinergjinë, rezultati do të ishte i pabesueshëm. Një eksperiment i nisur në vitin 1997, me një hark kohor prej 20 vitesh dha rezultate të papritura. Zbuluesit e Princeton, Daniel Janzen dhe Winnie Hallwachs u paraqitën në zyrat e kompanisë Del Oro, prodhuese e sukove të portokallit me qendër në Kosta Rika. Propozimi i tyre ishte shumë joshës: Nëse Del Oro kishte rënë dakord të hiqte dorë nga Zona e Guanacastës, disa nga tokat e saj ngjitur me të, me qëllim që aty të mund të shkarkoheshin tonelata mbetje portokalli në këto...

Continue reading...

Pesë gjërat që janë falas në aeroplan, por të cilat ju ndoshta nuk i dini

Ju keni shpenzuar para për një biletë aeroplani apo për bagazh shtesë. Por, përveç gjërave me pagesë, përcjell Telegrafi, ka gjëra që ju mund t’i merrni edhe pa paguar asnjë cent – në shumicën e aeroplanëve. Kujdestaria pa pagesë e fëmijëve Edhe prindërit duhet të shkojnë ndonjëherë në objektet e tualetit. Nëse udhëtoni vetëm me një fëmijë, mos hezitoni të ndaloni kujdestarin ose stjuardesën dhe kërkoni nga ata që të kujdesen për fëmijët tuaj. Filma, revista, lojëra Për të bërë fluturimin tuaj sa më të shpejtë dhe interesant të jetë e mundur, linjat ajrore ofrojnë një përzgjedhje të gjerë të...

Continue reading...

Këto janë 10 profesionet që paguhen më shumë dhe që nuk kërkojnë të keni një diplomë

Shumë profesione janë nga më të kërkuarat, pa qenë nevoja për mbarimin e Universitetit: Nga drejtuesi i fermës, te kontrolli i fluturimit. Për disa profesione, është më mirë të bësh djalin/student-model: të shkosh në shkollë për të marrë nota të mira, të diplomohesh dhe specializohesh. Por jo gjithnjë një formim i mirë arsimor është sinonim i rrogës së lartë, shkruan shqip. Ka në fakt profesione shumë mirë të paguara, që gjithsesi nuk përkojnë me nevojën për të pasur një titull universitar, të paktën sipas të dhënave të “US Bureau of Labor Statistics”: numrat relativë me këto 10 profesione, referohen në...

Continue reading...

Jeni konsumues i Donerit, a e dini se çfarë përmban mishi mbrënda?

Donerët janë një ushqim i shpejtë mjaft popullor në Shqipëri i huazuar nga Greqia dhe Turqia. Mishi shërbehet me pite, sallatë, patate të skuqura dhe salca të ndryshme. Në dukje, kjo pjatë është për të lëpirë gishtat. Në të vërtetë, a do ta dish çfarë ka brenda në mishin që po ha? AgroWeb ka kryer një vëzhgim mbi shumë prej dyqaneve që shërbejnë doner ose sufllaqe dhe ka zbuluar se shumë prej përbërësve të tyre nuk janë ato që reklamohen tek konsumatori. Shumë njerëz besojnë se shtresat e puthitura të mishit të përpunuar janë me të vërtetë prej mishit pulës,...

Continue reading...

Nëse do fillonte Lufta e Tretë botërore ky është vendi që mendohet se do të fitonte luftën

Situata në botë nuk është aspak më e mirë sesa para fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Po të kemi parasysh marrëdhëniet e acaruara mes të Rusisë dhe Perëndimit të nxitura nga tensionet në Ukrainë dhe embargon ekonomike ndaj Rusisë, pastaj situatën e nxehtë në Lindjen e Mesme, e po ashtu edhe në atë të Largët dhe raportet e acaruara mes Kinës dhe Japonisë në lidhje me ishujt kontestues, rreziku për një konflikt me përmasa botërore nuk është i vogël. Shto këtu edhe kapriçot e Kimit të Koresë së Veriut… Mediat botërore njoftojnë se është kriza ekonomike që nuk po...

Continue reading...

Sa kushton prerja e flokëve nëpër botë? Do t’ju habisë Zvicra (FOTO)

Nëse keni në plan një prerje flokësh, Zurihi asnjëherë nuk është vendi që duhet ta bëni këtë. Një analizë e bërë për shtetet në të cilat kushton më së shumti dhe më së paku prerja e flokëve, Zurihi qëndron e para me një çmim prej 62 dollarësh, transmeton InfoShqip.com Ndërsa në mesin e shteteve që kanë çmim të lartë për prerjen e flokëve qëndron edhe Oslo, Norvegji (48.10 dollarë), Kopenhaga, Danimarkë (45.10 dollarë) e kështu me radhë. Por, nëse prerja e flokëve në këto vende nuk është ide e mirë – të jesh frizer – mbase do të jetë shumë...

Continue reading...

Historia e dhimbshme e Jackie Chen, prindërit e shitën për 26 dollarë por sot e do tërë bota

Kur ishte vetëm 7-vjeç prindërit e tij u shpërngulën në Australi në kërkim të punës, ndërsa atë e lanë në mëshirën e fatit në vendlindje. Kështu fillon tregimi për aktorin Jackie Chen. Prindërit e kishin shitur tek një e moshuar për 26 dollarë. Mësuesi në një rast në shkollë ia kishte thyer hundën me shkop, por pikërisht në atë shkollë ai kishte fituar njohuritë bazë për akrobatikë, artet luftarake dhe teknikat e aktrimit. Sapo kishte përfunduar shkollën, kishte marrë ofertën që të luante në shtatë filma. Ai është rekordmen në librin e Ginisit për numrin e xhirimeve të përsëritura të...

Continue reading...

Elbasanlliu bën lekë me “thasë” në Gjermani, ja metoda që ka përdorur (FOTO)

Si çdo qytet i Shqipërisë edhe Elbasani ka traditën e tij të gatimit që e bën të veçantë nga qytetet e tjera. Një ndër to është “simitja me bugaçe”, traditë e cila daton prej dy shekujsh dhe është karakteristikë vetëm e Elbasanit. Shkaku i përgatitjes dhe shijes të veçantë që ajo ka bën që çdo qytetar i Elbasanit ta konsumojë për mëngjes. Mirepo kohet e fundit duket qe ky ushqim ka filluar te perdoret dhe eshte perhapur dhe ne disa qytete te tjera si Tirana, Durresi etj.. madje dhe jashte Shqiperise. Një treta e popullsisë është larguar nga vendi që...

Continue reading...

Gjermania nxjerr kartmonedhën me vlerë 0 euro ja për çfarë shërben

Pëlqimin për këtë e ka dhënë Banka Qendrore Evropiane, dhe kartëmonedhat do të shiten si suvenire. Me një vlerë prej 0 euro, kartëmonedha nuk ka vlerë dhe nuk mund të përdoret për tregti, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, kartëmonedhat shtypen në të njëjtën letër si të gjitha banknotat tjera me masat mbrojtëse të sistemit të rregullt dhe të aplikuar, duke përfshirë hologramë dhe filigranë. Janë bërë gjithsej 5.000 kartëmonedha. Kartmonedhat tashmë mund të blihen dhe kushtojnë 2.5 euro.

Continue reading...