Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim ironik në lidhje me përplasjet që po bëhen për bllokimin e Aeroportit të Rinasit.
Teksa qeveria Rama e ka drejtuar gishtin tek ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti Meta si organizatorë të këtij akti të rëndë që ka futur në kaos trafikun ajror, Manjani ka shkruar me ironi se kulla e Rinasit do të transferohet te kulla e stadiumit.
Postimi i plotë:
“Komiteti” mund të vendosë:
Për inat të Saliut dhe të Ilirit, kulla e rinasit transferohet te kulla stadiumit. Mu afër zyrave të tyre.
Aty bëhen dhe vaksinat, dhe shkarkohen direkt nga tajarja.
Ja ku u zgjidh kriza…
Ska zot që e nxjerr këtë Gomar nga balta ku është zhytur!” – shkruan Manjani.