Anëtari i kryesisë së PD-së, Aleksandër Biberaj tha se sondazhet e nxjerrin opozitën e bashkuar fituese në zgjedhje me mbi 55% të votave.
“Të gjitha sondazhet e nxjerrin opozitën e bashkuar mbi 55%. Duket se kryeministri nuk ka nxjerrë mësime nga zgjedhjet e kaluara moniste të vitit 2019 dhe do të vazhdojë aventurën e vet.
Ne si opozitë nuk do ta lejojmë dhe sigurisht edhe ndërkombëtarët nuk do ta lejojnë, pasi është arritur një marrëveshje, që nuk është më e mira e mundshme, por është përpjekur për të arritur në një kompromis që t’u shërbejë qytetarëve. Dhe në jemi të bindur për fitimin e zgjedhjeve të ardhshme”, tha ai.