Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, rikthejne Bleonën në “LOVE STORY 2”. Ditën e hënë, “LOVE STORY” ndez motorët e sezonit të dytë në televizionin KLAN.
Përgjatë këtyre javëve, produksioni ka zbuluar pak nga çfarë do të shohim të hënën në ekran, që nga “Love Story Daily”, e deri te emrat e njohur që do jenë pjesë, por misteri i opinionistit të tretë përfundoi.
Faqja zyrtare e “Love Story” në Instagram, ka treguar emrin e opinionistit të tretë, që është as më pak e as më shumë se Bleona!
Këngëtarja shqiptare rikthehet në Tiranë pas një periudhe të gjatë mungese, por këtë herë është dashuria ajo që e sjell në vendlindje… e kush tjetër veçse Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut mund ta bënte këtë?
Me ndryshime në formulë, me kastin e zgjeruar, me emrat pjesëmarrës, “LOVE STORY” pritet të kthehet në programin tuaj të dashurisë: çdo të hënë, në orën 20:10 dhe çdo ditë në orën 16:05, në Tv Klan!