Spikerja e njohur, Anita Muçaj-Haradinaj, jo rrallë herë është komentuar për paraqitjet e saj. Së fundmi, ajo bashkë me familjen organizuan një festë të veçantë për motrën e saj, Lola Haradinaj, e cila festoi 30-vjetorin e lindjes.
Në ndejën e organizuar për ditëlindjen e të motrës, Anita ishte veshur mjaft elegante dhe me stil, e që një paraqitje e tillë duket t’i ketë kushtuar goxha.
Faqja “What they wearin” bëri të ditur se xhaketa e saj e markës “Zadig & Voltaire”, kushtoi 550 euro, gjersa pantallonat e shkurtër të po së njëjtës markë dhe ngjyrë kapnin shifrën e 350 eurove.
Diçka më pak duket të ketë kushtuar bluza e saj ngjyrë oker, e cila kap shifrën e 22 eurove, ndërsa këpucët nga “Bottega Veneta” i kanë kushtuar moderatores së lajmeve afro 910 euro.
Më e shtrenjta nga kjo paraqitje e saj duket të jetë qaforja e brendit “Chanel”, e cila kushton jo më pak se 1379 euro.
Në total, Muçaj-Haradinaj duket të ketë shpenzuar mbi 3400 euro vetëm për këtë veshje, për të cilën ajo është komplimentuar nga ndjekësit e shumtë në fotografitë që ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram.