Arabia Saudite ka nënshkruar një marrëveshje me Kinën për të blerë pajisje mjekësore në vlerë 265 milion dollarë për të luftuar koronavirusin. Marrëveshja përfshin gjithashtu blerjen e 9 milion kompleteve të provës, raporton agjensia Saudite SPA.
Përveç sigurimit të pajisjeve mjekësore dhe furnizimeve për testimin e koronavirusit, Kina do të dërgojë 500 specialistë dhe teknikë testimi në Arabinë Saudite.
Mbretëria do të krijojë gjashtë laboratorë të mëdhenj rajonalë në të gjithë vendin, përfshirë një laborator të lëvizshëm me një kapacitet testimi prej 10,000 personash në ditë.
Ekipet shëndetësore kineze do të sigurojnë testim cilësor gjatë tetë muajve të ardhshëm, ndërsa kryen testime gjithëpërfshirëse në terren dhe laborator me ekipet shëndetësore saudite.