Ende nuk është e qartë se si ndodhi por sot në vendin tonë është bllokuar e gjithë lëvizja ajrore duke shkaktuar një trafik të rëndë ajror në aeroportin “Nënë Tereza”. Belinda Balluku, Ministrja e Infrastrukturës ka reaguar menjëherë duke paralajmëruar se kushdo që do të mbajë përgjegjësi për këtë problem, do të dalë para ligjit.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Kryeministrit Edi Rama i cili tha se organizatorët do të kallzohen penalisht. “Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!” -shkruan ai në Tëitter.