ejona

Nuk i shohim në publik, këta janë katër fëmijët e Erdoganit

Rexhep Taip Erdogan është presidenti i 12-të i Turqisë. Ai ka mbajtur edhe postin e kryeministrit për shumë vite me radhë. Por, jashtë gjithë kësaj, pak kush e di se Erdogan është baba i katër fëmijëve, të cilët shfaqen shumë rrallë në publik. Erdogani është martuar para 43 viteve me Eminen dhe së bashku kanë katër fëmijë: Ahmet Burak, Necmettin Bilal, Summey dhe Esra. Disa prej tyre tashmë janë martuar dhe kanë krijuar familje.

Continue reading...

Vuçiq, ambasadorëve që mbështetën aksionin e Policisë së Kosovës për luftimin e krimit dhe kontrabandës: Turp për ju

Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se është turp për ambasadorët dhe zyrtarët ndërkombëtarë që mbështetën aksionin e Policisë së Kosovës për luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës në veri të Kosovës. Aleksandar Vuçiq ka dhënë një intervistë për TV Prva rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë, ku policia mori një aksion në disa qytete për luftimin e kri mit dhe korrupsionit. Vuçiqit ka sulmuar të gjitha ambasadat dhe zyrtarë ndërkombëtarë që përkrahën aksionin e Policisë së Kosovës. “Ata që dolën me njoftimin se ishte një veprim i mrekullueshëm, turp për ju! Ju mund të jeni çdo vend që...

Continue reading...

Sveçla: Dronët serbë shkelën hapësirën ajrore të Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar, se i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak dhe komandanti i KFOR-it, pas aplikimit të reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve kishin ofruar një marrëveshje për zgjidhjen e krizës në veri të vendit, e cila ishte refuzuar nga Serbia. “Provokimet nga këto strukturat paralele vazhdonin në baza ditore, kishim edhe djegien e njërës prej pikave apo qendrave të regjistrimit civil në Zubin Potok dhe ndaj tjetrës me dy granata dore, të cilat fatmirësisht nuk shpërthyen. Ndërkohë, kemi filluar edhe bisedimet me faktorin ndërkombëtar, kishim dy propozime fillestare, njëra nga...

Continue reading...

“Serbia, po bëhet gati për luftë!” Paralajmëron Ministria e Mbrojtjes e Rusisë: Testohet “Pancir S” për mbrojtje nga NATO

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se artileri ushtarake serbe dhe ruse kanë kryer një marshim prej 170 kilometrave në poligonin ‘Pasuljanske livade’. Kështu shkruan në Facebook profesori universitar Fadil Maloku, i cili citon Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë, e cila ka njoftuar se ndër artileritë ushtarake është testuar edhe ‘Pancir S’, një armë e sofistikuar kundërajrore për mbrojtje nga NATO. Maloku shkruan se, Kosova për të ndalë këtë kërcënim serbo-rus mundet vetëm me shpejtimin e anëtarësimit të FSK-së në NATO. Postimi i plotë: “Serbia, po bëhet gati për luftë! Kosova, duhet sa më shpejt në NATO! Ministria e...

Continue reading...

“Vuçiq ka kërcënuar serbët”, ish-zëvendësministri tregon kush e dekonspiroi aksionin në veri, e përfshirë edhe BIA serbe

Njohësi i çështjeve të sigurisë në Kosovë Hajrullah Tërnava, ka komentuar aksionin e fundit të Policisë së Kosovës, të zhvilluar dy ditë më parë kundër kontrabandës, në qytete të ndryshme të vendit. Ky aksion ka përfshirë edhe pjesën veriore të Kosovës, duke shkaktuar reagime të shumta. Por, sipas Tërnavës, Policia e Kosovës i ka të gjitha kompetencat që të intervenojë edhe në pjesën veriore, ku u goditën kontabanduesit me mallra të ndryshme. “Policia e një vendi obligohet që t’i jetësojë ligjet që janë në harmoni me Kushtetutën në territorin e po atij shteti, për të cilin punojnë dhe janë të...

Continue reading...

Simboli që presidentja Osmani kishte në setër në OKB çmend Serbinë, ky është reagimi i tyre

Misioni i Serbisë në OKB ka dërguar notë proteste për shkak të paraqitjes së Vjosa Osmanit aty. Pakënaqësitë e Serbisë kanë të bëjnë me një flamur të vogël të shtetit të Kosovës që Osmani kishte vendosur në setër gjatë fjalimit në Këshill të Sigurimit. Përveç kësaj, Osmani në anën tjetër kishte të vendosur një karficë të punuar nga viktimat e dhunës sekesuale gjatë luftës së fundit. Mediat serbe thonë se edhe njëri nga këshilltarët e Osmanit kishte në maskën e tij flamurin e shtetit të Kosovës. Ky veprim i Serbisë duket patetik duke pasur parasysh faktin se ambasadori i Serbisë...

Continue reading...

“Ngrihu në këmbë kur të përmendësh Vuçiç”, plas keq sherri mes Vjosa Osmanit dhe ministrit serb në Këshillin e Sigurimit

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u raportua për Kosovën, nuk munguan as përplasjes mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e ministrit të Jashtëm serb, Nikola Selakoviç. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë fjalës së saj në Këshillin e Sigurimit ka kërkuar nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, që të gjunjëzohet para monumenteve të viktimave të luftës në Kosovë dhe të kërkojë falje për gjenocidin e kryer në Kosovë nga Serbia. Ajo ia ka përmendur vazhdimisht masakrën e Poklekut dhe 54 viktimat e saj, duke i kërkuar të gjunjëzohet para pllakës përkujtimore. “Ju ftoj të...

Continue reading...

SHBA e vendosur për Berishën, nuk pranon negociata dhe paralajmëron sekuestrim të pasurive sipas vendimit të Biden

Amerikanët kanë refuzuar tentativat e ish-kryeministrit Sali Berisha për të negociuar me ta pas shpalljes “non grata”. Në korridoret e politikës prej javësh po flitet se ish-kryeministri Berisha po tenton konsensus me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllim që të ndalojë “Foltoren” dhe planin për rrëzimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike. Të enjten në mbrëmje ishte gazetari Baton Haxhiu që zbuloi se zoti Berisha kishte futur ndërmjetës për të biseduar me amerikanët dhe se ai, sipas tij, ishte deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi. Por këto lëvizje kanë sjellë reagimin e ashpër të ambasadores së SHBA në Tiranë,...

Continue reading...

Berisha josh një tjetër deputet të PD-së që t’i bashkohet Foltores

Tashmë janë 10 deputetë që janë bërë pjesë e Foltores së Berishës në rrugëtimin që ka marrë ai nëpër Shqipëri. Por i ndërgjegjshëm për pakënaqësitë që Basha ka krijuar brenda grupit, Berisha ka joshur në mënyrë të tërthortë një tjetër deputet, që në zgjedhjet e fundit kandidoi për kryetar të PD-së, Agron Shehun. Sipas Berishës, pasi u votua nga 20% e anëtarësisë, ai duhet të ishte në kryesi, sipas ish-kryetarit të PD-së. “Agron Shehu meritonte të ishte në kryesi, u votua nga 20% e anëtarësisë. Kush votohet, kandidon për kryetar mbetet në kryesi. Por jo, çdo njeri që kundërshtoi u...

Continue reading...

Veliaj, Bashës: Meriton respekt që largove Berishën. Je lider

Nuk mungojnë reagimet e mazhorancës ndaj kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha. I fundit që ka komentuar është edhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Ky i fundit, gjatë një interviste dhënë në TopNews ka komplimentuar Bashën për përjashtimin e Sali Berishës. Ai tha se Basha u tregua lider. ‘Duhet vlerësuar, Lulzim Basha mori një vendim shumë të rëndësishëm. Me vendimin për të përjashtuar Sali Berishën, meriton respekt’, është shprehur Veliaj gjatë intervistës së tij. Pas kësaj deklarate të Veliajt duhet parë sa leje apo vila do shtojë tani Lulzim Basha.

Continue reading...