Ish-presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç ka pwsuar një aksídent me makinë teksa mediat vendase raportojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 15:50 në korsinë e rrugës në Lapovë.
Makina në të cilën ndodhej ish-presidenti u godit nga një automjet i ministrisë së Brendshme dhe mësohet se ky i fundit po ecte në drejtim të kundërt dhe u përfshinë në aksídent.
Sipas informacioneve paraprake nuk ka pasur të dèmtuar.
Lidhur me ngjarjen është prononcuar edhe ish-presidenti.
“Asgjë serioze, ata na lidhën me një makinë për të na tërhequr, unë do të shkoj të votoj” – tha Nikoliç për mediat serbe ndërsa kujtojmë se ditën e sotme në vendin ballkanik po ushtrohet e drejta e votës nga qytetarët e saj për zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare.