Astrit Patozi ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pasi kryeministri Edi Rama bëri publik sot se satelitët Albania 1 dhe Albania 2 do të lëshohen në orbitë në Mars dhe në Qershor. Postimi i plotë: “DERI NË MARS NA BËJ ÇFARË TË DUASH, O KOMANDANT! Tani që morëm vesh për lëshimin e satelitit Albania 1, o komandant, na bëj çfarë të duash deri në mars, se nuk të themi gjë. Jemi gati të rrimë, jo vetëm pa drita, por edhe pa bukë po qe nevoja, vetëm bar nuk hamë dot, se nuk lejohet. Le që na...
Continue reading...ejona
Shkarkohet Luan Baçi si Kryetar i degës së PD-së në Fier, zbulohet kush emërohet në vend të tij
Bëhet me dije se Agron Kapllanaj është komanduar si Kryetar i degës së PD-së në Fier, deri në ristrukturimin e kësaj dege. Kapllanaj zëvendëson Luan Baçin, deputetin demokrat, i cili iu bashkua Foltores së ish-Kryeministrit Sali Berisha. Baçi kishte paraqitur dorëheqjen muaj më parë për shkak se kandidoi për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, por ai vijonte të mbante funksionet e Kryetarit, pasi nuk ishte caktuar apo deleguar asnjë emër tjetër. Gjithsesi, duket se pozicionimi i tij përkrah foltores së Berishës, ka detyruar Lulzim Bashën, kreun e PD, që të përcaktojë një drejtues të degës, deri në atë që...
Continue reading...Ministrja Spiropali reagon pas ultimatumit që Rama iu dërgoi sot demokratëve dhe zbardh qëndrimin e PS-së
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se është gati të diskutojë me opozitën për propozimet e bëra për ndryshimet kushtetuese. Rama tha se këto bisedime do bëhen në shqip dhe se “nuk do diskutojë me opozitën në anglisht”, duke lënë të kuptohet se këto janë çështje që duhen zgjidhur nga vetë palët politike dhe jo nga ndërkombëtarët. “Vetëm Biblën dhe Kuranin nuk mund të ndryshojmë, çdo gjë tjetër po, nëse biem dakort, nuk është e shkruar në gur. Por, edhe një gjë, do ta përsëris edhe në sy të ambasadorit, sa të jem unë nuk ka më dialog në anglisht me...
Continue reading...“S’e kuptoj se pse Soreca pranon që të shkelet nga toni erdoganist i Edi Ramës”, shpërthen gazetari Genc Burimi dhe befason me deklaratën e tij
Gazetari Genc Burimi ka kundërshtuar mënyrën sesi kryeministri Edi Rama u shfaq sot në konferencën për shtyp me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca në lidhje me raportin e vlerësimit të KE-së mbi procesin e negociatave. “Ai foli me një ton erdoganist në këtë konferencë për mediat. Është skifo, është me një ton erdoganist, ishte i papranueshëm. S’e kuptoj se pse Soreca pranon që të shkelet nga një ton i Edi Ramës, erdoganist. Ai i bën presion PD-së se nëse nuk e voton Vettingun do të përballet me amerikanët, ndërsa tani thotë se nuk merret me ndërkombëtarët. Patronazhistët janë në hetim...
Continue reading...U përfol se ka qenë pjesë e Soros-it, Endri Shabani del me reagimin e papritur: Turp të më vijë
Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmeve që kanë qarkulluar dittë e fundit se ai bashkë me avokatin Adriatik Lapaj janë pjesë e fondacionit Soros. Përmes një postimi ironik ai kërkon falje që është përzgjedhur nga ky fondacion që ndihmon njerëzit që nuk kanë mundësi ekonomike që të kenë një avokat falas, që ndërton shkolla dhe rrugë në vendin tonë. Postimi i plotë: “Autokritike! Vertet e kam thene prej kohesh qe ne te shkuaren time kam punuar si studiues dhe menaxher programi per fondacionin Soros ne Shqiperi. Por deri me sot nuk kisha kerkuar...
Continue reading...Lisandër Hoxha zbulon ‘lojën e pisët’ mes Ramës dhe Bashës: Luli është bërë mafioz
Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha, e ka konsideruar si një maskarallëk politik, propozimin e Bashës për vettingun e politikanëve. I ftuar në “Repolitix”, ai tha se kjo do ti kthejë politikanët në kukulla të Ramës dhe Bashës. “O është bërë Luli mafioz, ose po i çon me duart e veta Ramës një mekanizëm se si të ushtrojë presion tek disa njerëz me paçavure të tilla. Ky është një maskarallëk politik që politikanë të caktuar ti ushtrohet presion politik. Kjo është aq banale sa është politika shqiptare. Kjo do i kthejë politikanët në kukulla inkubatore të bindura ndaj Ramës dhe Bashës....
Continue reading...Këndon Kur’anin, i pari në Europë e i katërti në botë, Ibrahimi: Nuk e lë dot Shqipërinë
Egzon Ibrahmi një lexues dhe këndues i mirënjohur Kuranit, ishte i ftuar sot në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi. Këngët e tij me tematika fetare numërojnë me mijëra klikime, dhe ai është kthyer në të preferuarin e besimtarëve jo vetëm në Shqipëri, por njohja e tij ka kaluar edhe trojet. Egzoni na tregon për pjesëmarrjet e tij në arenat ndërkombëtare, ku është vlerësuar me çmimet më të larta për lexim dhe këndim të librit të shenjtë. “Në Evropë kam dalë i pari dhe në botë i katërti. Është ndjenjë e papërshkruar të vlerësohesh nga mësuesit. Kam pasur qëllimet dhe...
Continue reading...Deklarata e fuqishme e Halil Gecit: Bekimi ka qenë në garë kundër Serbisë e Rusisë, ata janë të rrezikuar si Jasharajt e vjetër
Për zgjedhjet në Drenicë dhe fitorën e PDK-së, kundër Bekim Jasharit ka reaguar përsëri veprimtari i LDK-së, Halil Geci. Ai përmes një shkrimi në facebook, thotë se Bekim Jasharit i është vjedhur fitorja në Skenderaj, dhe kërkon nga drejtësia e KQZ-ja që t’ia kthejnë fitorën Jasharit. Në këtë shkrim, Geci thotë se kandidimi i Bekim Jasharit për të parin e Skenderajt ishte një testim i mrekullueshëm, që sipas tij, e vërtetoi se Drenica është nën mbikqyrjën e UDB-së dhe DGSE-së francëze. Madje Geci thotë se të rinjt e Jasharëve janë të rrezikuar sikurse të vjetrit. Geci shprehet se, Bekimi ka...
Continue reading...Vuçiç: Prishtina pësoi një humbje politike, mund të ketë aksione të reja policore
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot se mund të ketë aksione të reja të Policisë së Kosovës, siç thotë ai për shkak të humbjes politike që pësoi Prishtina, duke shtuar se Serbia do të jetë gati për këtë. “Shpresoj se arsyeja dhe një qasje racionale do të mbizotërojë në punën e njerëzve në Prishtinë, edhe pse është e vështirë të llogaritet në atë pas kësaj disfate politike që ata përjetuan, dhe kam frikë se ata do të kërkojnë një rrugëdalje nga situatat e pakëndshme të tyre,” është shprehur Vuçiç. Presidenti serb shtoi më tej se Beogradi duhet të jetë...
Continue reading...“Veriu rrezikohej atëherë kur Haradinaj priste në zyrë Radojiçiqin”, “Unë frikën e kam te ti kryeministër”, përplasje mes Kurtit e Haradinajt për operacionet në veri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës i është përgjigjur deputetit të AAK-së, Ramush Haradinaj pasi që ky i fundit tha se operacionet policore në veri janë bërë me qëllim për ta dorëzuar atë pjesë. Kryeministri Kurti tha se në veri të Ibrit ka më shumë rend e ligj sot se sa ndonjëherë tjetër që nga shpallja e pavarësisë. Kurti tha se ajo pjesë ka qenë e rrezikuar kur Haradinaj e priste në zyrë Milan Radojiçiqin. “Asnjë barrikada nuk ka në veri. Veriu ka qenë i rrezikuar atëherë kur deputeti Haradinaj e priste në zyrë kriminelin...
Continue reading...