Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka deklaruar se kreu i PD, Lulzim Basha, edhe pse është shprehur si pro-amerikan, nuk është një i tillë.
Ai ka thënë se nuk ndodh në Amerikë që kryetari të marrë një vendim i vetëm. Shehaj ka theksuar se lidhur për përjashtim e ish-kryeministrit Sali Berisha, duhet ishte pyetur anëtarësinë e PD.
“Parashikimi i mundshëm në Shqipëri nuk është optimist. Nuk ndodh në Amerikë që kryetari të marrë një vendimin i vetëm. Nuk ndodh që fati i partisë duhet të vazhdojë në duart e tij”.-tha ai.
Ai ka thënë më tej se PD duhet të kalojë nga demokracia dhe të mos mendojë gjithsecili për interesin e vetë.
“PD duhet të kalojë nga demokracia. Unë mendoj që Berisha nuk do të tërhiqet. Kur dëgjoj që s’do mblidhet asnjë forum i PD, mendoj që gjithsecili do mendojë për interesin e vetë, do fillojnë do të kapën”, ka deklaruar ai.
Shehaj ka thënë se modeli që duhet ndjekur është ai perëndimor.
“Thjesht ne shikojmë perëndim, pyetën anëtarët, forumet, kjo duhet të ndodhë në PD, shumë parti kanë patur të njëjtin problem. Ne themi nuk e mbledhim kuvendin se u mblodh para dy muajsh, por kur u mblodh nuk ishte marrë ky vendim”, ka thënë Shehaj.