Fun

Ekskluzivitetin e ka Ansi, zbulon i pari emrin e vëllait të vogël

Dy ditë më parë, Andrra Destani dhe Sinan Hoxha mirëpritën në jetë djalin e tyre të dytë. Ndonëse janë rezervuar për të ndarë me publikun foton e parë zyrtare të katër duarve nga spitali, informacionet e para i kanë ndarë edhe me fansat në rrjetet sociale. Andrra, pak orë pas lindjes, ka postuar në Story profilin e vogëlushit të sapolindur bashkë me mesazhin “E gjithë bota është e imja” dhe një ditë më pas, edhe shumë urime e përgëzime për lindjen nga dhjetëra miq virtualë. Ende as Andrra dhe as Sinani nuk kishin publikuar emrin e vogëlushit që sapo ka...

Continue reading...

Hyrremi mahnit me ngjyrën e re të flokëve: Dukja e pazakontë e aktores turke bëri rrëmujë në Instagram

Ylli i serialit popullor turk mahniti fansat me një ngjyrë të re të flokëve. Aktorja turke me origjinë gjermane, Meryem Uzerli (37), e njohur si Hyrrem në telenovelën “Sulejmani i Madhërishëm”, tërheq shumë vëmendjen e publikut. Aktorja shpesh eksperimenton me modelet e flokëve, kështu që vazhdoi në atë mënyrë, tani duke ua treguar ndjekësve të saj në Instagram ngjyrën e re të flokëve të saj. Por kësaj here ndryshimi është drastik! – transmeton Telegrafi. Në të vërtetë, Meryem i leu flokët me ngjyrë vjollcë. Edhe pse shumë ndjekës u befasuan nga ndryshimi i saj, duke e pyetur pse e bëri,...

Continue reading...

Buzëqeshje perfekte në foto? Ja truku i thjeshtë që duhet të bëni

Sekreti qëndron në gjuhën tuaj. Arritja e një fotografie të përsosur ndonjëherë nuk është e thjeshtë. Pozimi mund të kthehet në një veprim rraskapitës. Dhe pa marrë parasysh sa përpiqesh të kesh një buzëqeshje të këndshme dhe ta bësh foton të duket natyrale, shpesh rezultatet janë krejt të kundërta. Por duket se ekziston një mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë për të arritur një buzëqeshje të përsosur fotogjenike. Sekreti qëndron në gjuhën tuaj, shkruan The Sun, përcjell Telegrafi. Duke vendosur gjuhën në qiellzën tuaj, prapa dhëmbëve, fotot do të jenë shumë më të mira. Në këtë mënyrë do të arrini...

Continue reading...

Ana dhe Atdheu po bashkëjetojnë? Ndjekësit kapin detajet (FOTO)

Atdheu dhe Ana Lleshi trazuan rrjetin me puthjen e tyre të famshme, por duket se bashkë nuk i kanë ndarë rrugët edhe pasi Ana mbylli aventurën e saj në Për’puthen. Të dy realizuan një Giveaway, por nuk mbaron me kaq. Tashmë që edhe Atdheu është përjashtuar nga Për’puthen, në rrjete sociale, sidomos në aplikacionin TikTok që nuk iu shpëton asnjë detaj, Ana dhe Atdhe duket sikur qëndrojnë të dy në një shtëpi. Ndërsa janë futur në ‘video live’ në Instagram, divani, dritarja dhe këndi i dhomës së qëndrimit është identik. Ana Lleshi dhe Atdhe Xharavina kanë shprehur një pëlqim mes...

Continue reading...

Ditën e Lumturisë, ja kujt ja kushton Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka publikuar një fotografi familjare me dy vajzat dhe bashkëshortin në Twitter-in e saj. Përmes saj, ajo ka uruar Ditën e Lumturisë që sot shënohet në mbarë botën dhe këtë ditë ia kushtoi dy vajzave të saj binjake. “Në Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë t’i vlerësojmë ata që na sollën kënaqësi dhe të qeshura në jetët tona – të parët dhe më të rëndësishmit fëmijët tanë, lumturia e të cilëve na përmbush”.

Continue reading...

Rezultoi pozitiv, Tolgahan Sayisman shtrohet në spital (FOTO)

Edhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayman, ka rezultuar pozitiv pas testimit të Covid-19. Siç mësohet nga mediat vendëse, por edhe nga postimi i tij i fundit në rrjetet sociale, trajtimi po vijon në spital pas një periudhe të lehtë që aktori ka kaluar në shtëpi. Në një deklaratë të fundit në llogarinë e tij në Instagram, Tolga ka ndarë me ndjekësit lajmin se edhe ai është prekur nga virusi, por pas një trajtimi në shtëpi, i është dashur që të transferohet në spital. Siç shkruan Tolga, pasi mësoi se ishte infektuar, vendosi të trajtohet në shtëpi për një periudhë...

Continue reading...

Mori menjëherë vëmendje! Kjo është konkurentja më e re e “Për’puthen 40”

Kandidatja e re e Për’Puthen +40 në Top Channel, është Stela Nikolla, 41-vjeçarja nga Vlora me një vajzë të vogël. Qëkur hyri në sy ka rënë rinia e saj. Stela ka treguar për vajzën, duke theksuar se është pak xheloze dhe do të ketë kritika me kandidatët që do të zgjedhë. “Unë jam Stela Nikolla jam nga Vlora, e divorcuar, kam një vajzë 10 vjeçe. Vajza ime është e lumtur kur unë jam e lumtur. Goca ime është çik xheloze, nuk prononcohet. Është tip i qetë si puna ime e do bëjë sikur nuk do të kuptojë”, tha ajo.

Continue reading...

Aktorja tregon momentin më tragjik të jetës

Aktorja e njohur, Charlize Theron ka rrëfyer një ngjarje tragjike që ka përjetuar kur ishte e re, si pasojë e dhunës në familje. Ajo ka rikujtuar natën kur nëna e saj Gerda kishte vrarë të atin e saj Charles në vetëmbrojtje. Në një intervistë për NPR’s Fresh Air, aktorja ka rrëfyer se babai i saj kishte ardhur natën e ngjarjes së rëndë në shtëpi i dehur dhe se në këtë gjendje kishte gjuajtur me armë në drejtim të familjes, përmes një dere. Theron ka treguar se ishte vetëm 15 vjeçare në natën e vitit 1991 kur nëna e saj ishte...

Continue reading...

Ermal Mamaqi u gjobit nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, “ndëshkohet” me punë në komunitet (FOTO)

Aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi duket se ka zgjedhur ta “shlyejë” me punë në komunitet, gjobën e vendosur para pak ditësh nga autoritetet shëndetësore për grumbullime të ndaluara gjatë pandemisë. Moderatori dhe humoristi i njohur, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kandidatin për deputet të PS, Toni Gogu, e mbyllën me batuta humori sezonin e mbjelljeve në Liqenin e Fjollës në Pezë, ku vetë aktori kontribuoi në mbjelljen e 4 pemëve të reja. “Pasi është dënuar disa herë me gjoba, Ermali ka marrë vendim që do i shlyejë me punë në komunitet”, bëri...

Continue reading...

Plas keq në programin e ‘Përputhen’, Mevlani tha se ka takuar Ledianën me të ëmën, Antronela e nxjerr blof

Ndërsa foli për rregullat e emisionit që ka thyer, Mevlani përmendi bisedimet që ka patur me Ledianën jashtë programit dhe se kjo e fundit ka takuar edhe mamanë e tij. E ndërsa Mevlani tha këtë, Antonela iu përgjigj duke i thënë “pse nuk tregon se kë ke çuar te babi?” Mevlani më pas sqaroi se Antonela ka folur në një telefonatë video me babain e tij. “Do shkonim në një emision dhe gocat po shkruan ti grupi batuta, unë isha me babin dhe mora Antonelën në video-call, kjo bëri një batutë dhe unë ja kalova direkt”, tha ai Antonela tregoi...

Continue reading...