Babai i Arjan Salës shpërthen në lot, merr në dorë titullin e të birit si “Dëshmor i Atdheut”

Babai i Arjan Salës ka shpërthyer në lot kur ka marrë në dorë titullin e djalit të tij si “Dëshmor i Atdheut”. Tituli është dorëzuar nga Edi Rama, i cili shkoi në banesën e Salës, disa ditë pas varrimit, e kjo për shkak se fushata i kishte ngrënë kohë dhe titulli i Arjanit nuk kishte dalë ende. Babai i Arjanit ka treguar edhe aktin heroik të djalit të tij, teksa nuk ka gjetur rastin të falenderojë edhe gjithë shqiptarët.

Biseda:

Babai: Nuk mund të flas asgjë. Nuk më hiqet asnjë sekondë nga mendja. Nxori ata që nxori, 15 a 20 se nuk e di. U fut prapë për të parë nëse kishte tjetër brenda.

Rama: Fjalët janë të tepërta. Ju duhet të jeni krenar për të. Ka shpëtuar shumë njerëz, fatkeqësisht me çmimin e jetës së tij po… Ka bërë vërtet një heroizëm të madh dhe shumë të rrallë. Natyrisht që jeta s’ka çmim dhe nuk kthehet, por sidoqoft ne menduam që është detyra jonë që ta nderojmë dhe vlerësojmë. Vendosëm që ta shpallim “Dëshmor të Atdheut.

Babai: Faleminderi

Rama: Do ta dorëzoj certifikatën e “Dëshmorit të Atdheut

Babai: Faleminderit zoti kryeministër

Rama: Do ta mbështesim me sa kemi mundësi familjen e tij të vogël. Edhe fëmijën, me sa të kemi mundësi. Ne vendoëm të japim dhe një shumë direkte për familjen. Këto janë më shumë për respekt sesa bëjnë ndonjë ndryshim… E ëma duhet të jetë keq ë

Të rroni e ta kujtoni gjithmonë

Ne erdhëm për ta respektuar. Do bëjmë gjithçka të mundemi që të mos ju lëmë vetëm. Shyqyr Zotit keni njerëz, por do të kujdesemi dhe ne për ju. E di që është e tmerrshme, se imagjinoj dot por duhet të jeni shumë krenar sepse ka bërë një akt që ka shpëtuar shumë njerëz.

Do ishin shumë familje duke qarë sot.

Nëna: La veç një me qa

Rama: Duhet të jeni shumë krenarë. Disa gjëra janë të pashpjegueshme por janë si të jetë shkruar.

Gruaja e Arjanit: Iu tha goja për të atin

Rama: Vetëm kush e lindi nuk pajtohet dot me këtë gjë. Të gjithë të tjetër vazhdojnë. Halla e tim eti kishte pasur një djalë, ia vranë, ia pushkatuan. Unë nuk e harroj. Kemi qenë të vegjël kur shkonim të shtëpia e saj. Shkonim për ti uruar vtin e ri. Ajo ishte në moshë. Ajo ndizte qirinj për të birin, 30 vite mbrapa. Nëna është e dënuar të ketë edhe dhimbjen më të madhe, të pangushëllueshme.

Por të ka lënë ngushëllim të vogël nipin.

Nëna: Shyqyr Zotit. I marr erën e djalit

Rama: Na ndodhi edhe vdekja e atij shokut tonë, Bashkimit. Kaloi një operacion të vështirë para disa kohësh. Covidin nuk e ashtu dot… Ishte i veçantë shumë. Shumë i veçantë. Shumë i mirë, i dashur, i butë. Të gjithë kemi ardhur për të ikur, nuk kemi ardhur për të ndenjur. Varet çfarë gjurme lejm.

Xhaxhai: Na iku por jemi krenarë që historia e tij nuk do harrohet.