Ish-kreu i SHISH-it Fatos Klosi i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV tha se pas ish-kryeministrit Sali Berisha, radhën për t’u shpallur non-grata nga DASH-i e ka presidenti Ilir Meta.
Deklarata e Klosit:
“Më vjen shumë keq, por Berisha dhe Meta kanë lidhje me njëri-tjetrin. Marrëdhëniet me Metën i kam ndryshe. Berisha ka qenë i mbrapshtë që në fillim. Këtë e provova në kurriz kur shkova në SHISH. Me Ilir Metën kam pasur më shumë kontakte dhe e çmoja. Por kur pashë lidhjen me Berishën dhe pastaj problemin me punësimin nga LSI-ja për t’u bërë partie rëndësishme gjërat nuk ishin njëlloj. Tani ka gabuar shumë. Berisha dhe Meta kanë ndihmuar njëri-tjetrin. Dhe pas Berishës, shumë shpejt edhe Ilir Meta do të shpallet non-grata”, tha Klosi.