Alketa Vejsiu ka ndarë një mesazh sensibilizues në rrjete sociale, duke iu bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe të mbajnë maskën, si një mënyrë për t’u mbrojtur nga Covid-19.
Duke marrë shembull Italinë, Alketa shprehet se nuk ka parë askënd pa maska në vendin fqinj pas asaj që përjetoi pak muaj më parë, ndërsa shton i fton të gjithë ta promovojnë sa më shumë masën për mbajtjen e maskës që neglizohet shpesh në vendin tonë.
“Vendos Maskën! Nga Qyteti në Fshat, Italia pas asaj që kaloi na mëson që duhet ta marrim vërtetë seriozisht këtë situatë! Nuk pashë askënd pa maskë, në mjedie të mbyllura nuk diskutohet! Edhe në Shqipëri të gjitha bizneset serioze kanë vendosur sterilizues në hyrje dhe e kanë detyrim maskën! Bravo!”