Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma këtë të hënë në Kuvend ka replikuar me kryeparlamentaren, Lindita Nikolla, pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama. Sipas Dumës, kryeministri ka përdorë fjalë fyese ndaj deputetëve të opozitës, ndaj një gjë e tillë nuk duhet që të lejohet më. Ndër të tjera ajo ka kërkuar nga kryeparlamentarja që të bëjë kujdes kur të dëgjojë fjalë përçmuese dhe të ndalojë fjalimin dhe jo të sillet sikur Rama është eprori i saj. “Nëse ju do të vijoni në këtë model ta trajtoni kryeministrin si epror dhe ju si vartës do ju tërheqim vëmendje. Që tu drejtohet...
Continue reading...ejona
Berisha i akuzoi se pinë kafe 250 euro në Itali, Gjekmarkaj zbulon sa ka kushtuar në të vërtetë fatura
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka folur për zhvillimet e fundit politike. Ai gjithashtu ka zbuluar qëllimin e vizitës në Itali dhe se sa ka kushtuar në të vërtetë fatura e kafesë, që e vuri në qendër të vëmendjes. “Ne ishim të ftuar nga “Konrad Adenauer” në një trajtim 4 ditor, një ditë ishim në Milano se kishim takim me përfaqësues politik dhe të biznesit, pasi përfunduam punën, shkuam në një kafe, afër diellit në Piazza Duomo. Mungesa e përvojës më shtyu që ta sqaroja, e parashikova se ishte një zotëri me të shoqen që na shikonte me një farë...
Continue reading...Yuri Kim bashkë me kongresmenët amerikanë i shkojnë në zyrë Lulzim Bashës
Pas Ramës, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim me kongremenët amerikanë i janë drejtuar selisë blu, në një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Në vijim do ju sjellim edhe info më në detaje rreth këtij takimi në mes Yuri Kim dhe Bashës bashkë me kongresmenët amerikan.
Continue reading...“Lulzim Basha po largohet nga politika me turp”, Bujar Nishani del me deklaratën e fortë
Ish-Presidenti Bujar Nishani përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Lulëzim Basha ‘de facto’ është i larguar jo vetëm nga drejtimi i PD-së, por edhe nga politika. Nishani shkruan se çdo politikan një ditë do largohet nga politika, por sipas tij rëndësi ka sesi largohesh dhe për çfarë do të kujtohesh. Postimi i Nishanit: “Lulzim Basha është tashmë “de facto” i larguar, jo thjesht nga drejtimi i PD, por nga politika shqiptare. Ai i shkaktoi shumë dëme asaj partie, sistemit politik në tërësi, integritetit të pluralizmit si dimension. Nga politika çdo politikan do të largohet një ditë. Rëndësi ka...
Continue reading...“Kam 2-3 orë që nuk jam i qetë”, Manjani reagon pas lajmit që dëgjoi për ambasadoren Yuri Kim
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim ironik në rrjetet sociale në lidhje me lajmin që qarkulloi mëngjesin e sotëm, se ambasadorja Yuri Kim mund të largohet nga Shqipëria, pasi është një prej kandidateve për ambasadore e SHBA-së në Korenë e Jugut. Postimi i plotë: “Dëgjova në radio sot se Yuri Kim mund të largohet së shpejti. Thone se do ta emërojnë diku tjetër… Kam 2-3 orë që nuk jam i qetë. Jam i shqetësuar madje se si do na ikë kaq shpejt shoqja Kim!? Kush do emërohet ministre/ër propagande në vijim?! Nejse, në shkoftë udha e...
Continue reading...“Do çojmë panele diellore në stane”, ministrja Krifca ‘godet’ sërish, lëshon perlën e radhës
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca pas deklaratës për ngritjen e ‘Akademisë së Barinjve’, u shpreh sot se do të dërgojnë panele diellore në stane. Deklarata e Krifcës: “Që në periudhën si drejtoreshë e Azhbr jam konsultuar me bujqësori dhe ne donatorë, Gizi ka qenë një partner ne kemi filluar që në 2018 të mbështesim stanet me infrastrukturën e nevojshme dhe me panele diellore që të lehtësojmë jetën e këtyre profesionistëve në fushë e vetë dhe është një program që do të vazhdojmë ta përforcojmë pikërisht për të ruajtur traditën në fusha të tilla. Kjo nuk është vetëm e shprehur në...
Continue reading...Flet Nard Ndoka: Berisha, rasti i dytë në botë pas Mandelës, që SHBA gaboi kur e shpalli “non grata”
Nard Ndoka, ishte i ftuar në emisionin “Java në Dritare Tv”, ku është shprehur se; ish-kryeministri Berisha, mund të jetë rasti i dytë në botë, pas Nelson Mandelës, që SHBA ka gabuar kur e ka shpallur “non grata”. Sipas Ndokës, dosja e Berishës duhet të vijë të gjykohet në Shqipëri, “Unë do të doja që dosja e Berishës, të vijë këtu të gjykohet. Edhe Mandela ka qenë shpallur “non grata”. Kur Mandela fitoi lirinë dhe u zgjodh President i vendit të tij, ai udhëtonte me një leje ekstra nga Departamenti I Shtetit, për të vizituar SHBA, sepse ishte “non grata”....
Continue reading...Po vjen avioni “plumb” që do të ndryshojë fluturimin
A është një vezë, një blimp apo një plumb? Sido që të dëshironi ta quani formën e avionit të ri “Otto Celera 500L” ai parashikohet që të revolucionarizojë aviacionin. Duket si asnjë aeroplan tjetër. Ai ka një aerodinamikë unike. Avioni i ri do të djegë më pak karburant. Fluturimi me “Celera” do të kushtojë 328 dollarë në orë. Ideja për avionin e ri është e veteranit të hapësirës ajrore William Otto. Projekti filloi si një eksperiment mendimi: A do të ishte e mundur të dizenjohej një avion biznesi që është në mënyrë dramatike më i lirë për t’u drejtuar sesa...
Continue reading...Ministrja e re e Ramës: Do hapim Akademi për barinjtë, profesion që duam ta ruajmë
Një deklaratë e pazakontë është bërë nga ministrja e Bujqësisë Frida Krifca e cila deklaroi se do të hapet një Akademi për të rinjtë që dëshirojnë të marrin profesionin e bariut. Kjo sipas saj duhet bërë pasi duhet ruajtur si diçka e trashëguar në Shqipëri. E pranishme në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisinë, Krifca tha se njerëzit nuk duan të shkojnë të bëhen bari pasi kërkojnë një gjë më te lehtë. Ministrja tha se do bëjë një akademi, një grup njerëzish që do dalin të kërkojnë njerëz, të rinj që do tu thonë të bëhen barinj pasi do...
Continue reading...“Si do i frenoni njerëzit të largohen nga Shqipëria?” Rama i përgjigjet nxënësit
Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka zhvilluar një takim me nxënësit dhe studentët e gjimnazeve të zonës së Bathores dhe të Kamzës. I pyetur nga një prej të rinjve se çfarë strategjie ka qeveria për të frenuar largimin e njerëzve nga Shqipëria, Rama i përgjigjet se nuk ka një forcë që të përmbysi këtë fenomen në një kohë të shkurtër. “Më pyeti një djalë që çfarë strategjie keni ju për të frenuar njerëzit që të largohen. Kjo është temë delikate dhe e ndjeshme. Por janë disa gjëra që siç të gjitha të vërtetat duhen thënë dhe kur nuk janë...
Continue reading...