Një çift izraelit dhe një shtetas turk po përballen me akuza për spiunazh pasi u vunë në pranga sepse fotografuan rezidencën e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan nga Kulla Çamlıca në Stamboll. Stafi në seksionin e restorantit të kullës vuri re izraelitët, të identifikuar me inicialet N.O. dhe M.O., dhe shtetasin turk I.A. që po i bënin foto shtëpisë së presidentit, dhe lajmëruan autoritetet. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, njoftojnë mediumet turke. Të dyshuarit u arrestuan dhe janë marrë në pyetje, i nga efektivët ashtu dhe nga pjesëtarë të zyrës së kryeprokurorit publik të Stambollit përpara se të transferoheshin në burg....
Continue reading...ejona
Bezos: Në të ardhmen, njerëzit do të jetojnë në hapësirë, pushimet do t’i bëjnë në Tokë
Miliarderi i njohur, Jeff Bezos, ka deklaruar në një të ardhme, hapësirë do të jetë vendbanimi i njerëzve, ndërsa Tokën do ta vizitojnë për pushime. Themeluesi i kompanisë Blue Origin ka deklaruar se në shekujt që vijnë njerëzimi do të lindë në hapësirë dhe do të jetojnë po aty. “Gjatë shekujve, shumë njerëz do të lindin në hapësirë, ajo do të jetë shtëpia e tyre e parë. Njerëzit do të lindin në koloni, do të jetojnë të kolonializuar, pastaj do të vijnë për vizitë në Tokë”, ka deklaruar Bezos. Parashikimi i tij u bë gjatë një bisede të mbajtur në...
Continue reading...Qeveria në “riparim” BDI nuk ndërron ministra, LSDM kërkon liderin e ri
Pas zgjedhjeve lokale dhe votimit të pasuksesshëm në Kuvend për mosbesim të Qeverisë, pritet rikonstruimi i kabinetit “Zaev 2”. BDI-ja e konfirmon qëndrimin e saj – nuk do të ndërrojë ministra, por si reflektim i rezultatit zgjedhor ka gjasa të ketë disa ndryshime në postet e drejtorëve. Partia tani është përqendruar në projektet e premtuara nga fushata e vitit 2020. Kryeministri, dorëheqjen e paralajmëruar e vendosi në pauzë, por sipas Presidentit të shtetit Pendarovski, Zaevi do të tërhiqet tërësisht brenda disa muajsh. “Unë jam i mendimit se tërheqja e tij është vetëm çështje muajsh. Bëhet fjalë për maksimum disa muaj,...
Continue reading...Frikë nga pushtimi rus, Ukraina porosit me urgjencë të tjerë dronë luftarakë turq
Edhe pse nuk ka shumë që bleu dronë luftarakë Bajraktarë nga Turqia, në mesin e frikës së një pushtimi të mundshëm rus, Ukraina i ka kërkuar Ankarasë të tjerë TB2 të armatosur. Dronët turq kanë fituar popullaritet të madh pas përdorimit të suksesshëm gjatë konflikteve në Siri, Libi e Azerbajxhan. Ato aktualisht në përdorim aktiv në Turqi, Katar, Libi, Azerbajxhan e Ukrainë. Tensionet mes Kievit e Moskës kanë qenë të larta që prej aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Rusia në 2014-tën. Pavarësisht marrëdhënieve të saj me Kremlinit, Ankaraja, ashtu si pjesë tjetër e NATO-s ka qenë kundër aneksimit dhe...
Continue reading...Turqia dhe xhamitë, Rama i “heq merakun” Francës
Në një intervistë për televizionin francez, France24, kryeministri Edi Rama është detyruar që, siç ndodh zakonisht kur intervistohet në këtë vend, të sqarojë raportet me Turqinë apo ndonjë merak lidhur me Islamin. Kështu ka ndodhur dhe së fundi, ku më parë ka sqaruar raportin me Kinën. Pritët në Tiranë ministrin e jashtëm kinez. Për çfarë ka realisht nevojë vendi juaj që të ndihmohet nga Kina? A është në përputhje edhe me marrëdhëniet tuaja shumë të mira me SHBA dhe Turqinë e Erdogan? Shihet se ka interes për këto fuqi në rajonin tuaj në Ballkan dhe në vendin tuaj. Në kornizën...
Continue reading...Baykar turk po përgatit një flotë mjetesh ajrore pa pilot
Prodhuesi turk i dronëve Baykar ka publikuar detaje të reja në lidhje me sistemin e tij të fundit të armatosur të dronëve, i krijuar për t’u ngritur nga një anije amfibe me shumë qëllime dhe plot me dronë, transmeton InfoShqip. “Bayraktar TB-3, i cili është ende në zhvillim e sipër, do të jetë një model më i madh dhe më i aftë në të njëjtën familje si TB-2”, tha shefi i teknologjisë së kompanisë, Selcuk Bayraktar, gjatë një prezantimi në internet më 4 gusht. “Kur filluam këtë projekt, asnjë dron me krahë fiks nuk mund të ngrihej nga anijet, të...
Continue reading...“Open Balkan” dhe vizita e ministrit kinez, Rama: S’kemi marrë asgjë, Turqia partner strategjik
Gjatë intervistës për median franceze “Franc 24”, Rama foli për marrëdhënien me Turqinë dhe Greqinë. Pjesë nga intervista: Gazetarja: Ju pritët në Tiranë ministrin e Jashtëm kinez. Për çfarë ka realisht nevojë vendi juaj të ndihmohet nga Kina? Në përgjithësi, a është kjo në përputhje edhe me marrëdhëniet tuaja shumë të mira me Shtetet e Bashkuar dhe Turqinë e Recep Tayyip Erdogan? Shihet qartë se ka një interes të madh për të gjitha këto fuqi në rajonin tuaj, në Ballkan dhe në vendin tuaj. “Jo, në kornizën e bashkëpunimit të Kinës me të ashtuquajturin grup të vendeve të Europës Qendrore...
Continue reading...Rusia pretendon se dronët e saj Orion mund të tejkalojnë Bayraktar TB2 të Turqisë
Droni Orion, i projektuar për ushtrinë ruse, mund të kalojë dronin luftarak turk Bayraktar TB2 në tre parametra kyç, pohon drejtori i kompanisë ruse që prodhon Orion, transmeton InfoShqip. “Nëse krahasojmë Inokhodets (Orion) me Bayraktar, mund të them patjetër se sistemi ynë ka potencial dhe aftësi më të mëdha. Në veçanti, Inokhodets është shumë më i avancuar teknologjikisht në prodhim, padyshim më i mirë për sa i përket aerodinamikës dhe elementeve të inteligjencës artificiale, “- tha CEO i Kronshtadt Group Sergei Bogatikov përpara panairit ushtarak të Ushtrisë Ruse 2021. Droni Bayraktar TB2, sipas zyrtarëve rusë, nuk plotëson shumë kërkesa ushtarake...
Continue reading...Shitjet e armëve të NATO-s tek Ukraina: Shkëndija që mund të nisë një luftë me Rusinë?
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s po armatosin me zell Ukrainën, dhe po angazhohen në veprime të tjera që po i inkurajojnë udhëheqësit në Kiev të besojnë se kanë një mbështetje të fortë perëndimore në konfrontimin e tyre me Rusinë dhe separatistët e mbështetur nga Rusia. Konflikti midis qeverisë ukrainase dhe forcave separatiste në rajonin e Donbasit, që ka mbetur në nivele të ulëta vitet e fundit falë marrëveshjeve të brishta të Minskut, tregon disa shenja të pagabueshme të nxehjes së situatës. Dhe ky zhvillim po përkeqëson tensionet tashmë të rrezikshme midis Kievit dhe Moskës. Tashmë ka...
Continue reading...Kur Europa frikohet nga Rusia dhe Moska e qetëson
Komisioni Evropian ka konfirmuar se ka marrë informacion “mjaft shqetësues” për situatën në kufirin ukrainas, tha të premten një zëdhënës i KE-së, sipas një raporti që Uashingtoni ishte i shqetësuar se Moska mund të nisë një sulm ndaj Ukrainës. Dy diplomatë evropianë të paidentifikuar thanë më parë se Shtetet e Bashkuara kishin informuar aleatët evropianë në Bruksel për lëvizjen e trupave ruse pranë kufirit lindor të Ukrainës. “Ne vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe informacioni që po marrim është shqetësues,” tha një zëdhënës i KE, raportoi Reuters. Rusia i mohon akuzat Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se aleatët perëndimorë...
Continue reading...