Iris Luarasi, pedagoge në Universitetin e Tiranës thotë se Fieri është i vetmi qark në vend që ka mbështetjen më të madhe për kryeministrin, Edi Rama.
Luarasi tha se Fieri ka shifra mbi nivelin kombëtar në mbështetjen për Partinë Socialiste, kurse mbështetja për Partinë Demokratike është e ulët.
“Deri tani mendoj se është i vetmi qark që ka një mbështetje shumë të madhe për Ramën dhe një mbështetje relativisht të vogël për PD”, tha pedagogia.
Në sondazhin e katërt të MRB në Euronews Albania, në Fier, dëshira për ta parë Ramën në karrigen e kryeministrit është në masën 55%, shifër dukshëm më e lartë se pëlqimi në nivel kombëtar.
Ndërkohë, 59.5% e të pyeturve në Qarkun e Fierit kanë opinion pozitiv për Ramën, ndërsa për Bashën kanë të njëjtin opinion vetëm 34.8%.