Konspiracionisti Alfred Cako, ishte i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në RT V Ora me moderatoren Ester Bylyku.
Ai ka bërë disa deklarata në lidhje me kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Cako u shpreh se nga gjobat e vendosura në Tiranë, kreu i bashkisë merr çdo javë 300 mijë euro, përafërsisht 1 milionë e 200 mijë euro në muaj.
Deklarata e Cakos:
“E ke parë si e ka mbushur lali Eri të gjithë Tiranën me polici, më shumë ka polici të lali Erit në Tiranë se sa makina private dhe i mbyti njerëzit. Çdo familje duhet të punojë një gjysmë page në muaj duhet ta falë për lali Erin, ose të paguajë parkingjet e shtrenjta të lali Erit publike, ose të paguajë gjobat që vënë gjobaxhinjtë e lali Erit që rrinë të fshehur dhe janë bërë kancer i qytetit. E di sa merr lali Eri në javë nga gjobat këtu në Tiranë? Minimumi 300 mijë euro, në 4 javë i bie minimumi 1 milionë e 200 mijë euro. Pastaj bën dhe tendera për të marrë me qira taksitë, tendera siç di t’i bëjë lali Eri kapedani. E imagjinon ti se çfarë bëhet? Kam përshtypjen se këta punojnë edhe me fatura false, ato lekët që mblidhen gjobat nuk shkojnë të gjitha në buxhetin e bashkisë”, shprehet Cako.