“Ata po mendojnë ta shndërrojnë Hagia Sophia-n në një xhami… Kjo është arsyeja pse udhëheqja turke nuk respekton ndjenjat e miliona të krishterëve, miliona besimtarëve ortodoksë,” deklaroi zëdhënësi për Patriarkanën e Moskës, Metropolitani Hilarion i Volokolamskut.
Ai beson se vendimi i ish-liderit turk Kemal Ataturkut në vitin 1934, i cili u ndërmorr “për të pajtuar gjithçka”, çoi në kthimin e katedrales së famshme në një muze të hapur për çdo vizitor.
Metropolitani Hilarion i tha kanalit televiziv Russia 24 se tani është e pamundur të kthehemi në mesjetë, kur Hagia Sofia u shndërrua në një xhami pasi turqit osmanë pushtuan Bizantin.
“Ne jetojmë në një botë shumëpolëshe, në një botë shumë konfesionale, ndaj është e nevojshme të trajtojmë me respekt ndjenjat e besimtarëve. Ne nuk e kuptojmë pse është e nevojshme të shndërrhet Hagia Sophia në një xhami tani,” theksoi metropolitani.
Ai shtoi se ishte e qartë se kjo ishte shkaktuar nga situata e brendshme politike në Turqi dhe fakti që Presidenti i Turqisë anonte (Erdogan) nga ata të cilët kërkojnë që tempulli të shndërrohej në një xhami, por që ky akt, sipas tij, ishte “shkelje e papranueshme e lirisë fetare në kushtet e sotme”.
“Dhe kjo është, natyrisht, jo vetëm një çështje e brendshme e Turqisë, siç thonë shumë zyrtarë turq, është një monument me rëndësi të përbashkët kristiane, botërore dhe ne e shohimme trishtim të madh atë që po ndodh rreth atij tempulli të krishterë”, përfundoi përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Ruse.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha më herët se Këshilli i Shtetit turk do të konsiderojë ndryshimin e statusit të tempullit, i cili tani ka status muze.
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha që vendi i tij ka të drejtë të ndryshojë statusin e tempullit dhe ta shndërrojë atë në një xhami, pavarësisht nga pozicioni i shteteve të tjera.
Këshilli i Shtetit, gjykata më e lartë administrative e Turqisë, të enjten vendosi ndryshimin e statusit të Hagia Sophia dhe shndërrimin e saj në një xhami. Këshilli i Shtetit konsideron se dekreti i Presidentit të shtetit është i mjaftueshëm për të ndryshuar statusin e tempullit. Vendimi do të shpallet brenda 15 ditëve.
Për më shumë se një mijë vjet, Kisha e Shën Sofisë në Kostandinopojë ishte tempulli më i madh në botën e krishterë. Pasi osmanët pushtuan Kostandinopojën, e cila çoi në rënien e Perandorisë Bizantine, tempulli u shndërrua në një xhami. Themeluesi i shtetit modern turk, Kemal Ataturk, me dekret e shpalli këtë ndërtesë një muze në vitin 1934, i cili përfshihet në listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore.