Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos, teksa ka publikuar një foto të rrallë me të të shkrepur shumë vite më parë.
Fevziu shpreh vlerësimin e tij dhe dhimbjen për ndarjen para kohe nga jeta të Finos, nga virusi i rrezikshëm Covid-19.
“Lamtumirë Bashkim Fino. Asnjë ditë në politike nuk jetove si militant; atëherë kur vendi kishte nevojë për ty dite të ishe më i ekuilibruar se të gjithë ne. Vetëm se u largove më herët se sa duhej… (Foto e Korrikut 1998 në TVSH)”, shkruajti gazetari dhe drejtuesi i “Opinion”, në një postim në rrjetet sociale.
Ish-kryeministri dhe deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, u shua në moshën 59-vjeçare mëngjesin e kësaj të hëne. Ai ishte i infektuar me Covid-19 dhe humbi jetën për shkak të komplikacioneve nga virusi.