Analisti Andi Bushati u shpreh mbrëmjen e djeshëm në emisionin ‘Open’ se kryedemokrati Lulzim Basha është një nga ata persona që kapet nga veshët nga ambasadorët. Bushati tha se Basha me një fishkëllimë të ambasadorëve, merr malet.
Kjo gjë u kundërshtua nga Agron Gjekmarkaj, i cili tha se po të ishte Basha nga ata persona që ka frikë ambasadorët, nuk do të kishte bërë asnjë nga lëvizjet që ka bërë deri më tani.
Pjesë nga biseda:
Eni Vasili: Kur themi lëvizje masive popullore, e ka fjalën për…
Andi Bushati: Nuk kam fare besim tek fjalët e tij, varet se sa do e ngrenë për veshësh ambasadorët. Po e ngritën dhe po i thanë ata ‘futu në zyrë, futu në zyrë’…me fishkëllimën e parë të një ambasadori merr mallet ai.
Agron Gjekmarkaj: Unë kam mbrojtur vendimet e PD-së. kam qenë një nga ata që ka thënë se duhej bërë një rezistencë më e madhe….por, nëse Basha do të kishte frikë nga ambasadorët, nuk do të kishte bërë ato lëvizje që ka bërë. Dhe nëse ka diçka të vërtetë që Bushati e than ë mënyrë teatrale, mendoj se kryetari i Opozitës duhet të jetë në një marrëdhënie shumë të mirë me ambasadorët, por aspak të kompleksuar.