Blendi Fevziu zbulon mesazhin që i kanë dërguar në celular: Ja kush do ta marrë në dorë menaxhimin e hapësirës ajrore të Shqipërisë

Gazetari Blendi Fevziu është shprehur për një nga mundësitë e vijimit të situatës në aeroportin e Rinasit. Teksa fliste emisionin e drejtuar prej vetë atij ‘Opinion’, dhe kishte në lidhje me ministren Belinda Balluku, Fevziu tha se kishte marrë një mesazh.

Gazetari shtoi se në mesazh i shkruanin se menaxhimi i hapësirës ajrore mund t’i kalojë një vendi fqinj.

“Më shkruanin një mesazh ku më thonin se menaxhimi i trafikut ajror të Shqipërisë. Që do të thotë, mund ta marrë në dorëzim Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo një vend tjetër,” – tha Fevziu.

Gjithsesi, kjo gjë nuk u mohua dhe as nuk u pohua nga ministrja Balluku.