Kur Zaev u shfaq si një “shpëtimtar” i madh i qytetarëve të këtij vendi, njerëzit i besuan kamuflimit të tij. Në fakt qe një regjim tjetër ai që mbase i shtyu shqiptarët të përcaktohen për variantin më të keq të mundshëm të votojnë një parti maqedonase që për kaq vite pas pavarësisë qe gjeneratori i gjithë atyre tmerreve që u kishte shkaktuar shqiptarëve.
Zaev i shtyrë nga humbjet serike të partisë së tij , gjeti mënyrën si të shtrijë tentakulat e tij dhe të josh votën shqiptare fiks në momentin kur asnjëherë më parë ata nuk kishin patur më shumë parti se tani. Nëse jo njërën atëherë ke tjetrën. Por kjo duket se gjenezën e ka diku më thellë. Mbase sepse ne u besojmë të tjerëve dhe mbase dikush e ka në ADN-në e tij të përcaktohet kështu për të votuar një të huaj.
Pas tre vitesh kur protagonistët e bombave ia kaluan paqtë, kur situata ekonomike u rëndua tejmase, kur vendi u desht të shkonte në zgjedhje të parakohshme për shkak të politikave të gabuara të Zaevit, sërish ky i fundit ka nisur më planin B se si të futet edhe njëherë të zonat shqiptare që ngjajnë si geto për shkak të politikave diskriminuese maqedonase. Kësaj rradhe Zaev është më optimist sepse kërkon 100 mijë vota shqiptare thuajse u ka sjellë atyre “parajsën “.
Përrallat politike të Zaevit ngjajnë si bariu me ujkun që dy herë i gënjeu njerëzit, por të tretën herë i shkoi kopeja sepse ata nuk i besuan thirrjes së tij është hera e dytë që shqiptarët bien pre e një mashtrimi të madh duke menduar se shpëtimtarët e tyre janë ata që me vite u morrrën cdo gjë.
Ata që ua mohuan të drejtat. Ata që i detyruan të kapin armët. Ata që ngrinin gishtat e fitores sa herë që ndodhte një aksion spektakular policorë në vendbanimet shqiptare. Ata që mbushën varrezat me njerëz të pafajshëm vetëm për të shtypur një komb që kërkonte të jetonte i barabartë në vendin që është i tyre.
LSDM arriti që përmes një mashtrimi të sofistikuar ti bëj shumë shqiptarë ta ndjejnë si parti të tyre atë që dikur ishte tmerri i tyre. Mijëra vota iu dhanë Zaevit për të mposhtur ” regjimin” por në tre vite të qeverisjes së tij gjërat rrëshqitën akoma më keq. Njerëzit frikshëm e lëshuan vendin sepse politikat ekonomike të tij ishin të tmerrshme. Pagat prej 500 euro ishin gënjeshtra më e madhe që mund të bëj një lider.
Mes këtyre politikave të gabuara Zaev që e do pushtetin e sërishëm ka ardhë në një pikë kur për herë të dytë do që ti mashtrojë shqiptarët për tu marrë votat. Këtë herë jo përmes satelitëve shqiptarë që i kishte në partinë e tij, por direkt përmes një partie shqiptare në koalicion për të përafruar sadopak forcën me partinë tjetër maqedonase që e ka mundur politkisht partinë e tij gjithmonë.
Sado të zhgënjyer të jenë nga politikanët e tyre,maqedonasit kurrë nuk iu janë drejtuar kutive të votimit për të votuar një subjekt politik shqiptarë. Ata ose abstenojnë,ose nuk marrin pjesë fare në procesin e votimit por kurrë nuk përcaktohen të përkrahin një parti shqiptare.
Në mentalitetin e tyre akoma ekziston ai nacionalizëm që tek disa shfaqet publikisht si tek VMRO ndërsa tek disa përmes një mashtrimi të përkryer si tek LSDM dhe që viktima të këtij manipulimi gjithnjë bien shqiptarët që shpëtimin e shohin tek të tjerët dhe sidomos tek ata që më së shumti i kanë shtypur ndër vite. Nëse shqiptarët duke menduar se votojnë një parti maqedonase po e ndëshkojnë spektrin politik shqiptar atëherë përse të njëjtën se bëjnë maqedonasit?