Ai erdhi në Parlament si përfaqësues i opozitës së re nga listat e PD-së dhe sot e braktisi partinë e tij për tu bashkuar me maxhorancën. Bëhet fjalë për Halit Valterin i cili tashmë është kandidati për deputet i zgjedhjeve të 25 prillit i PS-së cili mban vendin e 35-të në listën e Kamzës.
Sot ai për herë të parë zbuloi zhgënjimin nga PD-ja duke thënë ata janë kapur pas 5-së njerëzish dhe nuk mbrojnë më interesat e qytetarëve. Këtë ai e shprehu hapur gjatë prezantimit të 6-të kandidatëve të PS-së për qarkun e Tiranës nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.
“Sot ndjej keqardhje për partinë ku që fëmijë militova. Unë vazhdoj të jem i djathtë, nuk do të thotë që i jam bashkuar PS dhe ndryshoj mendimet e mia. Kjo është e bukura e këtij ekipi, që ka gjithëpërfshirje dhe i pranon të gjithë që me mendimet e tyre të bëjnë luftën e tyre, ashtu siç dinë ta bëjnë dhe t’i bashkohen rrugëtimit tonë.
Ndjej keqardhje edhe për shëmtinë se si e kanë katandisur atë parti, një parti ku ka pasur djem e vajza të mrekullueshëm të cilat bashkëjetonin me njëri-tjetrin, ndërmerrnin nisma shumë të bukura opozitare, protestonim kudo ku mendonim që duhet të ishim një zë i fortë për të mbrojtur interesat e qytetarëve.” -tha Valteri ndër të tjera.