Sali Berisha tha sot nga Shkodra se ka prova që Lulzim Bashës ndër vite i ka kërkuar dorëheqjen, shkruan javanews. Ai tha se në iPad-in e tij ka ‘dokumente’ që faktojnë se bisedat me Bashën në zyrë.
“Në këtë iPad kam shumë dokumente, që faktojnë se Lulzim Bashës i kam thënë në zyrën time shumë gjëra. Ato gjëra që keni kërkuar ju.
I kam kërkuar dorëheqjen në 2017 sepse rezultati i zgjedhjeve ishte rekordi më i zi. Por s’e kam sulmuar kurrë publikisht. Ky është gabimi im” – tha Sali Berisha në Shkodër.