Rrezet e diellit mund ta vrasin koronavirusin brenda 30 minutave. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Dr. Jose-Luis Sagripanti, një ish-virolog i ushtrisë amerikane, dhe Dr. David Lytle, një ish-virolog i qeverisë së SHBA. Virologët kanë zbuluar se rrezet e fuqishme ultravjollcë mund të shkatërrojnë për gjysmë ore 90% të Covid-19 që është nxjerrë nga kollitja apo tështima. Ndërkohë, në vjeshtë, rrezeve të diellit u duhet një orë e 17 minuta për të vrarë virusin. Periudha e efektivitetit të rrezeve të diellit ndaj virusit zgjatet edhe më shumë në mars. Sipas studimit, virusi shkatërrohet pas 3 orëve...
Continue reading...Kuriozitete
10 vendet më të mira në botë për të punuar dhe për të bërë biznes, 5 janë në Evropë
Deri sa vendet e mëdha luftojnë për dominimin ekonomik, kombet më të vogla mund të jenë në të vërtetë vende më efektive për njerëzit për të punuar dhe për të bërë biznes. Kështu thuhet në raportin “World Competitive Ranking 2020“, prezantuar nga Institute for Management Development (IMD). Sipas dokumentit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë shënuar një rënie të fortë në vitin 2020, pasi tensionet e vazhdueshme tregtare vijojnë të peshojnë në pozicionin e tyre ndërkombëtar, duke ua lënë vendin ekonomive më të vogla. Për të dytin vit me radhë, Singapori ruan vendin e parë ndërsa Danimarka është...
Continue reading...Çfarë lloj gruaje jeni sipas muajit të lindjes. Shumë prej jush do të habiten
Janar Të lindurat në Janar janë ambicioze, konservatore dhe tepër serioze. Ato nuk flasin për ndjenjat e tyre dhe rrallë herë i sheh të zemëruara. Në shoqërinë e tyre duan njerëz intelektualë që ndajnë pikëpamjet e njëjta për jetën. Shkurt Këto gra janë shumë romantike dhe duhen trajtuar me durim për shkak të ndryshimit të humorit. Jo të gjithë mund t’i kuptojnë, pasi fshaqin mendime abstrakte. Nëse i tradhëtoni, nuk do t’i shihni kurrë më me sy. Mars Gratë e lindura në këtë muaj kanë karizëm, bukuri tërheqë dhe janë të përkushtuara e besnike. Kur dashurojnë, dashurojnë fort dhe sinqerisht....
Continue reading...Treni ultra i shpejtë, nga Parisi në Berlin për vetëm katër orë në rrjetin evropian të trenave ultra të shpejtë
Rrjet i ri evropian me trena ultra të shpejtë – duke përfshirë një lidhje treni katër orësh nga Parisi në Berlin Paketa e rimëkëmbjes ekonomike e BE-së Covid-19 mund të përdoret për të financuar një rrjet evropian treni ultra të shpejtë – duke përfshirë një lidhje treni katër orësh nga Parisi në Berlin. Paketa e rimëkëmbjes prej 2 trilionë eurosh e BE për ekonomitë e shpërthyer nga pandemia e koronavirusit dhe bllokimi pasues i saj është drejtuar nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, dhe synon të shmangë një recesion të dëmshëm dhe të qëndrueshëm. Kjo ka...
Continue reading...Kur duhet ta vendosim maskën dhe kur mund ta shmangim atë?
Shkenca ka shumë informacione për të ofruar në lidhje me efektivitetin e bartjes së maskës, për të ndaluar përhapjen e coronavirusit, mirëpo mënyra e ofrimit të atyre informatave ka filluar të marrë një ngjyrim tjetër; si histori sensacioniste të medieve. Studimet mbi maskat ende nuk janë plotësisht përfundimtare, mirëpo luajnë rol kyç për të shmangur rreziqet shëndetësore – deri tek problemet me kancer, shkruan artikulli në Bloomberg, përcjell Telegrafi. Gjithsesi është akoma më mirë të marrësh vendime bazuar në disa prova jo të plota se sa t’i injorosh ato plotësisht. Në këtë rast, këto të dhëna, ndihmojnë të reflektojnë në...
Continue reading...Në stadiumin legjendar gjerman do të luhet sërish futboll pas 15 vitesh
Skuadra Türkgücü München, e themeluar nga emigrantët turq në 1975, do të luajë ndeshjet e tyre atje, pasi nga sezoni i ri do të jetë pjesë e Ligës së Tretë të Gjermanisë, duke u promovuar nga ligat rajonale e Bavarisë. Türkgücü do të luajë vetëm tetë ndeshje si vendas në Stadiumin Olimpik, dhe të gjitha të tjerat do t’i luajë në Grunwalder Strasse, aty ku luajnë TSV 1860 Mynih dhe skuadra tjetër e Bayernit. Ka qenë e paqartë se në cilin stadium do t’i zhvillojë ndeshjet si vendas skuadra e emigrantëve turq, pasi ishte e pamundur që të gjitha ato...
Continue reading...Shtëpia e Bardhë në ankth, libri i nxjerr “të palarat” Melanie Trump
Përpjekjet për të zbuluar të vërtetën rreth Melanie Trump kanë qenë gjithnjë aty pasi shumë pak njerëz janë të bindur në vërtetësinë e detajeve që dihen rreh Zonjës së Parë. “The Art of Deal, the story untold of Melania Trump” (Arti i Marrëveshjes, historia e pathënë e Melania Trump) është libri që po nxjerr të palarat e gruas së Presidentit amerikan, Donald Trump. Autorja Mary Jordan, fituese e çmimit Pulitzer në vitin 2003, po e bën Zonjën e Parë të dalë mashtruese jo vetëm përpara amerikanëve, por përpara gjithë botës. Sipas autores, nga intervistat e bëra me ish-miq të Melanias...
Continue reading...Korona uli ndotjen, kisha e fshehur turke bëhet e dukshme pas 1600 vjetësh
Nën ujin e pastër të Liqenit Iznik në rajonin perëndimor të Turqisë, një strukturë gjigande është vërejtur për herë të parë pas 1.600 vjetësh. Një kishë e lashtë, që ishte zhytur nën liqenin turk për më shumë se 1.600 vjet, tani është e dukshme për shkak të një rënie të mprehtë të ndotjes së ujit. Bllokimi mbarëkombëtar i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit pastroi ndotjen e ujit në rajon. Fotografia ajrore tregon qartë kishën e stilit romak poshtë ujit të qartë të liqenit. Fotografitë, e marra nga një dron, tregojnë muret e mëdha të strukturave dhe rrënojat që duket se...
Continue reading...Qyteti në Kilin e largët, ku rrugët mbajnë emra shqiptarë (FOTO)
Duke lexuar një shkrimtar kilian, një poet të cilin po e lexoja në spanjisht, në një moment gjatë rrëmit poetik më mbetën sytë te emri i një rruge që kishte vargëzuar poeti, emri i rrugës ishte… “Rruga e Dibrës”?!… U befasova sepse bëhej fjalë për një qytet në jug të Kilit me emrin Hualpën?!… Qytet nga vinte poeti I cili kishte lindur aty… Kuptohet plot kureshtje u futa në Google dhe kërkova më shumë për këtë rrugë me këtë emër kur për befasinë time mësova se aty në atë qytet në Kili jo vetëm që kishte një rrugë me emrin...
Continue reading...10 Thëniet më të famshme të Albin Kurtit (VIDEO)
Albin Kurti është një emër i njohur në skenën politike të Kosovë të paktën në dy dekadat e fundit, për vite të tëra ishte zëri i opozitës, por që nga 3 Shkurti i viti 2020 statusi i tij ka ndryshuar duke u bërë kryeministër i Kosovës. Si kryeministër nuk qëndroi gjatë se me datë 25 Mars të vitit 2020, pas një mocioni të ngritur ndaj tij uvendi i Kosovës rrëzoi qeverinë e Albin Kurtit. Në videon në vazhdim mund të shikoni “10 Thëniet më të famshme të Albin Kurtit“.
Continue reading...