Befason Kel Demi, shfaqet në emision me këpucët ndryshe-ndryshe (VIDEO)

Gazetari Enkel Demi i ka surprizuar të gjithë mëngjesin e sotëm, pasi është shfaqur me një këpucë me model ndryshe dhe një ndryshe.

Këtë e ka treguar vetë ai te “ABC e Mëngjesit”, duke i lënë të gjithë gojëhapur. Keli ka treguar se i ka blerë kështu, por i ka veshur sepse i vinte keq t’i hidhte.

Më tej, me plot humor gazetari ka dhënë dhe një mesazh për opozitën, duke e krahasuar situatën aktuale me këpucët e tija.

“Kam dy vjet që i kam një ndryshe, një ndryshe. Kam përshtypjen se e kam bindur veten që këto këpuce, janë të tilla në kuti, por me gjas i kam blerë unë kështu. Pastaj për të mos i hedhur i kam veshur rregullisht për gjatë gjithë kësaj periudhe dhe ju nuk i keni dalluar. Ky është problem juaj. Nuk ka rëndësi, njëra është me model dhe tjetra pa model. Mua më duket tendenc, është një modë e re. Shiko ata të opozitës si janë këtë periudhë si këpucët e mia, ca të keqe ka”, tha Kel Demi.

Video: