Lulzim Basha u rizgjodh për të tretën herë në krye të PD-së duke fituar me mbi 80% të votave përballë tre rivalëve të tij.
Lidhur me këtë gazetari Juxhin Mustafaraj u shpreh se demokratët i besuan edhe njëherë Lulzim Bashës me shpresën se do të hapë partinë dhe do të sjellë një frymë tjetër për t’i çuar drejt pushtetit.
Por cfarë do të ndodhë me rivalët?
“Nuk besoj se asnjëri prej rivalëve të përjashtohet. Do të jetë i vështirë një bashkëpunim me Shehajn, që tha se Basha nuk do ta sjellë dot PD-në në pushtet”.
Por si shpjegohet fakti që Agron Shehaj mori mbi 6 mijë vota në garën e 13 Qershorit?
“Është një votë që lidhet me të pakënaqurit brenda PD.
Ka mbështetje, është një numër votash që është marrë në zonat që ka punuar, në Vlorë, por edhe në Tiranë dhe disa qarqe, që strukturat i kanë besuar një zëri të ri, që gjërat në lidershipin e PD-së duhet të ndryshojnë”, tha Juxhin Mustafaraj.