ejona

Çiljeta prezanton djalin e dytë dhe të gjithë i thanë njëzëri: Bravo!

Çiljeta nuk heziton të publikojë shpesh foto familjare dhe foto e postuar pak më parë ka marrë të gjithë vëmendjen. Këngëtarja shfaqet duke pozuar krah Fernandos dhe djalit të Albanit. “Me djemtë e mi”, shkruan Çiljeta dhe të gjithë ndjekësit në komente e kanë përgëzuar duke i thënë se është shembull për faktin që i konsideron të dy si djemtë e saj. E ftuar në “Goca dhe Gra”, pak kohë më parë, Çiljeta tregoi se e do shumë familjen dhe ka vendosur t’i përkushtohet, duke lënë mënjanë karrierën. Ajo tregoi se dy djemtë duhen shumë me njëri tjetrin, dhe djalin...

Continue reading...

Gazetari i CNN “përgënjeshtron” grekët: Kryeministri australian është me origjinë shqiptare, si unë

Mbiemri i kryeministrit të ri australian, në italisht rezulton të jetë “shqiptar” dhe britanikja The Guardian shkruan se ky term në Italinë jugore përdoret për të përshkruar një të ardhur nga Shqipëria. Për origjinën e Kryeministrit të ri të Australisë, Anthony Albanese, ka folur edhe gazetari i CNN-it, Andrew Kaczynski. Në një postim në Twitter, Kaczynski ka shkruar se Albanese është shqiptar i Italisë, duke shtuar se edhe ai është arbëresh. “Ai është shqiptar i Italisë. Mbiemri i tij është Albanese. Është arbëresh, siç jam unë”, ka shkruar Kaczynski, duke përgënjeshtruar pretendimet greke, se kryeministri australian është me origjinë greke.

Continue reading...

Erdogan i “heq vizën” kryeministrit grek: “Mitsotakis, nuk ekizston më për mua”

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në një deklaratë të ditës së hënë, u shpreh se kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nuk ekziston më për të se ai pretendon se gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara u përpoq të bllokonte shitjen e avionëve ushtarakë F-16 në Turqi. “Ne kemi rënë dakord që të mos përfshijmë vende të treta në mosmarrëveshjen tonë. Megjithatë, ai vizitoi Shtetet e Bashkuara javën e kaluar dhe i paralajmëroi në Kongres që të mos na japin një F-16,” tha Erdogan në një konferencë shtypi pas seancës së kabinetit. “Ai nuk ekziston më për mua. Unë kurrë...

Continue reading...

Policia gjermane shoqëron Ramën në rajon

Kryeministri Edi Rama është shoqëruar nga policia në Gjermani. Der Spiegel shkruan se Rama është shoqëruar nga efektivët në bordin e avionit të Lufthansa, pasi nuk kishte vendosur maskën anti-covid. Pasagjerët që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, rrëfejnë se kreu i qeverisë refuzoi me forcë mbajtjen e maskës mbrojtëse saqë ekuipazhi është detyruar të thërrasë kapitenin për ndihmë. Megjithatë, duke qenë se ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për të mbajtur maskën FFP2, ndërhyri policia federale dhe bëri shoqërimin e kryeministrit shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në dhjetor të 2021./albeu.com

Continue reading...

Berisha ‘demonton’ kongresin e PS: Ramës i ka hyrë lepuri në bark, kërcënoi dhe ledhatoi SPAK-un

Kongresin e Partisë Socialiste, Sali Berisha e pagëzoi sot si “SPAK dhe Sali Kongres”, si edhe “Kongresi i lepurit në bark”. Berisha bëri një reagim të gjatë në Facebook mbi kongresin e djeshëm të PS-së, ku kryefjalë sipas tij ishte frika që kishte zënë Edi Ramën nga drejtësia. Ndërsa për SPAK-un thotë se është SPAK-u i partisë socialiste, Berisha shkruan se Rama nuk e fshehu dot frikën nga ai. “Më shpëtoni nga Sali Berisha” – e intepreton Berisha thelbin e fjalimit të Ramës. “Por Rama dje, pjesen me kryesore te fjales se tij koprolalike e çjerrese ia kushtoi SPAK-ut te...

Continue reading...

Monika Kryemadhi bëhet nostalgjike, kujton ditët e rinisë më Metën: Vitet s’kanë rëndësi

Një ditë pas ditëlindjes, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka publikuar foto me bashkëshortin e saj, Presidentin Ilir Meta, 28 vite më parë në Llogara dhe sot në Kepin e Rodonit. Nëpërmjet një shkrimi nostalgjik në Facebook, Kryemadhi shkruan se nuk janë vitet ato që kanë rëndësi në jetë , por e rëndësishme sipas saj është mënyra si njerëzit jetojnë vitet t, teksa shprehet e bekuar për familjen dhe miqtë e saj. “Nuk janë vitet në jetën tonë ato që kanë rëndësi, por mënyra si i jetojmë vitet tona është e rëndësishme. It is not the years in our lives...

Continue reading...

Për një natë shqiptarët grumbulluan 700 mijë franga për ndërtimin e xhamisë në St. Gallen, Zvicër

Vetem për një natë shqiptarët grumbulluan 700 mijë franga për ndërtimin e xhamisë në St. Gallen- Zvicërr. “Mbi 700.000 franga zvicerane tubohen në natën e parë të aksionit për blerjen e parcelës për xhaminë e re në qytetin e St.Gallenit. Të nderuar vëllezër e motra, xhematlinj, miq e dashamirë të xhamisë sonë! Dëshirojmë që t’ju informojmë se mbrëmë patëm një natë të veçantë në xhaminë tonë, ku përveç namazeve që falëm së bashku, nisëm edhe aksionin për tubimin e mjeteve financiare për blerjen e parcelës për të nderuar xhaminë e re tonën në qytetin e St.Gallenit. Xhemati ynë mbrëmë përjetoi...

Continue reading...

Vuçiç do dronët “Bajraktar”: Më premtoi Erdogan që do t’i kemi

Serbia është duke planifikuar që të blejë dronët “Bajraktar TB2”, të cilët u bënë të njohur gjatë luftës në Ukrainë, për efektivitetin dhe precizitetin në sulme ndaj forcave ruse. Siç shkruan mediumi turk për informim lidhur me industrinë turke të mbrojtjes “SavunmaSanayist”, deklaratat për blerjen e këtyre dronëve i ka bërë vetë Presidenti serb Vuçiç. “Dy ditë më parë, gjatë takimit me presidentin Erdogan të Turqisë, kam shprehur interesimin për të blerë Bajraktarët nga Turqia dhe Erdogan më ka premtuar se ne do t’i marrim ato. Do t’i kemi edhe këto armë në inventarin e Ushtrisë Serbe”, ka thënë Vuçiç....

Continue reading...

Vuçiq “pastron” kuadrot pro-ruse: Daçiq dhe Vulin pritet të mos jenë pjesë e Qeverisë së re

Me sa duket, Partia Progresive Serbe do të formojë Qeverinë e re të Serbisë, por në të mund të mos ketë vend për ministrin aktual të Policisë, Aleksandar Vulin dhe kryetarin e Kuvendit dhe liderin e SPS-së, Ivica Daçiq. Siç merr vesh gazeta beogradase, nova, partnerët perëndimorë kërkojnë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që ta “pastrojë” qeverinë nga kuadrot pro-ruse dhe shteti të marrë një kurs të qartë të politikës së jashtme në raport me Rusinë. Sipas “novas”, zgjedhjet për kreun e SNS-së dhe presidentin serb kanë qenë gjithmonë një justifikim për të mos mbajtur një qëndrim të qartë...

Continue reading...

‘Në Shtëpinë e Bardhë hyn një ambasador i Serbisë por jo edhe Kurti e Osmani, s’ka sinjal më të keq’

Fadil Hoxha, njohës i çështjeve politike ka komentuar vizitën e ambasadorit serb, Marko Gjuriq në Shtëpinë e Bardhë, ku u takua me presidentin Joe Biden, transmeton Periskopi. Ai kujton se si aty arriti të hyjë Gjuriqi, por jo edhe zyrtarët e lartë të Kosovës. Ja postimi i plotë: “Në Shtëpinë e Bardhë hyn një ambasador i Serbisë por jo edhe zyrtarët më të lartë të shtetit të Kosovës. Nuk ka sinjal më të keq se ky për dyshen Kurti – Osmani, që udhëheqin Kosovën. Sidomos kjo vlenë për faktin që Presidenti Biden është një mik i dëshmuar i Kosovës. Natyrisht...

Continue reading...