Astrit Patozi ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pasi kryeministri Edi Rama bëri publik sot se satelitët Albania 1 dhe Albania 2 do të lëshohen në orbitë në Mars dhe në Qershor.
Postimi i plotë:
“DERI NË MARS NA BËJ ÇFARË TË DUASH, O KOMANDANT!
Tani që morëm vesh për lëshimin e satelitit Albania 1, o komandant, na bëj çfarë të duash deri në mars, se nuk të themi gjë.
Jemi gati të rrimë, jo vetëm pa drita, por edhe pa bukë po qe nevoja, vetëm bar nuk hamë dot, se nuk lejohet. Le që na ndihmoi Luli dhe e kapërcyem atë rrezik, kur e preu në besë doktorin në sekondën e fundit të skadencës së ultimatumit amerikan.
Por, po e ngre që po e ngre satelitin në hapësirë, shih mos i shtosh edhe nja dy funksione, se mbase na ndihmon që të parashikojmë disi ato enigmat e mëdha, që kemi si komb shqiptar.
E para, të dimë si do vejë halli i foltores, se shumë e paqartë ka mbetur gjendja dhe është një popull i tërë, që nuk po di se nga do anojë kandari. Po vuajnë shumë të shkretët, ngaqë nuk po e ndajnë dot, nëse ka më shumë rëndësi kosherja apo bletët me këtë kohë, që ka ardhur.
E dyta, do na i ktheni prapë kooperativat apo jo, sepse komunat më duket se keni rënë dakord me Lulin që ta na i sillni prapë, si reformë territoriale. Që të fitojë edhe ai ditëzi diçka nga kjo “luftë” e madhe si nip Hoti, që thotë se është.
Dhe e fundit fare, ta dimë të paktën një vit përpara se kur do jetë ajo premiera tjetër e flimit të Xhejms Bondit në Tiranë, që të marrim masat, se ketë radhë u kapëm si pa përgatitur.”-shkruan Patozi.