Një tjetër emër i njohur nga jetë publike serbe dyshohet se është kapluar nga koronavirusi. Fjala është për kreun e Partisë Liberale Demokratike, Cedomir Jovanoviç, politikanin që ndryshe nga linja zyrtare është pro pavarësisë së Kosovë dhe që kundërshton politikën nacionaliste serbe.
Ai është Klinikën për Sëmundje Infektive në Beograd, pasi është shfaqur i rënduar nga gjendja shëndetësore, edhe pse është ndër ata që persona që ushtron vetveten me ushtrime fizike e që nuk ka vuajtur na sëmundje të tjera.
Siç raporton Kurir nga një burim i afërt me Jovanoviç, ai nuk u ngrit nga shtrati dje, dhe u konfirmua se kreu i LDP është në gjendje të dobët shëndetësore.
“Jovanoviç u transferua në pjesën e spitalit ku po qëndrojnë pacientët e lidhur me oksigjeni. Ai nuk u ngrit në këmbë gjatë ditës së kaluar. Megjithëse të gjithë pacientët u lejuan të shkonin në tualet, askush nuk e pa Jovanoviç dje me të njëjtin veprim, gjë që konfirmon se gjendja e tij është përkeqësuas. Askush nuk mund të besojë se ai, i cili stërvitet rregullisht dhe nuk ka pasur më parë probleme shëndetësore, mund të përfundojë në spital dhe të bjerë në një gjendje të rëndë,” tha bashkëbiseduesi i Kurir.