Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin ‘Shock’ me fitoren si kryetar i PD-së, Berisha ka arritur ta fitojë betejën e tij të sotme dhe të nesërmen, por në fund do të dalë i humbur.
Sipas tij, opozita e Berishës ia rrezikon më shumë pushtetin Edi Ramës se opozita e Bashës, edhe pse nuk do të mundet ta rrëzojë nga pushteti.
“Ky njëri e ka arritur qëllimin. E djeshmja ishte betejë që ai e fitoi, e ardhmja është po ashtu betejë që ai me gjasë do ta fitojë. Por ky është humbësi në fund të betejës, pasi kur i fiton të gjitha s’ka çfarë fiton me betejën e tij. Fitorja e dytë e madhe është mobilizimi i madh përballë Edi Ramës. Në fund do jetë humbësi i madh, pasi edhe nëse e zbret PS nën 70 mandate, askush nuk do të dojë të bëjë koalicion me të. Mendoj se do ketë betejë shumë të ashpër me Ramën”, tha Haxhiu.